E shtune, 31.07.2021, 03:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Nelaj: Magjia e poetit - Letër drejtuar poetes Alma Papamihali

E enjte, 07.07.2011, 09:04 PM


MAGJIA E POETIT

 

Letër drejtuar poetes Alma Papamihali

 

*Poezia dhe fenomeni i plagjiatures se saj në ditët e sotme

 

Ç'vlerë ka një poezi e vjedhur?

Poete! Ky emër të magjeps. Ju e shuani etjen,sepse pini në ujërat e ndjenjave, të cilat gurgullojnë në brendësi të shpirtit, atje ku jo çdo kush mundet.

Ndonëse është misioni më i vështirë. Shpreheni thjeshtë për më të thjeshtat.

Për natyrën, për njerëzoren. Si e rrokni brënda qënies suaj, ashtu edhe  e ndjeni.

Çdo ditë e ndjeni se në këtë jetë nuk ka barazi. Hyjnorja qëndron prapa dështimeve dhe marrëzive tona. Ecuria e ngjarjeve i ka dhënë shpirtit të kohës një drejtim që kërcënon gjithnjë e më shumë të të largojë nga arti i vërtetë. E në këtë ekuilibër të madh të kohës,  vendos përfitimi. Merita shpirtërore e artit nuk ka peshën e duhur.   Si ju edhe unë ndjejmë kohën që pulson. Poezia nuk njeh kohë, ndaj dhe nuk  bëhen krahasimet me moshën, profesionin apo politikën. Se poezia dhe njeriu i mirë nuk takohen rastësisht.

Poete!.Lexuesi i vëmëndshëm,  u ndodh i befasuar nga veprimi qesharak(e cilësuar nga ju) ku si  në një poezi e trishtuar, apo varg brenge e ndjeu dhimbjen tënde.

. E kjo, sepse janë dhunuar disa vlera njerëzore. Prandaj më duket sikur po jetojmë mbi “gërmadha” ku rastësisht shquajmë ndonjë përkitje midis dukurisë dhe arsyes,dhe habitemi!

Kam dëgjuar për plagjiatura, për poezi që dikush i vë paterica ndonjë stili të veçantë, por të vidhej kështu ashiqare, pa skrupull( zaten çdo vjedhës harron diçka në vëndine vjedhjes, lë gjurmë ,shqiponja, pulla ) dhe në fb që është një dritare e hapur për çdo kënd, nuk e besoja.

Nuk e di, që këta persona qesharak a janë  “poet”, në se e quajnë veten të tille, ç´vlerë ka poezia e vjedhur. Poezia është magji, se është përjetim është refleks shpirtëror.

Poete!  Lexuesi  jo vetëm ishte i vëmëndshëm, por reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe qytetar. Lexuesi e  ndjen dhe ju njeh pa vështirësi midis reshtave,është brenda poezisë tuaj,  që të jep përshtypjen se të njeh që herët, ndoshta ende pa lindur.

Shkrimi juaj për aktin e shëmtuar, të vjedhjes, tregon për thellësine dhe butësine njerëzore që u karakterizon.Urtësia dhe përulja ndaj saj, është vlerë dhe nuk  mund të ndodhte ndryshe.Se shqetësimin tuaj ju e shprehët me kulturë duke e fisnikëruar më tej gjithë krijmtarin tuaj. Kjo është një formë e shqetësimit poetik e lidhur me arsyen njerëzore dhe filozofinë e kohës.Përjetimi i një veprimi jo normal, atakues, shqip i një vjedhje, ju e suportuat me qetësi, pa eksese dhe reagime të ashpra,e cila ndodh rëndom,ku emocionalisht befasohesh nga  veprime të tilla piratësh.Poeti e ndjen thellë, prandaj e kapërcen me vështirësi, se krijimi është shpirtëror, jo material,.

Të gjykuarit është nga më të vështirat e kësaj bote. Të gjithë e kemi këtë të drejtë, për  të vërtetën.Por e kemi të vështirë të ndajmë të vërtetën nga e drejta.

Poeti është i ndjeshëm,ai befasohet  dhe nga kureshtja e një fëmije. Por edhe  nga bujku,  lypsi, apo  puntori.Ata kanë përvoja që mund ta mahnisin, ndonëse  muret e shpirtrave të tyre janë të ashpra, të  gërvishura nga faktet, ndijimet dhe përvoja?..Ndërsa poeti si pishtar me pak mundim,  zbret në katakombet për të zbuluar brënda qënies së tyre këtë lloj arti.

 

Çdo ditë e ndjeni se në këtë jetë nuk ka barazi. Hyjnorja qëndron prapa dështimeve dhe marrëzive të kohës. Ecuria e ngjarjeve i ka dhënë shpirtit të kohës një drejtim që kërcënon gjithnjë e më shumë ta largojë nga arti i vërtetë. E në këtë ekuilibër të madh të kohës,  vendos përfitimi. Merita shpirtërore e artit nuk ka peshën që i takon.

Diku egërsimi, diku plogështia. Dy gjërat më të këqia të degjenerimit njerëzor. Dhe të dyja të lidhura në një hapësirë kohore. Ajo çka është më fisnike, shkatërrohet, bëhet më e pështira. Maksima e bindjes pasive, mbahet si mënçuria më e lartë e jetës. Ndaj shohim se shpirti i kohës lëkundet midis mbrapështisë dhe sjelljes së ashpër, panatyrshmërisë dhe natyrës lakuriqe, midis supersticionit dhe mosbesimit moral. Më vjen keq që, ekuilibri i së keqes, i vendos ende kufijtë.

Ju çdo ditë e ndjeni që nuk ka barazi.

Ka ca ligje që ende nuk i njohim. Kështu midis dy njerëzve, apo dy çasteve tek i njëjti njeri. E njëjta… e njëjtë! Miku dhe armiku përbëhet nga e njëjta lëndë, si bujku dhe brazda po ashtu. Poeti  është i ndjeshëm,e kjo e bën të kërkoi një strehë për tu mbrojtur nga poshtërsitë e jetës.Streha më e sigurt është lexuesi , dashamirësi i poezisë.Kjo u vrejt me një herë,sa ju deklaruat për një akt qesharak krejt naiv.

E vështirë! Poete, e vështirë. Jeta nuk është synim për një udhëtim, prandaj nuk ia vlen për të bërë kurthe më të. Prandaj poezia e gjithë kohërave ka qënë dhe mbetet punë shijesh dhe jo ligjesh. Për mua e rëndësishme është të pasqyrosh botën siç është.Jo çdo poet e mundëson këtë. Ndonse prurjet në fushën poetike janët të mëdha, ara e varfër  në këtë stinë prodhoi shumë kashtë, moti nuk bëri për të.

Poete! Sinqerisht entuziazmohem kur tek ty gjej vargje të shëndetshëm, të sinqertë e plot dashuri. E shpesh pyes veten? Pse kjo racë njerëzish të jetë përjashtim dhe jo rregull i natyrës njerëzore? Natyra është e përsosur, ajo nuk bën lëshime. Kush e ka provuar ka paguar haraç.Është masa më e saktë e devijimeve tona. Po ç farë haraçi duhet të  paguaj poeti? Vuajtje shpirtërore. “Mëkatet” e së vërtetës, apo varfërinë e tejskajëshme në shumë kohra?!..

Por gjithsesi duke lexuar prononcimin tuaj, gjeta një pikë të ashpër të gjakut njerëzor që peshon më shumë se deti i trazuar e i palundrueshëm i ndjenjave tona.

Ndonse  çdo lexues kërkon të gjej mokrën e mullirit të fatit tij,edhe kur se gjen, përsëri mëson ta qeverisë dëshpërimin  prej fisnikërisë, butësisë, e urtësisë së poezisë.

Dhe unë dikur kam marrë guximin të shkruaj poezi, por kuptova se për mua ishte e rrezikëshme të shuaj helmin e ëmbël të verës së keqpërdorur, prandaj preferova të ecë sërish me këpucë të vjetra në udhë, pasi janë më të lehta për këmbët,paçka se futnin ujë dhe mbeta në nisje të rrugës, ashtu si dashuria e humb magjinë e egër të vashës kur ajo e ka pranuar.

Poete! Atëherë kuptova se hedhja e spirancës në këto ujëra hyjnore është e vështirë, se qëndrimi është rërë e lëvizëshme.. Ne drithërohemi nga rimbledhja e ditëve. Ku lumturia nuk është kaq e lumtur, ndërsa kurohet me shijen e dhimbjes dhe frikës.

Poete!A nuk është magjike ? Që unë nuk mund të shoh atë që shikon ti? Po! Se një erë e fortë më ka shtyrë larg në një drejtim, aq sa që jam jashtë horizontit tënd. Edhe unë për të qënë i sinqertë, në shpirt jam poet, por vetëm kaq.

 

JU PËRSHËNDES

Sarandë 02.07.2011

Agim Nelaj

 

PULEBARDHA E VJEDHUR - JERONIM CETTA - POR VENE NGA ISMAIL REXHEPI
PULEBARDHA E VJEDHUR - JERONIM CETTA - POR VENDOSUR NGA ISMAIL S. REXHEPI



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora