Kulturë
Vullnet Mato: Portreti i Heminguejit
E hene, 11.07.2011, 07:13 PM
Vullnet Mato
PORTRETI I HEMINGUEJIT
Portret si Hemingueji
nuk ka të dytë.
Një fytyrë të ngjashme
mundet të gjesh,
kur flenë katër zogj:
hunda, buza, sytë,
në fole zogu të thurur
me fije të leshtë.
Tregimtarit të madh
me libra botuar,
nga lind e perëndon
dielli mbi tokë,
nuk i gjendet
afërsia e stilit të shkruar,
as shkrimtarë në gjah
t’i bëhen shokë.
Në brezin e humbur
nga lufta e përgjakët,
ngriti monumente
për njerëzit më fatkeq,
djegur e pocaqisur
nga tmerri dhe plagët,
ku ai skuqi me gjak
të gjithë kohën e vet.
Rendi pas vdekjes
mes plumbash në stuhi,
nga përtej Atlantikut,
gjer në malet Pirenej
dhe e mbylli me plumbin
në zemrën e tij,
kolosi i gjallë në letra,
Ernesto Heminguej.
Komentoni
Artikuj te tjere
Shahin Ibrahimi: Rrugëve të hallit
Liman Zogaj: Evulucioni në hallka
Baki Ymeri: Kosova letrare dhe prezenca e saj në veri të Danubit
Halit Bogaj: Bariu i deleve (1958)
Timo Mërkuri: Vesa mbi këngë
Blerim Rrecaj: C’po bëjmë për atdheun?
Rexhep Shahu: Poezi nga libri ''Lis i vetëm në fushë''
Mazllum Saneja: Poezja moderne polake – Jan Micha? Stuchly Licentia poetica (III)
Cikël poetik nga Baki Krasniqi
Janaq Pani: Sprovë për paraqitjen e Biblës në vargje
Zef Mulaj: ë dy kohë, dy kronika
Vullnet Mato: Shpulla e ëmbël
Sadie Ismaili – Ilirida: Kosova e Lagur nga Gjaku
Flet ish këngëtarja, aktorja e talentuar Yllka Mujo
Përparim Hysi: Kam kaq vjet që "s'rri" rehat
Ilir Muharremi: E kaluara
Engjëll Koliqi - Poezi të 5 marsit 2011 - poesie del 5 marzo 2011
Keze Kozeta Zylo: Çamëria dje dhe sot
Cikël poetik nga Andrea Zarballa
Ali Sh. Berisha: Malet në buqimë