E premte, 02.05.2025, 08:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Engjëll Koliqi ''Dr. Rugova Arkitekti i Dardanisë së Re - Republika e Kosovës''

E hene, 11.07.2011, 08:00 PM


ENGJËLL KOLIQI  ‘’Dr. RUGOVA ARKITEKTI I DARDANISË SË RE- REPUBLIKA E KOSOVËS’’, botuar me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së tij

 

Nga Halit Bogaj

 

Libri më i ri  i Engjëll Koliqit, kushtuar Rugovës, është një vepër e begatshme biografike e cila na tregon edhe një herë se duhet bërë shumë më tepër për Presidentin tonë historik me emrin e të cilit ishte e lidhur perudha më e rëndësishme e mbijetesës së vendit tonë.Në këtë vepër mësojmë edhe më shumë për personalitetin poliedrik të kësaj figure të ndritshme të cilën me të drejtë e kanë krahasuar me Nënë Terezën dhe Skënderbeun.Kjo Monografi e domosdoshme është e përpiluar me kujdes të madh dhe shërben edhe për gjeneratat e ardhshme për t’iu treguar atyre se kush ishte njeriu që na nxori nga robëria shekullore e pushtimit serb.Ashtu siç Rugova e kishte studiuar jetën dhe veprën e Pjetër Bogdanit,ashtu vepron edhe Engjëll Koliqi me jetën dhe veprën e kolosit në kohën e të cilit jetuam të gjithë ne dhe i pamë përsëafërmi veprimet e tij të llojllojshme,por sidomos ato politike me të cilat e kishte paisur Zoti për t’i dalur në ndihmë këtij popuilli të lodhur nën të huajt.Rugova ishte njëmend një njeri i veçantë të cilin e kishte nxjerrë ky popull që i duheshin heronj dhe trima të tillë,ngase nuk ishte aspak e lehtë të dilnin në sipërfaqe në një kohë të tillë aq të rrezikshme kur armiku ynë i vriste edhe kundërshtarët e vetë ideologjikë nga radhët e popullit të tij/ si Ivan Stamboliq, Sllavko Çuruvia dhe të tjerë/.Rugova e dinte fare mirë se çfarë barre të rëndë e kishte marrë mbi supet e veta dhe me çka ishte i ngarkuar për ta nxjerrë në dritë të vërtetë Kosovën dhe çështjen e saj,i cili bëri shumë gjëra të vështira për ta sensibilizuar gjendjen tonë kaotike në të cilën jetonim.Gati në të gjitha shkrimet kushtuar prisit tonë flitet për madhështinë e tij dhe për dashurinë e thellë njerëzore që ndiente ai ndaj nesh,por edhe ne ndaj Tij.Ne qysh moti ishim bërë një binom i pandarë,aq më tepër kur flasim për njeriun vizionar të cilit i besuam dhe  i cili e kishte ditur me të vërtetë se çka do të bëhej me ne.Kur jemi këtu duhet thënë edhe faktin e pamohuar se pikërisht në profecinë e tij fshihet edhe e jona ngase ishim të bindur që nga fillimi në projektin e tij historik dhe ëndërrimtar edhe për gjeneratat e kaluara të cilat vdiqën me sy të hapur për arritjen e një dite të tillë.Pra qysh atëherë kur regjimi serb nuk lente asgjë të zezë pa bërë,populli ishte i bindur se rruga e tij do t’na shpiente drejt shtigjeve të sigurta.Udhëtimet e tij nëpër vende të ndryshme evropane dhe në SHBA ishin të gjitha pozitive dhe me rezultate të sigurta,jehonën e të cilave do ta shohim shumë vite më vonë dhe sa herë që kthehej nga ndonjë udhëtim i tillë, ishte gjithnjë e më i kënaqur,edhepse ndokush nevrikosej sëtepërmi që nuk tregonte asgjë konkrete.Por si t’na tregonte neve se çka fliste me burrështetasit më të mëdhenj të Globit tokësor,që e adhuronin rrugën e tij paqësore,biseda  të cilat do t’i kishte lakmi t’i dëgjonte edhe rusi Putini ?!

 

Në librin e Engjëll Koliqit theksohet se armiku ynë përpiqej ta nënçmonte Dr.Rugovën dhe rrugën e tij, duke mos e llogaritur fare që ekzistonte si njeri,por siç do të shihej më vonë edhe ai kishte gabuar rëndë në parashikimet e veta,ngase aty ku shkonte Rugova nuk mund të shkonin piromanët serbë të cilët i zhvilluan tri luftra absurde dhe tragjike,të mbetura në histori si luftrat më të përgjakshme pas Luftës së dytë botërore!Por duke mos e llogaritur Dr.Rugovën si eksponentin kryesor politik me të cilin duhej të bisedonin dhe duke e anashkaluar gjithnjë,ata ia rritnin vlerën edhe më shumë dhe e bënin gjithnjë e më të madh para botës dhe atyre që e prisnin udhëheqësin tonë lavdiplotë.Se sa të çuditshëm janë serbët tregojnë edhe sot kur nuk shkojnë nëpër samite dhe tubime të ndryshme ndërkombëtare ku është e ftuar edhe Kosova!Ata kanë mbetur të njejtë në mendimet dhe qëndrimet e tyre hegjemoniste dhe serbomëdha,por kjo le të mbetet çështje e tyre me të cilën mund të merren akoma.Sa për ilustrim po e përmendim takimin  e presidentes së Kosovën në Poloni dhe vende të tjera ku duhej të shkonin edhe serbët,por nga inati që ishte ftuar ajo,ata nuk shkuan fare/duke e harruar edhe faktin se vendi ynë tanimë është njohur zyrtrisht nga 76 shtete botërore/ dhe se sa të kotë e kishte Jeremiqi angazhimin e tij antinjohjeve!/.Mosshkuarja e tyre nga inati  i lente me gishtërinj në gojë.

 

Këtë e theksova për ta bërë një analogji të atëhershme dhe të tanishme,kur Serbia ka mbetur e fjetur në gjumin qindravjeçar dhe nuk i sheh fare rrjedhat e reja historike që po vinjë.Ka mbetur ajo që ishte,pa e kuptuar akoma se përse ishte bombarduar!

 

Pra,siç u tha edhe më lart,në libër është inkorporuar gati gjithëçka që na intereson për Rugovën si pris dhe vizionar/nga lindja e tij e deri në ditën kur vdiq/,por duke i shprehur mendimet e fuqishme të shumë njerëzve,sidomos pas vdekjes së tij.Në këtë drejtim duhet ta potencojmë edhe habinë tonë aq të madhe se sa miq kishte pasur presidenti ynë i ndjerë dhe sa shumë telegrame ngushëllimi i erdhën Kosovës me rastin e vdekjes së Tij.Telegramet e burrave më të mëdhenj të shteteve të ndryshme dhe mendimet pozitive që i kishin për arkitektin e Pavarësisë së vendit tonë,na bënin  edhe më krenarë dhe na lehtësonin edhe më shumë dhembjen tonë gjithëpopullore që e kishim atë ditë në zemrat tona.Ato ishin fakte të gjalla me të cilat habiteshin edhe kundërshtarët e tij të cilët deri atë ditë nuk ia kishin ditur vlerën e vërtetë njeriut me emrin e të cilit ishte i lidhur ngushtë çlirimi i këtij vendi dhe bashkimi shqiptaro-shqiptar përmes Autostradës e cila mbanë emrin e tij , e të cilën e kishte paralajmëruar njëzet vjet më parë /kur për fat të keq kishte edhe të tillë që qeshnin me të/!

 

Libri lexohet me dëshirë të madhe ngase na kthen në një kohë të vështirë në të cilën na mbante të gjallë vetëm vullneti i madh i Presidentit,i cili çdo ditë e më tepër,na jepte shpresa të reja për një të ardhme më të ndritur,më të sigurtë dhe më të begatshme.

 

Në vepër përveç shkrimeve prozaike janë botuar edhe disa poezi të cilat lexohen me ëndje dhe shprehin gjendjen shpirtërore të autorëve të tyre.Edhe poezitë janë fryt dhe rezultat i një dashurie të madhe popullore ndaj atij që na udhëhoqi aq gjatë në drejtimin e duhur dhe të sigurtë.Gjithashtu gjejmë edhe parashikimet e sigurta të Dr.Rugovës dhe vërejtjet që ua kishte bërë serbëve me rastin e armatimit të tyre në vitet nëntëdhjeta,duke u thënë atyre’’Se armët do t’i përdorin kundër vetëvetes’’,gjë që u pa në Slloveni,Kroaci,Bosnjë dhe në Kosovë dhe se edhe Serbia ishte një vend i vogël ballkanik ndaj duhej të kishte kujdes me sjelljet e saj të egra ndaj popullit tonë,gjë që më vonë doli e saktë edhe nga vetë goja e diktatorit të vocërr ballkanin me rastin e bombardimit të tij nga NATO-ja.Domethënë se ai vetëm atëherë e kishte parë se serbët megjithatë ishin të vegjël ,por rritjen artificiale ua kishte bërë megalomania e tyre me të cilën jetonin se kinse ishin një popull’’qiellor’’,siç kishin dëshirë ta quanin vetëveten!

 

Mes tjerash Engjëll Koliqi na informon edhe njëherë se Ibrahim Rugova ishte i pakompromis rreth Pavarësisë së Kosovës,me ç’rast në biseda të ndryshme me liderët botërorë asnjëherë nuk kishte rënë në nivel më të ulët,duke thënë shpesh se ky ishte vetëm minimumi të cilin mund ta pranonin shqiptarët e Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx