Kulturë
Ilir Muharremi: E kaluara
E diele, 10.07.2011, 06:22 PM
DR. Ilir Muharremi
E kaluara
Edhe pse e quajmë të kaluar ajo ekziston vërtite në mendimet tona
Nuk na shfaqet përnjëherë, por paska me vonesë
Duhet të mendojmë për të nuk është e shkatërruar
Shenjat në trup na rikujtojnë se ajo ekziston,
Koha është armik i saj, e kafshon dhe e humb fare
Por si rruhet e kaluara, përmes shenjave a?!
Po ky është definicioni i saj shenja.....
A pyetni nganjëherë për mos të kuptuarën përse nuk e kuptoni,
Ja përgjigja, nuk ndjeheni momentalisht si ajo
Ndjehësimi është përgjigje...
Edhe arti është ndjenjë, edhe pse tashmë komercializohet
Në atë komercializmin ka pak ndjenjë, tërheqje dhe blerje
Arti është dehje, ekstazë shumë herë e kam thënë këtë
Sinqeritet, njoftim me vetën....
Vetja lind çdo gjë, pasqyre e personalitetit, e pa mundur të iket nga ajo
Nuk është në esencë femra edhe pse përdoret si femërore
E forta është asnjejëse, sepse nuk përballet me ndjenjën
Ndjenja na mposhtë për tokë, na bashkon më çdo gjë...