Kulturë
Luan Çipi: Me Xhevahir Spahiun
E enjte, 10.02.2011, 08:05 PM
ME XHEVAHIR SPAHIUN
Nga Luan Çipi
Xhevahiri - xhevahir
Pirëa papirë
Gjithnjë i mirë
Këlloshtër a hirë.
E shoh në Radhimë
Ku, gati u gdhimë
Hare e gëzim
Rakia - me gjym.
Ai pi edhe qesh
Dhe unë krahë tij
Një fjalë - në vesh
E shoh sy më sy.
Ju dua, o shokë, zëlartë flet,
Pi dhe reciton, sikur këndon:
“Sa vlen një gllënjkë, nuk vlen
As fama, as froni qëshkëlqen”.
Pa, nis e kërcen, deri vallen çame
Rrotullohet, ulet, serish ngrihet trimi
Dhe verën e kthen, gjer ne fund me kane
Sikur s’është alkool, po ujë burimi.
Është dasmë e djalit të Dalanit
Mikut dhe shokut të halleve e derteve
Ka ardhur nga larg, prej Miçiganit
Në Vlorën e bukur pranë deteve.
Dasmorët gjithë nga vetja tërhoqi
Kryekrushku, Xhevahir Spahiu
Sa Rudi dhe Ana shaminë dogji
Gjersa nata ra, e dita e re gdhiu.
Kështu e kujtoj përherë Xhevon tonë
Xhevahirin – xhevahir
Për sot, për nesër, për gjithmonë:
Poet në zë dhe njeri të mirë.
Shënim:
Dalan Luzaj, poet, miku i tij i rinise
Rudi , djali Dalanit,
Ana, nusja.
Chicago, janar 08.2011