E enjte, 01.05.2025, 11:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Albert Shala

E marte, 08.02.2011, 08:44 PM


Albert Shala, Gjakove.

 

 

YLLI IM SHTEGTAR

 

Ylli im shtegtar

Ylli im enderrimtar

Qe me shoqeron mes stuhive te jetes

 

Ylli im plote drite

qe me shoqeron thellesis se nates

E me thua: Mos i ze bese nates

Eshte plaf i qoftelargut

 

Ylli im i perflakur

Une ngadal po digjem

Per tu bere nje dite

dhe i Atdheut te neperkembur

 

 

EJA SONTE

 

Eja sonte

le ti kallim zjarret

e fjetura nder mote

 

Eja sonte eja

le ta varim vetmin

para se ajo te na varr ne

 

Eja, sonte

ti qielli im i kallur

honet le te presin

thinjat le t'ju dalin

se vetem ti dhe une

mund te ecim shtigjeve t'errta

ku vetetimat ndrisin udhen

 

Eja,sonte eja....

 

 

MIKU IM

 

Ku je nisur miku im

Nate eshte

Terr qe kafshon

Askund yje

Askund hene

 

Hapat po ti degjoj n'erresire

si ndihen udhes se gjate

qe si gjarper perbin

trokellimat e hapave.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx