Kulturë
Tufë poetike nga poetja Kadrije Meniqi
E hene, 07.02.2011, 08:27 PM
TUFË POETIKE NGA POETJA KADRIJE MENIQI
MËRGIMI
Kafshatë e hidhur,
është mërgimi,
lenë atdheun e bukur,
e të zë trishtimi.
Gjuhën e nënës,
që me dashuri e fletë,
brengosesh për fëmijët,
që do e harrojnë shpejt.
Syri të mbushet me lot,
vajin nuk mund ta ndalësh,
zemra të vuan fortë,
pse nga atdheu po ndahesh.
Edhe Dielli thua,
këtu nuk ndriçon,
vallë nuk e sheh,
n`Shqipëri si vezullon.
Dëgjo tingujt e çiftelisë,
dëgjo gjuhën e perëndisë,
është kjo gjuha shqipe,
gjuhë e Ilirisë,
e bekuar që moti,
nga të parët e shqiptarisë.
Shumë mall ke o mik,
këtu në mërgim,
shumë zemra të vajzërisë,
ke lënë në pikëllim.
Zgjohu mik i dashur,
dëgjo zërin tim,
është zë që ju thërret,
të ktheheni në shtëpi.
Nëna Shqipëri,
ka hapur kufijë,
pret me shumë mall,
t`i kthehen të bijtë.
Mërgimi,vargu im,
është plagë që të djeg,
dhe nuk shërohet dot,
vragë të thellë le.
Kam mbledh tulipan,
për ty mërgimtar,
të pres që të kthehesh,
Shqipëria ka mall!
DASHURI ENGJEËLLORE
Dua te prekë embëlsine e buzëqeshjes tende,
ta kem në shtrat, në mendimet e natës së vonë.
A e di që celsin e lumturisë sime,
pafajesisht, i dashur e mban ty në dorë?!
Me flladin vjeshtor të percjellë dashurinë,
me e kthjellët se ujratë e oqeanit të qetë.
Aty, mes mendimesh trazuar më kaltërsinë,
në ujratë e tua fundosem më leht.
Mes germa fjalësh pikturoj dashurinë,
ankth malli nëpër vargje lexoj,
fshehur mes kujtimesh të pajetuara,
në shtratin e ëndërrave te tua ëndërroj.
Ah, të dëgjojë zërin e hijes sime,
që dashurinë tende thërret si e marrë.
Je shumë afër edhe pse larg,
Trembem, kam frikë mos te humbas!
PRITJA MË ËSHTË E RËNDË
Sonte yll i jetës e humba durimin,
prita derisa mëngjesi agoi dhe s`ka lajm,
prita edhe muzgun e mbrëmjes dhe s`ka asgjë.
Sonte jam e humbur ylli im,
shiqoj qiellin e Ti si duket nuk shëndritë,
je habitur, jeta po të magjepsë,
e meteori i shpirtit po të kërkon pa shpresë.
Sonte jam dehur yll i jetës sime,
sepse vetëm e dehur mund t`i këndoj kësaj dashurie,
t`i këndoj e t`i thurri vargje shprese e melankolie.
Sonte jam pa gjumë si shumë netë pa netë,
vështroj dhe gjykoj, pse, pse vallë e gjithë kjo,
ëndërrova pak qetësi e lumturi, dhe e tëra më solli pasiguri.
Sonte të them lamtumirë yll i jetës sime,
shko lart shndërrit atje ku e ke vendin,
se yjet çdoherë kanë dritë e nxehtës,i
dielli ju jep jetë e dashuri,
unë po i mbylli sytë më duhet pak qetësi.
MË MUNGON
Më mungon,
kur nata pikturon qiellin,
e buza dridhet nga loti,
kur zemra rënkon dridhshëm,
e ta qetëson askush nuk është i zoti.
Më mungon,
kur buzëqeshja merr fjalët e tua,
dhe sytë shkëlqejnë,
e heshtas thojnë të DUA.
Më mungon ,
aty ku buza,
s`gjen shërim nga etja,
aty ku ëndrrat s`ngrohen,
por ngadalë e qetë akull ftohen.
Më mungon,
në përkushtimin tënd
që patë lidhje me butësinë e një çasti,
ndaj qepallat mbyllen,
se më kujtohesh i harrueshëm,
por prapë më mungon,
në ekzistencën tënde,
brenda harrimit tim.
Unë thërras hënën,
si të vetmin shpëtim!
Por, më mungon,
ende sot deri në thellësinë e shpirtit,
në harresën e harrimit,
në duart që kërkojnë shtrëngim,
dhe buzët freskim.
Më mungon, më mungon,
të më thuash të dua,
të më pëshpëritësh poezitë,
që marrëzisht i dua,
e pastaj të mendoj,
se në çmendurinë e vdekjes,
athua do t`ju mungoj.