Kulturë
Flet, regjisori, kompozitori dhe instrumentisti Osman Mula
E merkure, 09.02.2011, 07:09 PM
Kam qenë regjisor në 10 festivale dhe si kompozitor kam marrë pjesë në 20 të tillë
Si lindi ideja e spektaklit “Historia
Jam i vetmi njeri ndër artistët më të njohur i cili nuk kam një fletë lavdërimi në shpi
Festivali i dytë dhe i njëmbëdhjetë prekën shumë rëndë këngëtarët dhe kompozitorët
Nga Albert ZHOLI
Përse e titulluat “Historia
Spektakli “Historia
Sa puntata të këtij spektakli janë realizaur deri tani?
Janë 12 puntata dhe në këto 12 puntata janë 12 tema që janë nga më të mirat dhe nga më të larmishmet të cilat kanë nxit në kujtesën tonë respektin më të madh ndaj këtyre gjërave. Puntata e parë ka qenë pesëmarrja në eurovizion. Shtatë këngëtarët kanë qenë të ftuar me insertet e tyre dhe bisedat e tyre ku kanë kënduar në studio live, përveç Ledino Çelo e cila nuk kishte mundësi të vinte pasi ishte në Gjermani. Inserti i parë ishte kur ata kanë marrë çmiet këtu, inserti i dytë ishte kur ata kënduan në eurosong, inserti i tretë ishtin videot që dërguan përpara se të shkonin në Eurosong, e katërta një reportazh të shkurtër 2-3 minuta me secilin në shtetin ku ka marrë pjesë gjatë provave, gjatë udhëtimit, vendet turistike, takime me njerëz dhe me artistë të ndryshëm.
Të gjitha këto të dokumentuara në një emision sollën një kënaqësi sepse ne jetonim me ngjarjet ku nuk i ka pasur vetëm këngëtari por dhe spektatori.
Puntata e dytë ishte për filmin shqiptar. Fliet edhe kur televizioni filloi të prodhojë filmat televizivë ku njëri ishte më i bukër se tjetri.Po kujtoj vetëm një film “Udha e shkronjave” i cili është një film emblemë përsa i përket të gjitha komponentëve si për temën, interpretimin, kamera, regjia i cili ishte dhe mebtet një ndër filmat më të bukur shqiptar. Këtu u ftuan Vladimir Prifti regjizor i filmit, Mevlan Shanaj, Pali Kuke Ylli Pepo I cili ishte Drejtor i përgjithshëm edhe i televizionit, me operator Astrit Omeri që ishte edhe drejtor fotografie. Nëpërmjet inserteve dhe bisedave rikujtuam edhe një herë ata filma të cilët janë ndjekur me shumë vëmënejde dhe kanë lënë gjurmë edhe sot. Kështu vijuan emisionet radhazi si dhe për sportin duke ftuar pionierët e parë të drejtimit radiofonik dhe televiziv të emisioneve radiofoinikë aq të ndjekura. Janë ftuar Ismet Bellova, Ahmet Shqarrin ku ëshët ndalur ën figurën e Anton Mazrekut, etj.Për çdo spektakël ne marrim nga arshiva rreth 40 kaseta për të pregatitur tre ose katër inserte që shkojnë 4-5 minuta.
Filmi ka shumë gjini, po në filmin humorstik a je ni ndalur?
Po Festivalet e RTSH, që përbëjnë ende ekskluzivitetin e RTSH, a pati hapësirën e vet?
Sigurisht që po. Ky është një event i pazëvëndësueshëm i RTSH. Në i mëshuam shumë këtij eventi që ska të dytë..Vitet e këngës me uljet dhe ngritjet e këngës dhe me dritë-hijet e saja patën një interes dhe vend jo të pakët. Kjo pjesë e spektaklit me ëshët realizuar një sy të qeshur dhe me një sy të përlotur pasi fesivalet kanë kaluar rrugët e tyre të sukkesëshme por edhe rrugë shumë dramatike sepse festivali i dytë dhe i njëmbëdhjetë preku shumë rëndë këngëtarët, kompozitorët dhe autorët e teksteve. Për këngën “Djaloshi dhe shiu” në festivalin e dytë pothuajse u lejua të transmetoheshin disa gjëra, ndërsa festivsali i11-të qe një traum e madhe e cila filloi me festivalin por u pasua me të gjithë llojet e artit. Për këtë ne ftuam këmgëtarë shumë të njohur, interpretues të njohur. Ishte një emission më shumë se tre orë ku dhe unë si regjizor jam emocionuar disa herë pasi një pjesë e madhe e jetës sime është e derdhur mbi festivalet e këngës si regjizor pasi kam bërë 10 festivale dhe si kompozitor pasi kam marrë pjesë në 20 festivale dhe në gjashtë festivale kam çmime të para, të dyta dhe të treta, dhe 10 herë kam qenë si regjizor. Kam marrë një çmim tëparë, dy të dyta dhe tre të treta. Çmimi i parë ka qenë kënga “Pesha e fatit” e kënduar nga Manjola Nallbani, Aleksandër Gjoka dhe Viktor Tahiri ka qenë festivali i vitit 1992.
“E doni dashurinë” e kam fituar në vitin 1995 me Luan Zhegun dhe me Ledina Celon. Një duet i shkëlqyer dhe quhet dhe kënga më e duartrokitur e kohërave me 7 minuta dhe 15 sekonda.
Pas këtyre gjërave trajtuam festivalin e 11-të, dhamë inserte që nuk i kishim parë më përpara dhe të shkurtëra sepse mungojnë komplet insertet e festivalit të 11-të përveç një kronike të gjetur në kinostudio 10-12 minuta.Pas natës finale të festivalit ftuam të gjithë realizuesit dhe çmimin e parë të festivalit të sivjetshëm.
Pastaj u morëm me koncertin e madh të viteve.Koncerti i madh i Vitit të Ri u regjistrua po në këtë studio brenda javës pa e ndërprerë fare ciklin 5 orë koncert Brenda javës dhe një koncert që gjithë shikuesit dhe pjesëmarrësit që u ftuan pas dy javësh në ekran për të folur dhe në estradën e viteve të natës së Vitit të Ri ku janë perlat e humorit shqiptar si “a doni më për Belulin”, “Fotografia”, “Do martojmë Malon”. Këto janë luajtur me aktorë të mëdhenj, janë materiale model për humorin dhe duhet studiuar me vëmendje. Dhe kështu me radhë ftuam aktorë të cilët .Përkujtuam aktorët që nuk jetojnë më si Tano Banushi,Aleko Prodani etj.Ftuam artistët e Vlorës, Haxhi Ramën dhe artistët e Durrësit, Koço Devolen , Ceken etj që populli i ka parë me vite nëpër skena, dhe populi kishte nevojë ti shikonte përsëri dhe të ndante emocionet e tyre, dhe treguam edhe kuriozitete gjatë punës dhe gjatë xhirimeve.
Çfarë mesazhi përcjel ky spektakël?
Mendoj se cikli që është në vazhdim i shërben më së miri kujtesës, respektit për të gjiithë ata që kanë punuar dhe sjell një frymë që njeriu nuk duhet ti harrojë kurrë me të soçmen. Gjërat nuk duhet të fluturojnë kot dhe mendoj se ky është arti i vërtetë.Nganjëherë ndeshemi vetëm me imitacione të cilat e dëmtojnë artin.Që ti shërbesh kombit duhet të dish të krijosh, të dalësh në skenë.Nuk ka shumë nevojë për gjëra vetëm moderne duke kopjuar sepse Shqipëria sot është e hapur.Shqiptari duhet të tregojë kulturën e tij, dhe kultura e tij është një nga ata që unë kam marrë përsipër të bëj prezent.
Si do të vazhdoj ky spektakël?
Është kënga populore është koncerti kur vjen pranvera, dhe koncerti i madh i vitit të ri, pasi këta janë spektakle që rezistuan, populli i mban në kujtesë, ato nuk vdesin kurrë dhe ato kanë vlera, dhe për këto vlera edhe ne duhet që sot të interesohemi.
Çdo spektakël ka edhe problemet e veta por është e faqosur mirë, me tekste, dhe me mjaft donatorë, ka trup baleti me të rinj që janë të gjithë të shkolluar profesionalisht që na sjellin numra ku njëri është më i bukur se tjetri, okestër shumë të mirë e pasuar nga një punë shumë e mirë e montazhierit, grafistit të cilët dikur merrnin çdo ditë me dhjetëra bobina, aparatura dhe kaseta kurse sort punohet me kompjutera.Këta për ti nxjerrë edhe një herë në ekran duan edhe ata përpunim.
Një spektakël kërkon shumë angazhim. Ka pika delicate?
Të ndjekësh programin për relizim dhe ta ideosh atë nuk është e lehtë.Unë zgjodha një staf të cilët po më qëndrojnë në krah dhe asnjëherë puna nuk bëhet vetëm.Si prezentator është Genc Ymeri si gazetar i njohur i televizionit i njohur edhe nëpër rubrikat sportive.Meqenëse ai ka punuar shumë vite në television dhe në radio si gazetar i njeh problemet e radotelevizionit dhe e bën mirë rolin e spikerit.Koreograf është Arjan Sukniqi. Trupa e baletit po tregon se më vonë edhe televizioni duhet të ketë një trupë baleti profesioniste si të gjithë të tjerët.
Kë do veçosh deri tani nga puntatat e spektaklit?
Një nga netët e cila më ngjalli shumë kënaqësi edhe ftesa që iu bë Zana Çelës dhe e Marije Krajës e cila ishte me 6 veta në panel ku katër prej tyre kanë fituar çmimin e parë si këngëtarë në festivalet e Marije Krajës dhe muzikantë të njohur të cilët analizojnë në panel.
Mund të flas pak edhe për humorin ku prania e Zef Dedës dhe prania e Skënder Sallakut më dhanë një kënaqësi shumë të madhe sepse edhe në insertet që pashë kujtova edhe një herë atë rininë time ku kam qenë regjizor. Kur rritet njeriu bashkon emocionet e athershme dhe kënaqet me djersën e derdhur në vite.
Spektakli do të vazhdojë?
Do të vazhdojnë edhe disa aktivitete të televizionit që kanë qenë shumë të shëndetëshme por të cilat kanë humbur rrugës siç është kënga popullore, koncerti kur vjen pranvera. Krahas tyre mund të trajtoj edhe disa imitate që kanë shumë rëndësi. Gjithshka ka filluar me Radio televizionin shqiptar.Janë disa spektakle ose cikle spektaklesh “kthehem të dielën”, ku i kam realizuar me shumë muzikantë të njohur.Edhe disa aktivitete të tjera ku kam qenë edhe regjizor i spektaklit të Marije Krajës. Në vitet e fundit kam qenë regjizor i festivaleve kombëtare i fatosave dhe pionierëve në Shkodër, ku kam ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonëshme. Që të punosh me fëmijët edhe lodhesh por është kënaqësi sepse jeton mes shpirtit të pastër dhe mes ëngjëjve.
Kam shumë dëshirë të realizoj festivalin e sivjetësshëm i cili përkon me 50-vjetorin pasi kam qenë pjesëmarrës me përjashtim ndonjë rasti të veçantë sepse festivali është pjesë e jetës sime.
Keni qenë regjisor edhe I Konerteve të Vitit të Ri?
Për koncertin e Vitit të Ri mund të jem regjizori më rekord i televizionit me 11 koncerte. Koncerti i vitit të ri ështrë aktivitet i lakmuar nga regjizorët e televizionit për arësye se është shumë i lodhshëm.Është shumëafërsisht i kritikuar.Nuk janë në gadishmeri trupat e rretheve dhe estradat nuk janë më në nivelet siç kanë qenë dhe televizioni nuk mund të regjistrojë më materiale bruto nga skena e sallës për ta dhënë natën e vitit të ri.Kërkohen koncepte të tjera, realizime dhe krijmtari të tjera, kërkohen bashkëpunime të tjera.Ndërsa festivali është më komod.Unë kam qenë deri tek festivali i 48-të. I 49-ti ishte Lako.Unë meqë jam forcë e Radio-televizionit shqiptar do të sjellë projektin dhe ta shohim se si do ta vendosi Drejtoria.Unë jam nga ata njerëzit që marr çaantën dhe dal gjithë javën në stërvitje dhe natyrisht që pres informacione.
-Ju jeni kompozitor, regjizoir dhe instrumentiust , ku e gjeni më mirë veten?
Unë e gjej veten në të gjitha. Të gjitha i kam bërë me kënaqësinë më të madhe dhe asnjëherë nuk i kam bërë me imponim.Të gjitha janë insiativa dhe dëshira për tu marrë. Shumë raste nga puna kemi pasur edhe diktim sidomos nga regjizura dhe në fund të fundit nganjëherë duhet ta pranojmë edhe diktimin se po nuk pati komisione dhe kontrrolle njeriu merr kot dhe të duket sikur je artisti më i madh në botë.Po nuk pate komisione, çdo njeri që shkruan këngë dhe çdo njeri që shkruan poezi dhe që këndon njëherë I duket vetja sikur është këngëtari më i madh i botës.Në komisione të cilësohen dobësitë dhe duhet ti riparosh.Unë jam me kritikën artustike dhe letrare të ciulët e ndjej që njerëzit kanë frikë të shkruajnë, por është e domosdoshme që dikush duhet të sakrifikojë dhe ti themi gjërat siç janë, sepse nganjëherë po ndërtojmë elita të rreme të cilat nuk i duhet kërkujt.Çdo ditë gënjejmë veten dhe ata.
-Ju keni një kohë të gjatë në RTSH, nq.qs do t’ju afronte një television privat në Shqipëri si një rrogë shumë të majme, a do ta tradhëtonit RTSH?
Televizionit Shqiptar i kam dhënë shpirtin,dhe mendoj se edhe ai është përpjek por fakti që 99% e kolektivit kanë ikur tregon që ato edhe të mos kenë gabuar.Në television nuk mund të them se jam i fundit, por ndër ato të paktat forca që kanë ndenjur në television.Nuk është kryesore nëse unë rrij apo largohem nga televizioni.Televizioni duhet ti thërrasi kujtesës, mëndjes dhe të veprojë se tani ka ardhur koha se për disa figura të institucionit tonë që rezistuan dhe që është fytyra e këtijë televizioni të afrohen. Unë e kam përshtypjen që po të dal në rrugë nuk ka njeri që nuk e njeh Osman Mulën. Vjen një moment që njeriu i kërkon institucionit të tijë që ne dhe disa të tjerë të jemi veç.Ne kërkojmë që rrogat e gazetarëve të vjetër të RTSH duhen rritur.Ne në krahasim me regjizorët e tjerë që punojnë në televizionet private marrim një pagë qesharake dhe kemi një ndryshim të jashtëzakonshëm. Unë mendoj se ka ardhur koha që Radio Televizioni duhet të kthejë kokën dhe ti respektojë njerëzit.Unë së shpejti mbush 60-vjeç.Jam i vetmi njeri ndër artistët më të njohur i cili nuk kam një fletë lavdërimi në shpi.