E enjte, 01.05.2025, 11:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XIV)

E marte, 08.02.2011, 08:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XIV)

 

Nga Mejdi Asllani

  

Jemi në vitin l969. Titoja kishte paralajmëruar vizitën në Vrajë. Ja shansi i UDB-së, përsëri për burgosje dhe tortura.

Tri ditë para ardhjes së tij, ma sollën një veprimtar të idealit kombëtar në zyre për ta gjykuar, pa ndonjë kërkesë paraprake, me gjasa nëse nuk gabohem ishte zotëri Hetem Bajrami.

Dy agjentë të sigurimit u ulën në karrige dhe pritnin për ta marrë me veti dhe dërguar drejt në burg. Kur i pyeta se çfarë ka bërë dhe ku është kërkesa e SPB-ë, njëri nga ata më ftoi jashtë zyrës, për të më thënë diçka.

-           Të gjithë këta si do tua sjellim, duhet të i dënoni me burg pa të drejtë ankese, do të mbahen në izolim, gjer sa të përfundoj vizita e Titos në Vrajë.

-           Po, a bash po ua merë mendja, se këta do të shkojnë në Vrajë për ti bërë atentat Titos? Dhe kush e ka urdhëruar këtë lloj gjykimi?.

-           Urdhri është nga Cane Periqi –kryeshef i Sekretariatit për punë të brendshme.

-           A e dinë Cane Periqi se Gjykata ka autonominë e vet? Këtu gjykohen vetëm ata si bëjnë vepra, që bien ndesh me ligjin. Këta njerëz janë dënuar njëherë për veprat si i kanë bërë më herët. Askush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër. Merrni këtë njeri dhe gjykojeni vet, nëse keni ndonjë bazë, unë nuk gjykoi në këtë mënyrë.

-           Mirë si të duash, por ne do ti raportojmë Canës.

-           U krye kjo punë!.

Pasi i largova nga zyra, shkova në zyrën e Hysni Ramadanit dhe i tregova se si kam veprua. Hysnija më tha se edhe ai nuk do të gjykoi nëse e sjellin ndokënd. Prandaj, si në formë greve, u tubuam në sallë gjykimi, të cilën tani e përdornim si arshivë, me ne ishin edhe procesmbajtësit dhe përkthyesi. Aty kishim një resho dhe bënim kafe dhe pinim.

Cane Periqi ishte marrë vesh me Jusuf Hasanin, që të gjitha rastet të i dënojë ai.

Në një moment, ashtu si ishimë duke pirë kafe apo qaj, hyri Jusufi dhe pa na përshëndetur as thënë gjë, e hapi një orman dhe kërkonte ndonjë lëndë të vjetër, që kishte të bënte me palën. I fshinte djersët nga balli, sepse ishte lodhur duke dënuar gjithë ata Shqiptar. S’mund u durova pa i thënë:

-           Si nuk të vjen turp, ti ta mbash tupanin e ta rrahë Cane Periqi.

 Nuk pati guxim të më thoshte gjë, por vetëm shkoi me një lëndë në dorë.

Që të nesërmen gjithë ata, ish të burgosur ndodheshin përsëri në burg.

Disa ditë u dukë sikur kjo greva jonë kaloi pa ndonjë zhurmë, ose hakmarrje nga UDB-ja. Pas nja një muaji erdhi nga Beogradi Sinan Hasani dhe në Komitetin e LK të Gjilanit, i tuboi anëtarët e Lidhjes komuniste, të punësuar në Organe shtetërore. Me ç’rast ua kishte lexuar letrën e Titos. Për të zhvilluar hetime, rreth deformimeve eventuale në organet e administratës. Ashtu si ishte bërë l966. në organet e sigurimit shtetëror.

Me të dalë nga Komiteti, Hysniu i kishte dëgjuar duke i thënë Jusufi Canës se, Mejdiu mundë ta shfrytëzoi rastin dhe të i paraqes rastet e gjykimeve si i kemi bërë. Cana i paska thënë se unë e thërras dhe bisedoj me të.

Me tu kthyer Hysniu më tregoj, për këtë dialog mes Jusufit dhe Canës. Tani unë prisja kur dhe si do të më thërret Cana. Nuk vonoi më shumë se një orë dhe bënë telefoni në zyrën e Jusufit. Jusufi e dërgoi procesmbajtësen, me më thënë se po më kërkon të shkoi të Cana në SPB. Unë i thashë nuk kamë kohë sepse jam duke punuar, tregoni kështu! Pas gjysmë ore përsëri telefoni dhe më kërkon të bisedojë me mua, përmes telefonit. Me që gjykata kishte vetëm një telefon, shkova dhe e ngrita kufjen e telefonit, ishte vet Cane Periqi, me zë urdhërues më tha.

- Duhet të vish tek unë në zyre!

- Unë nuk kamë punë te ju, nëse ju keni mundë të vini.

- Eja, o përndryshe ti qoj dy polic dhe të sjellin duke të rrahur gjatë rrugës.

E lëshova kufjen e telefonit, dhe shkova te Hysnija për ta konsultuar, çfarë me bë. Hysnija më tha:

- Shko o Mejdi, se ai mund ta bëjë këtë dhe pse se bënë? pastaj inati, me të pa njerëzit duke të shkarravitë nëpër rrugë.

Pa ndonjë shqetësim paraprak, u nisa dhe shkova. Së pari hyra në zyrën e sekretares së tij e cila e lajmëroi se kamë arritur.

Cana i tha le të hyjë. Dera ishte e mbuluar nga dy anët me saftjan, me që nuk kishte ku të trokitet pos në dorëzën e derës., hyra pa trokitur, dhe e përshëndeta “dobar dan”*mirëdita. Cana nuk ma kthej përshëndetjen, dhe as që më shikonte, sillej vërdallë prapa tavolinës së tij dhe bëhej sikur ishte shumë nervoz.

Qëndrova ashtu në këmbë një kohë duke e shikuar, pastaj e pyeta, nëse është me leje të ulem, duke drejtuar dorën kah një fotele si ishte e lirë. Përsëri nuk mu përgjigj, unë u ula në atë fotele. Ai endej herë në atë anë, herë në tjetrën anë, pa dalë këtej tavolinës së tij dhe për mrekulli e aktronte njeriun shumë të nevrikosur. Me që nuk fliste me mua, përsëri e pyeta nëse bënë me ndezë një cigare, prapë pa përgjigjeje. Unë e ndeza cigaren, pasi ia qita timin, atëherë shpërthej dhe filloi të më pyes, nëse unë i kamë thënë Jusuf Hasanit: ti po e bartë tupanin e Sekretariati po ta rrahë.

-           A është ashtu?

-           Jo s’është ashtu.

-             Po si është?

-           Jusufit i kamë thënë: ti po e bartë tupanin e Cane Periqi po ta rrahë.

Sikur të i kishte ra plafoni mbi kokë, atëherë vërtet u bë nervoz, nuk dinte as se çfarë fliste, ndër të tjera më tha:

-           Shko e tregoju atyre tuve, se ata që i kamë në listë, do ti fusë prapa grilave edhe pa vendimin tuaj.

-             Më falë kush janë ata të mitë? Pastaj, unë kamë menduar se as vetë Titoja nuk mundë ta burgos ndokënd, pa vendim gjyqi, ju paskeni autorizime të mëdha. Pastaj unë kam menduar se dosjet e zeza i keni asgjësuar në kohën e deformimeve l966. tani ju paskeni hapur dosje të zeza prapë.

            Tani kur unë prisja të thret agjentët e sigurimit, për të më burgosur. Për të cilët që më parë kisha bërë planin, si ta mbërthej njërin prej tyre dhe bashkë me të, të i gjuhemi dritares së zyrës së tij në katin e dytë.

            Për çudi pas kësaj ndërhyrje të ashpër si e bëra. Canën e kapi frika dhe e ndroi strategjinë në tërësi, filloi të më pyes nëse jam anëtar i Lidhjes komuniste, nëse vet nuk dëshiroj të gjykoj, atëherë ta lë rahat Jusufin, bënte edhe disa krahasime me vetën dhe vartësve të tij, duke më thënë se jam i ri por i aftë dhe se ai e çmon këtë, tani mund të shkosh por të lutem lëne rahat Jusufin.

-           Mirë i thash ditën e mirë.

Kur u ktheva në zyrën time, Hysniu u gëzua fort dhe më pyeti:

-           A nuk të burgosi Cana?

-           More ai më ftoi për të më frikësuar, e u frikësua vet.

 Hysnija e solli kokën dhe tha; se që i ke ngjarë Nebijes krejt!

Nebija ishte vëllai im i madhi , me të cilin Hysnija kishte qenë shok i ngushtë gjer sa Nebija ka qenë gjallë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx