Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Me Xhevahir Spahiun

| E enjte, 10.02.2011, 08:05 PM |


ME XHEVAHIR SPAHIUN

 

Nga Luan Çipi

 

Xhevahiri - xhevahir

Pirëa papirë

Gjithnjë  i mirë

Këlloshtër a hirë.

 

E shoh në Radhimë

Ku, gati u gdhimë

Hare e gëzim

Rakia - me gjym.

 

Ai pi edhe qesh

Dhe unë krahë tij

Një fjalë - në vesh

E shoh sy më sy.

 

Ju dua, o shokë, zëlartë flet,

Pi dhe reciton, sikur këndon:

“Sa vlen një gllënjkë, nuk vlen

As fama, as froni qëshkëlqen”.

 

Pa, nis e kërcen, deri vallen çame

Rrotullohet, ulet, serish ngrihet trimi

 Dhe verën e kthen, gjer ne fund  me kane

Sikur s’është alkool, po ujë burimi.

 

Është dasmë e djalit të Dalanit

Mikut dhe shokut të halleve e derteve

Ka ardhur nga larg, prej Miçiganit

Në Vlorën e bukur pranë deteve.

 

Dasmorët gjithë nga vetja tërhoqi

Kryekrushku, Xhevahir Spahiu

Sa Rudi dhe Ana  shaminë  dogji

Gjersa nata ra, e  dita e re gdhiu.

 

Kështu e kujtoj përherë Xhevon tonë

Xhevahirin – xhevahir

Për sot, për nesër, për gjithmonë:

Poet në zë dhe njeri të mirë.

 

Shënim:

Dalan Luzaj, poet, miku i tij i rinise

Rudi , djali Dalanit,

Ana, nusja.

Chicago, janar 08.2011