Kulturë
Përparim Hysi: Pendesa e një njeriu të mirë
E enjte, 10.02.2011, 07:57 PM
Pendesa e një njeriu të mirë
Refat M....
Tregim
Nga Përparim Hysi
Qe punëtor i madh.Ngrihej më heret nga të gjithë dhe,së pari,i futesh oborrit të shtëpisë me fshesë (nga ato të thurura vetë) ,pastaj,po të qe verë,i fuste dhe një malaksje dhe,mandej,i hidhte sytë jashtë pragut të shtëpisë.E kishte shtëpinë dy çapa nga rruga kryesore,por ai dhe jashtë pragut të shtëpisë kërkonte rregull dhe pastërti.Dilte dhe po me fshesë të njëjtën gjë bënte në një gjatësi si pak a shumë 20 metro.Përballë ishte çezma e lagjes.Pra çezmën e lagjes nga shtëpia e tij,e ndante një rrugë dy metro e gjërë.Xha Refati që donte një pastërti shëmbullore edhe tek çezma kërkonte pastërti.Pastërti dhe rregull:si në shtëpi.Dhe ja seç bëri:bënte çdo mëngjes heret një rrugë mbi 500 metro larg (e gjitha qe një rrugë malore,e shtruar me kalldrëm !),me një karrocë dore.Mbi karrocë vendoste një lopatë dhe një kazëm.Drejt dhe në kodër ku gërmonte dhe merrte prej saj dhe të fortë,përzier me rërë dhe drejt e tek çezma.E mbathi vëndin që të mos bëhej baltë; e shtroi,mandej,me një shtresë çakulli të butë dhe, tek shihje mejdisin tanimë tek ajo çezmë,të mbetnin sytë,po ta krahasoje me ato të çezmave të tjera që kish fshati..Dhe filuan ta quanin çezma e Refatit.Se kështu filluan ta quanin prej asaj dite.Pa zuri që rreth e përqark që vuri plepa dhe sheqa vajtues,dhe,kur erdh pranvera,graria me pretekstin se do mbushnin ujë,çeplendiseshin duke bërë nga një dorë muhabet.Ai çdo ditë,sikur e kishte shtëpinë e tij dhe jo çezma e lagjes.Tek kalonte,hidhte ndonjë sy dhe shikonte se çfarë mungonte.Dhe e kish gjettur.Preu me sharrë disa trungje dhe shkoi e i nguli rreth e përqark çezmës.Me radhë,po nuk kishin pse të kullonin graria si kuajtë e karrocëës në këmbë.Dhe ujë duhej në shtëpi dhe,kur mungonin të rejat,u binte radha dhe plakave.Por dhe pleqëve,de.Se burrat qenë naumzqarë dhe s'para dukeshin nëpër çezma.Po të dukej burrë në çezëm,gati qe paranomi.Se nga fshati ka dalë dhe ajo fjalëza,të keqen xha Myrtja,tyja që kaun që vret lopa,në fshat e therin.I nguli trungjet dhe,mandej,erdhi dhe i bashkoi rreth e qark me nga një dërrasë të gjatë që të çlodheshe me nge.Të gjitha vullnetarisht,pa i thënë njeri.Pa pagesë.Përkundrazi:me harxhet e tij.Se trungjet,dërrasat nuk është se gjëndeshin në rrugë,de.Dhe të thuash të drejtën,çezma,sidomos,në verë kur plepat dhe sheqat vajtues kishin bleruar sikur ta bënin me sy.Çezma jonë,- thoshte xha Myrtja,- është çezmë zengjini.Për kasaba,or tungjatjeta.Dhe ai Rifati të ma ketë jetën të gjatë se sikur ka ndërtuar një konak,aq harxhe ka derdhur.Pa mos e nga atë punën angari:mbush e zbraz karoca.Po ja shikoj oborrin?Ta lëpish me gjuhë.Punëtor i madh,po pastërtor,sa të skuq këdo nga këto nuset e fshatit.Pa provo dhe shkoj në në shtëpi?Çdo gjë në vënd të vet.Spiceri dhe shkuar spicerisë.E ka bërë Zoti veçan!- vazhdonte me urata xha Myrtja.Se një fshat,or tunjatjeta,që duket,nuk do kallauz.Shiko çezmat e lagjeve të tjera dhe vëre ballas me këtë,tënën:po ç'ne tënën,ku e gjetëm tënën ne që të na hajë tënja,more me këtë çezmën e Rifatit,them.Dhe kishte të drejtë.
***
Ky,Refati,nuk punonte në fshat.Fshati qe fermë,por punonte nja gjysëm ore larg me këmbë në një ndrëmarrje shtetërore:"Rrruga-Ura".Aty punonte si roje nate.Dhe qe çudi,sado që punën e linte në mez të natës,ishte e pamundur,që në mëngjes heret,mos e gjeje zgjuar.Karrocën e dorës në duar dhe ose do shkonte për të marrë gur-shtufë në kodër,për të zënë ndonjë vrimë a gropë me ujë që kish baltë aty për reth,ose me sëpatë në dorë,për të prerë ndokund ndonjë dru të kalbur,të rrëzuar.Dimër-verë,e njëjta punë.Në klub futej rrallë,me ndonjë mik.Në shtëpi e kthente ndonjeherë,po rrallë.Shumë rrallë.E shihja tek nisej në këmbë për në ndermarrje dhe po në këmbë kthehej.Kurrë nuk e pashë të përdorte bicikletë,sado që këto qenë si pikat e ujit,me shumicë,edhe në fshatin tonë.Edhe kur nisej për Fier (tri-katër km larg nga fshati),xha Rifati e merte në këmbë.Unë e doja shumë,se tek e shihja që nuk i rrini duarët rehat,por i hanin vetëm për punë,s'kisha si të mos e doja.Kur kaloja atje buzë shtëpisë (po ngjitur qe me rrugën ) ,sa të më shihte,dilte me vrap dhe më kthente në shtëpi për një kafe.Qe burrë i zgjuar dhe nuk ia hante kollaj qeni shkopin.Dhe ky njeri kaq punëtor dhe i pafjalë,kish një zgjuarësi natyrale dhe,në më thërriste për kafe,kish dhe një shkak tjetër.Pushtetin "popullor" dhe partinë nuk i donte.Por qe "kasafortë" dhe nuk hapej kollaj.Qe dhe besimtar dhe,kur u mbyllën xhamitë (se mysliman qe xha Refati),më tha,në mirëbesim, tani që ngriti dorën kundër Zotit,pritet se do t'i vijë ngordhja.Se kujt,nuk e zuri në gojë,po kuptohej.Epo,- më thoshte,- a nuk kanë thënë që qenin kur i erdhi ngordhja,vajti e përmorri në derë të xhmaisë.Se kujt tjetër,përveç "sadërzëmit" që ishte bërë dushmën,siç thoshte.Një ditë më tha:-Qeshë tek hoxha.E di si më tha:-Refat,kur të bën lazëm në shtëpi,është harram në xhami!".Domethënë,o mik, është mirë që këtë shtet ta dëmtosh sa më shumë.-Mirë,mirë,- e mbështeta unë,- por xha Refat e ke parë seç ndodh me ata që kanë futur brënda.-Dëgjo,-më tha,- ha vetëm.Po u bënë dy tok,ike e shkove.Dhe ia dha të qeshurit.Dhe qe aq i ndershëm se,sado që kish nja 6 kalamaq për të ushqyer,kurrë nuk diti të vinte dorë në pronën një tjetri.Mu tek pragu i tij,i ra një grujae një 500 lekësh(një e katërta e një 15-ditëshi),xha Refati e gjeti dhe me të në dorë bëri nga çezma ku ulërinte fatkeqja.Kur ia dha,ajo nuk gjente fjalë për ta uruar.Se qe bukë e kalamaqëve. Po të merrte lekë hua,kishte vere të madhe.Ta kthenete borxhin në ditën e caktuar.
***
Sapo kisha ardhur nga shkolla( e kisha nja tri km larg),tek kalova tek çezma e Reafit,pashë gratë që mbanin sytë nga dera.Ç'të ketë ndodhur?- pyeta më shumë veten.Pa hyrë mirë në shtëpi,një grua e lagjes më tha:-E arrestuan xha Refatin!!! U shqetësova jo se me të e kisha lëshuar gojën (kisha besimin se ai nuk jepej,jo),por më erdhi keq se si mund të arrestohej një njeri aq punëtor.Aq punëtor,por dhe aq i ndershëm.-E di pse e mori policia?-shpjegoi ajo pa e pyetur.Për dy shufra hekur.Tek kish lënë punën,në mes të natës,kish marrë dy shufra hekur,u kish hipur sipër,si puna e atyre kalamaqëve kur kozin mes tyre(bëjnë sikur kanë shaluar ndonjë kalë),por për fatin e keq të tij,natën,kish patur patrullë policie.Patrulla kthehej nga vreshti (aty kish ndodhur dhe vjedhja),po kur shohin nën dritën e makinës një xhaje që tërhiqte dy shufra hekuri.-Nuk zumë të vreshtit,- thanë,po zumë këtë me hekur.Ca më mirë.Dhe e morën të zinë Refat,- qau hallin gruaja.Edhe kjo i duhej,se ka një bark me çilliminj.Vetëm për atë çezmën,t'i bëhet dita njëmijë,po mos e nga për të tjerat, U bëra tym.Nuk më erdhi mirë.Pa hyrë në shtëpi,ia ngraha biçikletës për në Fier.Drejt e në shtëpinë e gjykatësit S... (dritë përmbi varr se ka vdekur!). E kisha mik.Qe njeri me zëmër të madhe.Sado komunist ( bile dhe sekretar i organizatës bazë të partisë për gjykatën e prokurorinë),ai qe burrë që,po të gjykonte,se faji nuk ish me pasoja për jetën e njeriut,gjente xhepa për t'i ardhur në ndihmë njërit apo tjetrit.Sa më pa,më hodhi duarët në qafë dhe,tek e shoqja po bëhej gati për t'më qerasur,i them:-Nuk kam ardhur për qerasje,po kam ardhur për një hall.U ul dhe po më dëgjonte.I thashë pak a shumë këto që shkrova për xha Refatin dhe i thashë.-Dua që ta shpëtosh nga burgu,se jo vetëm është hallexhi,por është i ndershëm dhe shum punëtor.-Ka vënë dorë mbi pasurinë socilaiste,aq më keq ka marrë hekur,kur po bëhen bunkerët që janë shpëtimi i popullit në rast agresioni,- u mundua të mbrohej ai nga kërkesa ime.Këto i di,- tihashë,- por ndaj dhe kam ardhur që ta shpëtosh.-Çfarë e ke?- më pyeti.-Asgjë.Vetëm e kam bashkëfshatar.Por është punëtor i madh dhe fillova prapë nga referencat e mia.Me që e paske kaq mik,- do mundohem të bëjmë ndonjë gjël.E përqafova mikun dhe mezi prisja se çdo të ndodhte.Pas dy ditësh,u bë gjyqi ( e kish marrë vet gjykimin) dhe e dënoi me 6-muaj kondicionel.Kur erdha në shtëpi nga shkolla,Milaqi,djali i xha Refatit më tha:-Po të pret pepja në shtëpi.-Ama erdhi në shtëpi,i thashë.Sa të ha bukë dhe erdha.
***
Shkova atje dhe,sa hyra brënda,i them:-Të shkuara xha Refat! Dhe ai duke qeshur më tha:- Ty të paça,por të shkuara mos më thuaj.Se nuk vodhi Milaqi im(12-vjeçar),po vodha unë,gomari plak...