Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Dy manifestime në Ludwigsburg të Gjermanisë
E diele, 23.01.2011, 08:57 PM
Dy manifestime në Ludwigsburg të Gjermanisë
Nga Xhevat Muqaku
Shoqata kulturore shqiptare " Bardhosh Gërvalla " në qytetin
Rreth orës 13, këshilli organizativ së bashku me bashkveprimtarët e dëshmorëve dhe përfaqësues të disa shoqatave kulturore vendosen lule të freskëta dhe bënë homazhe në vend ngjarjen, në Untergruppenbach afër qytetit Heilbron,kur në pabesi u vranë dëshmorët.
Nderuan figurën e martirëve, përfaqësuesi i Konsullatës së Kosovës me seli në Stuttgart, z. Faket Kajtazi, përfaqësuesja e organizatës Amnesty z. Heidi Gauch, shumë bashkatëdhetarë, bashkveprimtarët e qështjes kombëtare, këngëtarët dhe artistët, të bashkuar rreth flamujve, me intonimin e hymnit kombëtar dhe atij shtetëror.
Z. Afrim Sylejmani, përshëndeti të pranishmit, dhe ftoi bashkveprimtarët të kujtojnë punën e vizionarëve të cilët me gjakun e tyre shkruajtën historinë.
Evokuan kujtime për veprmtarinë e tyre me martirët e kombit, zotrinjët ; Faridin Tafallari, Ibrahim Ukëhagja dhe Xhafer Leci i cili përgëzoi të pranishmit dhe organizatorët e Shoqatës “ Bardhosh Gërvalla”, për punën shumë të mirë. "Ndjehem mirë që edhe sonte jam bashkë me shokët e viteve të 1980-ta, duke dalluar Nami Ramadanin nga Tetova si shumë të merituar në organizimet e demonstratave dhe ceremonitë mortore të dëshmorëve të kombit. Kujtoi se populli ynë së bashku me mërgimtarët e saj njohin dhe ndjejnë në shpirtin e tyre heronjët. Disa prej tyre, si ; heroi i gjallë, Rasim Zeneli i plagosur në vitin (1981), që sot lëvizë me karrigë invalidi, dëshmorët e vrarë nga dora e ligë e UDB-ës; Vehbi Ibrahimi (1981), Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka (1982), si dhe Enver Hadri (1990), ishin dhe mbetën pjesë dhe gjurmë e pashlyeshme e zemrës shqiptare. Duke i përkujtuar martirët e kombit, kujtojmë edhe veprimtarët tjerë, heronjët e gjallë, që nuk kursyen jeten e tyre për të ardhmen e Kosovës",- përfundoi z. Leci.
"Ndjehem shumë e lumturë që sonte jam në mesin tuaj dhe bashkërisht kujtojmë, ata që u flijuan për lirinë e Kosovës ", foli z. Heidi Gauch.
Në sallën e kulturës, mbrëmja vazhdoi me koncertin humanitarë. Të pranishmit
përcjellen përmes projektorit, filmin dokumentar për bukuritë e natyrës shkodrane para dhe pas vërshimeve të fundit.
Moderatorët; Afërdita Shkreli dhe Can Tahiri, mes tjerash theksuan në disa pjesë të Shkodrës vërshimet
Edhe nikoqirët, përfaqësuesit e shoqatës kulturore " Bardhosh Gërvalla " dhe ata të klubit futbollistik " Drita ", përgëzuan të gjithë pjesmarrësit, të cilët me prezencën e tyre, këtu nga mërgimi, do të provojnë të lehtësojnë sado pak vështirësitë e banorëve të Shkodres.
Zotërinjët ; Regjep Dakaj, Marash Gojani dhe Sheremet Pantina u emëruan dhe udhëhoqën me sukses komisionin për grumbullimin e mjeteve financiare, dedikuar zones së përmbytur.
Moderatorët e lartëshënuar, disa herë lexuan listën me emrat dhe shumën e mjeteve të grumbulluara nga biletat hyrëse, kuzhina dhe donatorët tjerë.
Akademinë përkujtimore dhe koncertin humanitar, me një program të pasurë artistik e ndihmuan; Rrustem Selca, Antigona Bajrami, Arta Osmani, Xhevat Mehmeti, Lulzim Toverlani, Mehdi Gjocaj, Bujar Osaj, Kreshnik Ibrahimi, Lasgushi, Moleri, grupi i valltareve " Iliria " Heidelberg, me z.Ylberije Rad.
Në emër të këshillit organizativ, z. Afrim Sylejmani, falënderoi të gjithë pjesmarrësit për prezencën dhe përkrahjen në organizimin e kësaj mbramje. "Jan grumbulluar mjete financiare për banorët e Shkodrës, që i afrohen shumës (jo definitive), prej rreth 4.000 euro.
Këto dhe mjetet që do të grumbullohen, do t'i dërgoi këshilli i lartëpërmendur së shpejti nevojtarëve në Shkodër".
Një falenderim të veqant nikoqiri ju drejtoi edhe gazetave tona kombëtare; Bota Sot dhe Zëri Ditorë, pastai faqeve të internetit ; Zemra Shqiptare, Albemigrant, Web- faqeve ; Hakif.de, info@dardania-rv.de, www.akiz.jimdo.com ,për informimin dhe sensibilizimin e opinionit shqiptar për dy manifestimet e sontme si dhe pronarin e firmës POE të zotëriut Bajram Balaj që u kujdes për mbarëvajtjen dhe qetësinë në sallë.