E enjte, 01.05.2025, 03:27 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Milazim Kadriu: Në Reçak të Shtimes, u përkujtuan Dëshmorët dhe viktimat e masakrës së Reçakut

E marte, 18.01.2011, 08:58 PM


NË REÇAK TË SHTIMES, U PËRKUJTUAN DËSHMORËT DHE VIKTIMAT E MASAKRËS SË REÇAKUT

 

MASAKRA E REÇAKUT ZGJOI VËMENDJEN E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE PËR KOSOVËN

 

Nga Milazim KADRIU

 

Masakra e Reçakut shkundi ndërgjegjen ndërkombëtare, për të kuptuar të vërtetën dhe qëllimin e drejtë të luftës së UÇK-së. 15 janari i vitit 1999 gjithmonë do të mbetet në historinë më të lavdishme të Kosovës, pasi u dëshmua se shqiptarët që jetojnë në trojet e veta kanë luftuar për të drejtën e tyre, u tha me rastin e shënimit të 12-vjetorit të masakrës së Reçakut nga forcat serbe, e cila tronditi gjithë botën. Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke i paraprirë proceseve që çuan deri tek fushata e bombardimeve të NATO-s.Masakra e Reçakut ishte pikë vetëdijesimi e bashkësisë ndërkombëtare për reagim më të shpejtë në Kosovë. Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori Uilliam Ualker, këtë ngjarje e pati cilësuar si "krim kundër njerëzimit".

 

Me aktivitete të ndryshme tematike dhe homazhe te varrezat, në Kompleksin Përkujtimor në Reçak të Shtimes, u përkujtuan dëshmorët dhe martirët  e Masakrës së Reçakut. Më 15 janar të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë kishin ndërmarrë një aksion në shkallë të gjerë, me qëllim  për ta asgjësuar UÇK-në në këto anë. Pas luftimeve disaorëshe, forcat masakruese serbe kishin depërtuar te popullata civile dhe kishin vrarë e masakruar 42  banorë të këtij fshati. Në mbrojtje të popullatës civile kishin rënë 11 dëshmorë të kombit, në mesin e tyre edhe komandanti i Brigadës 161, Ahmet Kaçiku nga Zona  Operative e Neredimes. Masakra në Reçak, e cila me të drejtë u cilësua si krim i rëndë kundër njerëzimit, bëri që bota demokratike përparimtare të fillojë një aksion të organizuar kundër makinerisë së krimit serb, që rezultoi me sulmin e NATO-s kundër Serbisë, më 24 mars të vitit 1999 dhe dëbimin përfundimitar të regjimit okupator serb nga Kosova, në qershor të po atij viti.

 

 Në 12-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ministri i FSK-së, Fehmi Mujota ka deklaruar se e gjithë vëmendja e qytetarëve të Kosovës është kthyer kah përkujtimi i masakrës çmeritëse mbi popullatën civile shqiptare të këtij fshati. Ky akt kriminal  shkundi ndërgjegjen ndërkombëtare, për të kuptuar të vërtetën dhe qëllimin e drejtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha Mujota. Ndërkohë, ish komandant i zonës së Nerodimes, Shukri Buja në 12-vjetorin e masakrës, që kryen serbët në Reçak, ka kundërshtuar fuqishëm raportin e Dik Martit, i cili pretendon të njollosë vlerat e UÇK-së. Buja shtoi me këtë rast se   sot shqiptarët po përballen me një luftë të ashpër, e cila ka për qëllim denigrimin e vlerave kombëtare, degradimin  e luftës Çlirimtare duke bërë përpjekje të denigrohen edhe luftëtarët e lirisë. Një fjalë rasti para të pranishmëve, në oborrin e shkollës fillore “Skënderbeu” në Reçak  e mbajti edhe kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli,i cili ndër tjera tha se Lufta e UÇK-së vuri themelet e shtetit tonë.

 

Më 15 janar të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë kishin ndërmarrë një aksion në shkallë të gjerë për të asgjësuar UÇK-në në këto anë. Pas luftimeve disaorëshe, forcat masakruese serbe kishin depërtuar te popullata civile dhe kishin vrarë e masakruar 42  banorë të këtij fshati. Në mbrojtje të popullatës civile kishin rënë 11 dëshmorë të kombit në mesin e tyre edhe komandanti i Brigadës 161, Ahmet Kaçiku i Zonës Operative të Neredimes. Masakra në Reçak, e cila me të drejtë u cilësua si krim i rëndë kundër njerëzimit, bëri që bota demokratike përparimtare të fillojë një aksion të organizuar kundër makinerisë së krimit serb që rezultoi me sulmin e NATO-s kundër Serbisë, më 24 mars të vitit 1999.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx