E enjte, 01.05.2025, 07:55 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Mbramje familjare në qytezën Kreuzlingen të Zvicrës

E marte, 04.01.2011, 08:58 PM


Nje foto me artistin Afrim Aliu
Nje foto me artistin Afrim Aliu

 

Mbramje familjare në qytezën Kreuzlingen të Zvicrës

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Forumi i gruas shqiptare në Kantonin Thurgau e përkrahur nga Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim me seli në Kreuzlingen, me rastin e festës së vitit të ri, organizuan një mbramje- takim familjar, i përcjellur me një program festiv, në lokalin e kësaj Qendre.

 Familje të shumta dhe disa shoqata ishin përgjegjur ftesës së organizatorit dhe kishin ardhur nga qytetet; Arbon, Romanshorn, Amriswil, Kreuzlingen etj. të Kantonit Thurgau dhe qytetet Konstancë, Singen dhe Heidelberg të Gjermanisë.

Përfaqësuesit e Forumit të gruas dhe QSHKI, z. Venera Aliu si dhe zotrinjët; Ahmet Asani, Tomë Berisha dhe Rrustem Selca, uruan shëndet dhe suksese për vitin e ri 2011, mirseardhje si dhe argëtim- disponim të mirë me repertoarin e muzikës së mirëfillët popullore, dhe këngëtarin e estradës, z. Afrim Aliu.

 Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim ( QSHKI ) me gjithë vështirësitë çë nuk e kursyen, çë nga fillimi i punës, hapëron, plotësohet me ngjyrat dhe organet e sajë, të cilat e bëjnë edhe më të plotfuqishëm funksionin dhe synimet tona. Kemi një bashkpunim të mirë me zyrtarët e qytetit, shoqata zvicerane si dhe me shoqatat tjera shqiptare në Kantonin Thurgau dhe më gjërë. I gëzohemi faktit se në të ardhmen organizimeve me karakter kombëtar pos LAPSHIT do ti kontribuoj edhe Qendra e jonë me Forumin e Gruas shqiptare. Këtë muaj do të festojmë edhe një promovim të një libri, ndërsa bashkatëdhetarët do të njoftohen me kohë. Së shpejti do të plotësohemi- rritemi edhe me seksionin e Rinisë.  Ishin këto fjali nga biseda me  z. Ahmet Asani.

Forumi i gruas shqiptare është themeluar me datë 27 nëntorë të vitit të kaluar. Tubon rreth vehtes nëna dhe gra shqiptare, intelektuale nga të gjitha trevat tona. Kryetare e kemi emëruar zonjën Venera Aliu. Funksionojmë si një organizëm bashk me seksionin e kulturës në kuadër të QSHKI. Ndjehemi të kënaqura çë iniciativa jonë për këtë mbramje me pjesmarrjen e familjeve të bashkatëdhetarëve tanë, u përkrah fuqishëm edhe nga këngëtari i estradës, z. Afrim Aliu. Pikë synim i jonë është, integrimi dhe bashkpunimi me gruan shqiptare në Diasporë dhe më gjërë. Zhvillimi i familjes, përkrah shkollës dhe kulturës shqipe në Kantonin Thurgau, na obligon të punojmë pa ndalur. Deklaruan një zërit, zonjat: Ajshe Selimaj dhe Myeser Jahja, mësuese të mësimit plotësues, në shkollën shqipe, në qytetet Romanshorn dhe Kreuzlingen.

Kënga e përcjellur me zërin e ambël dhe instrumentimin  e zotëriut Afrim Aliu, më bëri të ndjejë një relaksim të trupit dhe shpirtit, një përjetim vërtetë të rrallë, çlodhje çë nuk e kam përjetuar asnjëher në jetën time. Jam i vetëdijshem se kjo më ka munguar deri më tani, dhe kjo nuk do të ndodhë viteve tjera. U prononcua i buzëqeshur dhe i rrethuar nga rrethi i tij familjar, i riu me prejardhje nga Drenica ndërsa me vendbanim në Provincën Alberta të Kanadasë, Besnik Kosova.

Këtë mbramje familjare e përcjelli një atmosferë festive. E bagatoi shkëlqyeshëm organizimi i mirë, bashkë me Artistin e estradës dhe specialitetet e kuzhinës shqiptare.

 Përgëzojmë dhe urojmë edhe në të ardhmen suksese dhe bashkpunim të  mirë, Qendres Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen si dhe Forumit të Gruas Shqiptare në Kantonin Thurgau, me familjet dhe shoqatat shqiptare kudo çë jan.

 

Atmosfere festive ne salle
Atmosfere festive ne salle

Ardhmeria shqiptare luajn vallen e tyre

Drejtueset e Forumit te Gruas ne Kreuzlingen
Drejtueset e Forumit te Gruas ne Kreuzlingen
Drejtuesit e Qendres shqiptare per Kulture dhe Integrim ne Kreuzlingen
Drejtuesit e Qendres shqiptare per Kulture dhe Integrim ne Kreuzlingen
Te rinjet i gezohen ambientit festiv familjar
Te rinjet i gezohen ambientit festiv familjar
Kengetar dhe instrumentist njekohesisht, Afrim Aliu
Kengetar dhe instrumentist njekohesisht, Afrim Aliu


(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx