Kulturë
Luan Çipi: Dy shqiptarë Qytetarë Nderi të Çikagos
E shtune, 15.01.2011, 07:17 PM
 Luan Çipi
Luan Çipi
DY SHQIPTARË QYTETARË NDERI TË ÇIKAGOS
 
Pardje, me diell në Vlorë dhe sot në tjetër botë
I ardhur në Çikago, sodis djalë, nuse e nipa.
Mjedisi me borë,  jashtë nuk dilet dotë.
Gëzuar, entuziast rrokaqiellit i  hipa.
 
Horizonti hapur, kati dyzetekatër
Larg e thellë liqenit anije me vela
Vello e Miçiganit bardhësi e kaltër.
Mbi retë qiellin çajnë qindra grataciela.
 
Këtu më pranë meje, pamje fantastike
Veturat garojnë në rrugë e në pjaca
Aty më tutje vetë “Milja magjike”
Trena e tramvaje shkasin  mbi tarraca.
 
Për gjatë bregut të Liqenit, si kolos
Qyteti i pafund me banorë sa Shqipëria,
Veriu i Amerikës dhe Shteti 
Me ta demokracia, mirqënia, liria.
 
Qytet i industrisë, biznesit, biftekut
Ku njerëzit hanë ushqyeshëm: brokol, spinaq, salmon
Ngritur lart në qiell me beton e hekur
Nyje për transportin që kudo të çon.
 
Era nga Liqeni fryn lehtë, flladit
Muzeume, parqe, qendra që gjallojnë
Rrugë paralele, me hapësirë e dritë
Njerëzit të gëzuar jetojnë e punojnë.
 
Shpejt nisa “lundroj”: Çikago Wikipedia
Çuditem kur hasa me “t’nderit qytetarë”
Midis 20 syresh,  nuk ma merrte mendja,
Dy Belushët gjeta, dy  artistë shqiptarë.
 
Çikago, Janar, 13. 2011

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










