Kulturë
Vullnet Mato: Strucët e kopshtit zoologjik të Tiranës
E merkure, 12.01.2011, 07:01 PM
 Vullnet Mato
Vullnet Mato
STRUCËT E KOPSHTIT
ZOOLOGJIK TË TIRANËS
 
Të zënë përdore
me nipin shkollar,
shkuam në kopshtin
zoologjik të Tiranës.
Edhe në atë mjedis,
djali kureshtar,
pyeste mua,
gjyshin injorant të faunës.
 
Te strucët qafëgjatë
sa njeriu të mëdhenj,
më kërkoi çudinë
për t’i shpjeguar.
Të uritur atë ditë
shpendët budallenj,
çukitnin glasat
që kishin lëshuar.
 
E sqarova se atë
anomali stomaku,
ua krijonte strucëve
vonesa në shërbim.
Kujdestarët e kopshtit
nuk i hante meraku,
ç’hanin kafshët,
kur vetë kishin ushqim.
 
Por desha t’i bëj
dhe qeverisë sqarimin,   
se ne gjyshërit shqipo
me mosha të vona,
që nuk na plotëson
shteti ushqimin,
nuk jemi strucër,  
të çukitim glasat tona!...
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Daniel Gazulli & Çlirim Uça: Kosova dhe pseudoshteti i së drejtës
						Spiro Gjikondi: Goditjet e Gjakut
						Neki Lulaj: Mallkuar qoftë dora vrastare
						Migjeni, ndër të paktët që na frymëzon
						Agron Alibali: Biblioteka e zhdukur e Faik Konicës
						Demir Krasniqi: Për inati
						Agim Vuniqi: Besimtari
						Halit Bogaj: Ingrid Bergman (1915–1982)
						Engjëll Koliqi: Dr Zef Mulaj, pos shkencëtar i mirëfilltë, edhe shkrimtar i shkëlqyeshëm
						Albert Zholi: Vetmini
						Petraq J. Pali: Mëni i kuq e “zi”… !
						Nexhmije Çerkezi: Ngjyrat që flasin mbi pikturat e Esat Vallës
						Luan Çipi: Për njeriun e vyer
						R. Plaku: Libri që lind dashuri me lexuesin
						Ilir Muharremi: Ballafaqimet me vetën
						Kristaq Turtulli: Rrugëtimi i parë
						Flora Durmishi: Pianistja kosovare po pushton skenat botërore
						Demir Krasniqi: Bisedojnë nana dhe djali
						Luan Rama: Albert Dumont, Në malet shqiptare, duke kërkuar zakonet homerike…
						Dy poezi nga Isuf B. Bajrami
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










