Kulturë
Cikël poetik nga Makensen Bungo
E merkure, 29.12.2010, 06:13 PM
VARGJE MERGIMTARI
Cikel me poezi nga MAKENSEN  BUNGO
NENE ZEZA
Muaj, vite me pshertima,
Muaj, vite n'vaj e lot, 
Prita e shkreta t'me vij djali
Por s'me erdhi as ket mot.
Asnje fjale e asnje leter,
Ti kercure mua me le.
I them eres te te flase, 
I pyes zogjte se ku je.
Ku je futur? Ku ke mbetur
Kaq koh' me djal' pa djale
Shoket vijne i gzojne nenat,
U ne e mjera mbeta n'shkalle.
Ku nuk shkova per te pyetur,
Por nje fjal' s'ma than' per ty.
Ca s'ma hapin deren fare, 
Ca s'me shihnin dot me sy.
Te kam rritur me therrime
Te kam rrit' me lot e gjak,
Eja, bire,trokit ne dere,
Te te shoh dhe nje her' n'prag!
Eja, bir' mos u vono,
Nuk besoj ta mbyll ket mot
Dite e nate me shume ne shtrat, 
Nate e dite gulcima e lot!
Eja, bire, e hape deren, 
Te te shoh dhe nje here ty, 
T'perqafoj me mall te vale
E te mbyll e qet' kto sy.
Bir' i nenes, shpirt, o xhan, 
Vitet kurr ne varr s'do m'tresin
Dhe per t'par ty dhe nje here 
Syte e mij hapur do mbesin!
      
N.Y. 1997
VAJI I MERGIMTARIT
Shkoi nje mbremje ne varreza mendueshem
T'shihte varrin e s'emes koh' pa e pare
Se s'priti dot t'i vinte larg merguar
Dhe t'puthte t'birin gazit duke qare.
U ul prane varrit ne heshtje ngadale,
Me mall shterngoi gurin e varrit n'vaj
Dhe koken vu pastaj mbi ate gure, 
Si e vinte dikur femi n'prehen t'saj.
E puthi disa here ai ate gure,
Si e puthte t'emen, kur ishte femi
Dhe me zemren plag' prej mallit per t'emen
Te varri i saj ndezi nje qiri.
Duaret iu gjakosen mes lotesh t'vaket
Kur nisi t'pastroj varr'n e saj t'harruar.
Mes lot've e gjakut pa fytyr'n e saj'
Si n'kujtime e endrra e kish perqafuar.
I tha si i vetem ish endur n'mes t'huajve
Me nje trast, malli e vuajtjesh n'krah renduar,
Por ajo heshti, la kujtimet t'flasin,
Se s'flasin nenat dhe n'varr per t'helmuar.
Por erdh nje cast qe heshtja i fshiu kujtimet
Dhe e ndjeu veten n'heshtje vetem si rralle,
Si vetem kish mbet ajo nen' mes varresh
Mes nje heshtje, qe thoshte mijra fjale.
E puthi prap gurin e varrit t's'emes
Dhe me lot e njomi si t'ish femi
Dhe u ngrit, te ike me zemer coptuar
Duke i premtuar se do t'i vij perseri.
Dhe iku pastaj per n'vende larg merguar
Mes dbores s'ngrire e dallgeve n'stuhi,
Duke jetuar me kujtimet e nenes, 
Qe pret t'i shkoje prap,  t'i ndez nje qiri.
TRI LETRA
Ne letren e pare 
ajo i shkroi te dashurit:
-Mos me harro!
Ne letren e dyte
     ajo e pyeti:
- Kur do kthehesh?
 Ne letren e trete 
        ajo iu lut :
 -Eja, te shihemi edhe nje here!
Ajo  i ruajti 
letrat 
me mall 
ne gji,
se nuk e mesoi 
kurre adresen e tij.
BISEDE MES NESH
Njerzit u bene 
fjale,
njerzit u  bene 
letra.
Fjalet 
shuan mallin,
letrat 
ndezen zjarrin, 
zjarrin e pashuar
per njerez t'merguar.









