Kulturë
Ramiz Dërmaku: Urime Krishtëlindjet vëllezër
E premte, 24.12.2010, 11:58 AM
URIME  KRISHTLINDJET  VELLEZER  TE  NDERUAR
        
Nga Ramiz DERMAKU
Nata e krishtlindjeve, le të kaloj ne këtë ritëm të lehtë, lirshëm, pa ngarkesa, pa idhnime, me buzëqeshje, me gëzime, përqafime, me urime, me lumturi, e dashuri ndaj njëri tjetrit dhe besim e respekt ndaj zotit. VELLEZER të nderuar të besimit katolik,
URIME  KRISHTLINDJET, SHENDET  TE  MIRE  DHE  JETE  TE  GJATE
Kjo festë e krishtlindjeve duhet të  kalohet pa ngarkesa, pa idhnime të cilat i patëm gjatë tërë vitit të kaluar.  Dëshiroj që krishtlindjet e festat e fund vitit të na sjellin shëndet, punë, lumturi, mirësi, vullnet për punë dhe dashuri ndaj njëri tjetrit, humanitet e respekt ndaj të varfurëve,  bonjakëve dhe të pa aftëve. Këto festa fund viti erdhen me borë që zbardh malet. Për mungesën e demokrcisë sikur po zbehet edhe imazhi i këtij festimi, i kësaj nate, dhe i këtyre festave të fund vitit. Gjatë festave të fund vitit vëllezër krishterë, mërgimtarë të nderuar, harroni vuajtjet, harroni vështirësit, harrojeni xhelozinë, urrejtjen drejtohuni KRISHTIT e ZOTIT, këthehuni humanizmit, mirëqenjes, tolerancës, demokracisë, lirisë, shpresës dhe dashurisë ndaj njëri tjetërit dhe ndaj atdheut. Me borë apo pa borë festat do të kalojnë, por me kalimin e festave ne po mplakemi, po na shtohen rrudhat ne fytyrë dhe qdo ditë po zbehen flokët.
Vëllëzër KRISHTERE, thuani po jetës, po mrekullisë,  po gëzimit, po lumturisë, po besimit ndaj Perendisë. 
PACI  SHENDET! 
Me shëndet arrihen ëndërrat, rezultatet e sukseset.  
Unë dua të ngre një dolli, për stafin e faqes informative të ZEMRES SHQIPTARE, 
dua të ngre një dolli për  lexuesit e saj, dhe në fund të ngre një doli për besimtarët krishterë dhe për të gjithë SHQIPTARET.
                 
URIME  KRISHTLINDJET 
ZOTI  E  BEKOFTE  KOMBIN  TONE.









