Kulturë
Haxhi Dulla: Filmi "Ghostwriter" i regjisorit Roman Polanski më i miri në Europë
E hene, 06.12.2010, 08:40 PM
 Filmi "Ghostwriter" i regjisorit Roman Polanski më i miri në Europë
Filmi "Ghostwriter" i regjisorit Roman Polanski më i miri në Europë
Nga HAXHI DULLA –Talin
Gjashtë shpërblime për filmin e Polanskit
Sukses i madh i regjisorit polak Roman Polanski , gjatë ndarjes së Shpërblimeve Europiane të Filmit për vitin 2010 të mbajtur  në Talin të Estonisë.  Filmi i Tij i fundit me titull „ Ghostwriter „  ( shqip “Shkrimtari Fantazmë “ ) u shpërblye  në gjashtë kategori, ndër to për  film më të mirë të vitit.
Filmi i Polanskit u shpërblye me Statuen  për filmin më të mire, regjinë dhe skenarin ( të shkruar së bashku me Robert Harris) për aktorin më të mirë ( Ewan McGregor), zërimin ( Alexander Desplat), dhe udhëheqjen artistike (Albrecht Konrad).
 - Personazhi i filmit  "Ghostwriter" -  është shkrimtar, i cili për shpërblimin me para krijonë për të tjerët  duke iu dhëne atyre të drejtën e autorit.   Angazhohet ai për të shkruar  memoare  në  emër  të   njërit nga ish kryeministrave të Britanisë së Madhe.  Gjatë punës së tij të shkrimit të librit , ballafaqohet ai me një sekret  i cili  mund  të rrezikon jetën e tij…
Shpërblimet Europiane të Filmit, ndahen që nga viti 1988, nga anëtarët e Akademisë Europiane të Filmit, në dhjetë kategori. Laureat i parë ishte regjisori  i  ndjer polak Krzysztof Kie?lowski i cili krijonte dhe jetonte në Pariz të Francës.
Akademia Europiane e Filmit me seli në Berlin e përkrahur nga Komisioni Europian është iniciativë e regjisorëve europian. Ceromeniali i ndarjes së shperblimeve mbahet në vitet tek në  Berlin e  në  vitet  qift – në kryeqytete të mëdha  të Europës
"Ghostwriter"
Regjia : Roman Polanski
Skenari : Robert Harris, Roman Pola?ski  
Rolet: Ewan McGregor, Pierse Brosnan. Kim Kattrall
2010-02-192010-02-11Prodhimi:  Franca, Gjermania, SHBA , Britania e Madhe.
Zhanri : triller dramatic
Prodhimi: 2010

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










