E diele, 28.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Po na vjen Dita e Flamurit

E shtune, 27.11.2010, 10:58 PM


Urime Dita e Flamurit

 

Agim Gashi

 

PO NA VJEN DITA E FLAMURIT

 

Po na vjen Dita e Flamurit

Po na vjen, të na gëzon atëdhen,          

Nderojmë shkabën dykrenare             

E nderojmë dhe Skënderbenë.

 

Po na vjen Dita e Flamurit

Zbukuron fushën e malin,

Nderojmë Vlorën heroike

Nderojmë ne Ismail Qemalin.

 

Po na vjen Dita e Flamurit

Rreze dritë në mbarë Kosovën,

Se harrojmë ne flamurin

Nderojmë edhe Ibrahim Rugovën.

 

Po na vjen Dita e Flamurit

Ndrit Korabin e më tej  Sharrit      

Tue nderu flamurin tonë

Urojmë Ditëlindjen Adem Jasharit.

 

Po na vjen Dita e Flamurit

Krenari për shqiptarinë         

Tokë shqiptare është Lugina

Ilirida me Çamërinë.

 

Po na vjen Dita e Flamurit

Sa gëzim o ka shqiptari,

Për me e bërë një Shqipëri

Trashëgim na e la i pari.

 

Eni shqipe të festojmë

Të mbushur plot me dashuri,

Për liri, demokraci…

Për një atëdhe, për një Shqipëri!

 

24.11.2010

Düren



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora