E diele, 28.04.2024, 03:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Ejup Ceraja: Kur rigonin lot dhembjeje e krenarie

E shtune, 27.11.2010, 10:59 PM


Ejup CERAJA

 

POEZI - AKROSTIK

 

(Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit tonë Kombëtar)

 

KUR RIGONIN LOT DHEMBJEJE E KRENARIE

                                 

Gjëmë të mëdha binin atëherë mbi popullin arbëror

Ende pa përfunduar një betejë, vinte tjetra e tmerrshme

Rigonin lot dhembje e krenarie si në dimër dëborë

Gjakonte lirinë Arbëria në beteja të përhershme.

 

Kalonin ditë, muaj e vite si kalon lumi nën urë

Ashtu vinin rrebeshet armike kudo me furi

Sa krenar qëndronte Arbëria e nuk tundej kurrë

Ti kishe trup atleti që i rrije kombit roje përbri.

 

Rinia qëndronte krenare në ballë e pa përkulur

I kundërvihej armikut si llavë e vullkanit

Oshtinin fushat dhe malet si toka e lëkundur.

 

Trimat po ia sillnin lirinë atdheut me teh të jataganit

Ishin mburojë kudo e qëndronin të pa tundur

Turreshin mbi pushtuesin si luaj në log të mejdanit.

 

(1994)

 

ISHTE SIMBIL I burrërisë

 

Ishte simbol i burrërisë si në epokën e vjetër

Siç dinë të jenë trimat në aso rrethanash - prore

Me vullnet ecte rrugës së mëvetësisë si asnjëherë tjetër

Ashtu siç ec lumi nën tokën e etshme - gëlqerore.

 

Ishte pishtar i bashkimit për përparim e pavarësi

Levave të jetës shkonte nëpër qendra të diasporës

Që nga Stambolli u nis i bindur për drejtësi

Edhe përmes rreziqeve ecte në drejtim të Vlorës.

 

Me dashurinë sublime - ideal të besnikërisë

Angazhimin e kreu si e kërkonte nderi i burrit

Lule me kurorë në Shpalljen e Pavarësisë

Ishte shkëmb graniti në ngritjen e Flamurit...

 

(1994)

 

Si këngë Orfeu përhapej jehona

 

Ishte si gjeneral, po mbi të gjitha ishte burrë

Sa ia kishin lakmi edhe gjeneralët me fam’

Ashtu siç ishte Gjergj Kastrioti i ynë dikur

Burrështetas i urtë, i famshëm e me nam...

 

Oshtinte jehona anë e kënd për liri

Luftohej kudo me armiqtë dhëmbë për dhëmbë

Endej kushtrimi nga vërria në vërri

Testament për brezat nga shkëmbi në shkëmb.

 

I madh qe vullneti për të cilin një jetë të tërë luftoi

Në shpirtin e tij si këngë Orfeu përhapej jehona

I lartë qe ideali për të cilin me djem jetën e flijoi

Ti i nderuar për jetë do të mbetesh në zemrat tona.

 

(6 nëntor 2010)

 

FLIJIMI Në altarin e lirisë

 

Adem Jashari – komandanti i UÇK-së u lind

Ditën e ndritshme të Flamurit tonë Kombëtar

E plotësoi amanetin e të parëve si një prind

Me trimërinë më epike në luftë me grabitqarë.

 

Jetën e vet e flijoi në altarin e lirisë  

Ashtu si e flijuan nëpër kohë shumë atdhetarë

Shembull për trimëri ishte nga koha e fëmijërisë

Atdhedashurinë e kishte idealin e parë.

 

Rëndonte mbi shpirtin e tij atdheu i robëruar

Ishte rënia heroike e tij që e tundi botën mbarë

Ti na e thadrove në shpirt dashurinë për t’u çliruar.

 

 (7 nëntor 2010)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora