| E shtune, 27.11.2010, 10:59 PM |
Ejup CERAJA
POEZI - AKROSTIK
(Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit tonë Kombëtar)
KUR RIGONIN LOT DHEMBJEJE E KRENARIE
Gjëmë të mëdha binin atëherë mbi popullin arbëror
Ende pa përfunduar një betejë, vinte tjetra e tmerrshme
Rigonin lot dhembje e krenarie si në dimër dëborë
Gjakonte lirinë Arbëria në beteja të përhershme.
Kalonin ditë, muaj e vite si kalon lumi nën urë
Ashtu vinin rrebeshet armike kudo me furi
Sa krenar qëndronte Arbëria e nuk tundej kurrë
Ti kishe trup atleti që i rrije kombit roje përbri.
Rinia qëndronte krenare në ballë e pa përkulur
I kundërvihej armikut si llavë e vullkanit
Oshtinin fushat dhe malet si toka e lëkundur.
Trimat po ia sillnin lirinë atdheut me teh të jataganit
Ishin mburojë kudo e qëndronin të pa tundur
Turreshin mbi pushtuesin si luaj në log të mejdanit.
(1994)
Ishte simbol i burrërisë si në epokën e vjetër
Siç dinë të jenë trimat në aso rrethanash - prore
Me vullnet ecte rrugës së mëvetësisë si asnjëherë tjetër
Ashtu siç ec lumi nën tokën e etshme - gëlqerore.
Ishte pishtar i bashkimit për përparim e pavarësi
Levave të jetës shkonte nëpër qendra të diasporës
Që nga Stambolli u nis i bindur për drejtësi
Edhe përmes rreziqeve ecte në drejtim të Vlorës.
Me dashurinë sublime - ideal të besnikërisë
Angazhimin e kreu si e kërkonte nderi i burrit
Lule me kurorë në Shpalljen e Pavarësisë
Ishte shkëmb graniti në ngritjen e Flamurit...
(1994)
Si këngë Orfeu përhapej jehona
Ishte si gjeneral, po mbi të gjitha ishte burrë
Sa ia kishin lakmi edhe gjeneralët me fam’
Ashtu siç ishte Gjergj Kastrioti i ynë dikur
Burrështetas i urtë, i famshëm e me nam...
Oshtinte jehona anë e kënd për liri
Luftohej kudo me armiqtë dhëmbë për dhëmbë
Endej kushtrimi nga vërria në vërri
Testament për brezat nga shkëmbi në shkëmb.
I madh qe vullneti për të cilin një jetë të tërë luftoi
Në shpirtin e tij si këngë Orfeu përhapej jehona
I lartë qe ideali për të cilin me djem jetën e flijoi
Ti i nderuar për jetë do të mbetesh në zemrat tona.
(6 nëntor 2010)
FLIJIMI Në altarin e lirisë
Adem Jashari – komandanti i UÇK-së u lind
Ditën e ndritshme të Flamurit tonë Kombëtar
E plotësoi amanetin e të parëve si një prind
Me trimërinë më epike në luftë me grabitqarë.
Jetën e vet e flijoi në altarin e lirisë
Ashtu si e flijuan nëpër kohë shumë atdhetarë
Shembull për trimëri ishte nga koha e fëmijërisë
Atdhedashurinë e kishte idealin e parë.
Rëndonte mbi shpirtin e tij atdheu i robëruar
Ishte rënia heroike e tij që e tundi botën mbarë
Ti na e thadrove në shpirt dashurinë për t’u çliruar.
(7 nëntor 2010)