Kulturë
Xhevat Muqaku: E gjeta të djegur...
E diele, 14.11.2010, 02:19 PM
 E gjeta të djegur...
E gjeta të djegur...
Në Amfiteatër,
Në pauzë të ligjëratës,
Anatomi e trurit,
Më kujtohen padashtas,
Një nga një fjalët;
...Shërbim, sigurim,
Drejtorat,
Shtetëror, numër, nen, 
Aline, ligj dhe datë...
Procedurë penale, 
Aktvendim,
Profesion, adresë,
Caktim...
Paraburgim, llogaria, 
Të lartë emërtuarit,
I hiqet liria...
Drejtë ankese,
Kolegj, i arësimuar
Gjyqit të Qarkut,
Në afat të caktuar.
Dorëzimi, 
Nuk ndalë zbatimin
E aktvendimit. 
Aresyetim; 
I lartpërmenduri, 
Kreu veprën penale,
Të bazuar në dyshim...
Numrin, njëqind e tridhjetë
E tre dhe një, 
E zgjodhi pa hezituar,
Zyrtari i autorizuar...
 
Ai diktoi, urdhëroi;
Qendro në vend të caktuar!.
Të jashtëzakonshme,
Ishin rrethanat atëherë,
Rendi publik rrezikohej,
Nga veprimtaria e drejtuar...
Dyshimi është i bazuar,
Mund te ishte orientuar, 
Ndërsa në dispozitiv,
Lexo masën e shqiptuar!. 
Dikur rrethanat pushuan
Pas izolimit, tre muaj,
Dy ditë e gjysëm nate
Masat me fjalë, u suprimuan... 
Xhevat Muqaku
E gjeta te djegurë në Nekofc.
Shkruar në Prishtinë, Janar, 1984.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










