E shtune, 27.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gani Qarri: Lavdi jetës dhe veprës së profesorit dhe poetit Din Mehmeti

E shtune, 13.11.2010, 10:13 PM


LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË PROFESORIT DHE POETIT DIN MEHMETI!

 

Nga Gani Qarri

 

Lajmi për vdekjen e Poetit, Shkrimtarit dhe Profesorit Din Mehmeti, u përjetua me shumë dhembje nga të gjithë shqiptarët.

 

Vdekja e tij është e freskët dhe përcillet me ndjeshmëri të mëdha në zemrat e familjarëve,miqve, shokëve dhe dashamirëve të shumtë nga të gjitha trojet , duke mos harruar gjeneratat e nxënëseve ,dhe studentëve pa dallim moshe a periudhe kohore ,që ata patën fatin,ai ti përcillte, të pajisur me dije të vlerësuar shkollore dhe porosi të mira e të çmuara kombëtare.

 

Në këto momente të gjithë ndjejnë dhembje dhe luten për shpirtin e tij të mirë, por ndjejnë edhe krenari,duke kujtuar me simpati ,momentet e pa harruara  me  Profesorin,në kohën derisa ai ishte gjallë.

 

Poetin Din Mehmeti e kujtojmë të gjithë,si ne që kishim fatin ta njihnim personalisht,Profesorin tonë të dikurshëm,ashtu edhe të tjerët që e njohën atë ,nga takimet e ndryshme të krijuesve letrarë apo veprat e tij  të bujshme e të mirënjohura gjithandej ku jetojnë shqiptarët dhe më gjerë, si njeri të dashur dhe të afërt me të gjithë,i gatshëm për të ndihmuar në secilën kohë dhe rrethanë, si për nxënës e student,ashtu për miçë,shokë e të njohur,gjatë gjithë jetës së tij,Jetë e cila ishte e përcjellur edhe me momente të vështira në disa periudha të rënda kohore,si edhe vetë jeta e popullit të tij shqiptar nën pushtim.

 

Profesori ishte i fortë dhe i pa thyeshëm si vetë Lisat e lashtë të trollit shqiptar,të cilin nuk pati furtunë e as fuqi Ere dhe Shtrëngate,ta dobësonte e as lakonte, anipse gjatë jetës së tij shpesh herë të mundimshme,ato nuk ishin të rralla,por edhe në përpalljen me to,Profesori dhe Poeti i kombit qëndroi i fortë dhe nuk u thye kurrë, ai nuk u thye as si Njeri e as si Poet,duke qëndruar burrërisht gjithmonë.

 

Ai ishte një njeri i aftë dhe i formuar,Poet inteligjent dhe me virtyte të larta prej intelektuali të mirëfilltë, i pajisur me qëndrime kolegjiale dhe shumë njerëzore,pra si përmbledhje e të gjitha këtyre vetive,Din Mehmeti ishte një fenomen i rrallë njerëzorë të cilin na e vodhi vdekja tinëzisht dhe para kohe.

 

Për ne ish studentët e tij ,për miqtë dhe shokët që e kanë njohur anipse tanimë shumë nga ne, jemi bukur  në moshë, Profesori Din Mehmeti, ishte dhe mbetet një Poet vizionar për ato që shkruante, njeri unikal në mendimet e tija, i dashur për të gjithë dhe i dhembshur në shpirt për çdo njeri.

 

Poeti ishte njeri i pajisur me magjinë dhe artin e komunikimit,të cilat ate e bënin të veqant dhe nuk mund të harrohen as lehtë e as në kohë të shkurtër, ndaj edhe pse vdekja e mori para kohe, ai  mbetet përgjithmonë i pranishëm tek ne, me veprat e tij të pa vdekshme.

 

Pavarësisht nga jeta e tij e shkurtër, Profesori ynë i nderuar dhe Poeti i mirënjohur shqiptar, Din Mehmeti la një trashëgimi të pasur me botime të shumta, shkrimet e të cilit janë me shumë rëndësi në fushat e krijimtarisë letrare me shumë vepra të shkruara, të cilat meritojnë të studiohen dhe të evidentohen edhe më mirë e më kujdesshëm,për të parë përmasat e këtij Poeti, emri i të cilit duhet të shkruhet me shkronja të arta në shumë vende e institucione, por në mënyrë të veçantë në Shkollën e lartë Pedagogjike “Bajram Curri” të Gjakovës ,tash Fakulteti i edukimit ,ku për shumë vite me radhë, dha kontributin më të çmuar deri në vdekjen e tij.

 

Lavdi dhe nderim të përjetshëm, Jetës dhe veprës madhore të Profesorit dhe Poetit të mirënjohur, Din Mehmeti.

 

13 Nëntor 2010



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora