E diele, 28.04.2024, 06:27 AM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: U përkujtuan Dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

E merkure, 03.11.2010, 10:58 PM


NË 21 VJETORIN E RËNIES

 

U PËRKUJTUAN DËSHMORËT AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në 21 vjetorin e rënies janë përkujtuar dy dëshmorët e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu të cilët kanë rënë në një përleshje me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Në organizim të OVL  të UÇK-së në Besianë në përkujtim të dëshmorëve tek varrezat e tyre në fshatin Lluga dhe Llaushë janë mbajt homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh. Merrnin pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë, ish pjesëtar të UÇK-së dhe qytetarë tjerë liridashës. Ndërkaq në ambientet e shkollës fillore dhe të mesme të ultë në Lluzhan që mban emrat e dëshmorëve ,"Afrimi e Fahriu" me një program kulturo-artistik janë përkujtuar dëshmorët e kombit dhe është shënuar dita e shkollës që kremtohet çdo vit në këtë datë të shënuar historike,në ditën e rëniës së dy dëshmorëve të kombit Afrimit e Fahriut. Drejtori i kësaj shkolle Sheqir Krasniqi, tha se sot para nesh qëndrojnë obligime të reja në këtë realitet të ri të krijuar, që do të thotë se mësimdhënësit kontributin e tyre duhet ta japin në reformimin e ri të sistemit shkollor në mënyrë që të kemi një sistem shkollor sa më cilësor dhe frytdhënës. Ai tha se kjo shkollë me  pietet e mbanë  emrin   e dy  dëshmorëve kombit “Fahriu e Afrimi”, 2 nëntori është Dita  e shkollës  sonë  dhe  21 vjetori i rënies  heroike  të dëshmorit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Ndërsa drejtori i DA Nexhmi Rudari ku tha se këto raste  janë momente  të mira për të përkujtuar dëshmorët, pishtarët e lirisë, por edhe për  të rikujtuar se  kemi  obligime dhe detyra që  duhet t’i kryejmë. Shkolla  jonë po reformohet nga një shkollë  e informatave në shkollë të dijes , andaj është kënaqësi  e veçantë që këto raste të shfrytëzohen për të shpalosur  sukseset, arritjet dhe rezultatet e nxënësve dhe të mësimdhënësve. Në  emër    familjeve të  dëshmorëve  të pranishmit  i   përshëndeti  dhe i  falënderoi  Naim  Zhitia vëllai i Afrim Zhitisë.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora