E shtune, 27.04.2024, 03:31 PM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Shënohet 48 vjetori i lindjes së komandantit legjendar, Zahir Pajaziti

E marte, 02.11.2010, 10:58 PM


SHËNOHET 48 VJETORI I LINDJES SË KOMANDANTIT LEGJENDAR, ZAHIR PAJAZITI

 

ZAHIR PAJZITI ISHTE AI QË I PARI TRASOI RRUGËN DREJT LIRISË

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,të ZOLL-it, është shënuar ditëlindja e 48 e komandantit më të shquar të UÇK-së,Zahir Pajazit,shefit të parë të SHP,të UÇK-së,dhe një herit guerilasit më të shquar të UÇK-së. Manifestimi është mbajtur në vendlindjen e tij  në Orllan të Besianës, ku përveç familjarëve merrnin pjesë edhe shumë qytetarë të Llapit e të Gallapit, bashkëluftëtarë dhe veteranë të luftës së UÇK-së. Manifestimi ka nisur  me homazhet pranë përmendores së ngritur në qendër të Prishtinës për të vazhduar më pas në fshatin Pestovë,të Vushtrisë vendin e rrënjës së Zahirit dhe dëshmorëve Edmond Hoxhën e Hakif Zejnullahun. Ndërsa në manifestimin qendrorë që u mbajtë në oborrin e "Kullës Qëndresë " ,afër vendit ku edhe është i varrosur komandanti legjendar,ishin tubuar qindra veta të ardhur edhe nga shumë mjedise të Kosovës. Latif Gashi,para bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të pranishëm në Orllan  ka thënë se Zahir Pajziti ishte ai që i pari trasoi rrugën drejt lirisë,ky është amaneti i tij dhe i bashkëluftëtarëve të rënë për ideal i cili na obligon ne të gjithëve në trasimin e kësaj rruge.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora