E shtune, 27.04.2024, 03:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Mark Krasniqi

E shtune, 30.10.2010, 07:59 PM


MARK KRASNIQI

 

Me rastin e 90 vjetorit të lindjes

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë në disa mjete tona të informimit, në mesin e të cilave ishte edhe ‘’Zemra shqiptare’’ ,si edhe Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës, u shënua 90 vjetori I lindjes së Mark Krasniqit, me emrin e të cilit është e lidhur edhe etnogjeografia, historia ,letërsia, kultura dhe politika shqiptare.

 

Mark Krasniqi dhe Esat Mekuli ishin poetet tane te pare në Kosovë  qe na dhuruan vargje te fuqishme patriotike me të cilat ushqehej dhe rritej populli ynë I dalur nga lufta e Dytë botërore.Emri I tyre ishte një binom I pandarë me të cilin ishin mësuar të gjithë ata që ishin të etur për kulturë dhe çlirim kombëtar. Poezitë e tij të fuqishme  dhe me theks patriotik, Mark Krasniqi filloi t’i botonte më vonë ngase përcillej hap pas hapi nga UDB-ja serbe e cila tek ai shihte një rrezik të madh në të ashtuquajturin /indoktrinim/ të masave te gjëra popullore shqiptare.Në fillim të krijimtarisë së tij politike, shquhet përmbledhja e tij për fëmijë /Përrallat e gjyshit/ (1956) me të cilën hyri neë zemrat e filloristëve tanë. Me këtë vepër të bukur letrare , letërsisë sonë për të vegjlit , I vinte një poet I përmasave mbarëkombëtare , duke ua dhuruar edhe shumë vepra të tjera , jo vetëm letrare por edhe asosh qe I kushtohen gjeografisë tonë kombëtare, me aq sa e lejonin rrethanat politike-shoqërore, të cilat , një kohë të gjatë nuk ishin në favor të shqiptarëve të Kosovës, ngase gjithçka që krijohej tek ne, përcillej në mënyrë permanente nga sytë e armikut tonë vigjilent.

 

Tri vjet më vonë I botoi edhe përmbledhjet :/ Drita e parë / , / Borëbardha / , dhe librin antologjik / Posta e porositur / e cila ka mbetur njëri ndër margaritarët më të shquar të letërsisë për fëmijë , disa nga vargjet e së cilës I mbajmë mend edhe sot e atë ditë kur I kemi mësuar si nxënës të shkollës fillore. Imagjinata e poetit në këtë vepër është e jashtëzakonshme dhe arrin të depërtojë në shpirtin dhe kujtimet e çdo fëmije.

 

Pas botimit të /Postës së e porositur/ dhe daljes në skenë të disa poetëve të rinj për fëmijë si : Rexhep Hoxha, Rifat Kukaj, Vehbi Kikaj dhe shumë të tjerë , dukej se Mark Krasniqi ( si një shkollë në vete ) e kishte kryer misionin e tij të lartë , por kishim gabuar ngase ai akoma punonte në atë drejtim.

 

Ne vitin 1974 boton përmbledhjen /Lepuri analfabet/, për të na treguar se akoma merrej me ato qe ia donte zemra, për t’i kenaqur sa më tepër të vegjlit.Më vonë pasojnë edhe përmbledhjet poetike: / Kulla e buburrecit / (1989) dhe / Vjersha të zgjedhura për femijë/ (1998).

 

Nje vend të veçantë në letërsinë shqipe zënë edhe poezitë me titullin / ‘’Jehona e kohës’’ (1972), e cila u prit me padurim nga lexuesit e rritur të cilët e njihnin Mark Krasniqin që nga koha e fëmijerisë së tyre. Në poezitë e kësaj përmbledhjeje ai trajton fatin tonë të rëndë dhe përpjekjet tona të parreshtura për çlirim nga obskurantizmi sllavokomunist I cili kishte përfshirë çdo pore të jetës sonë kombëtare. Në poezinë e tij të ëmbel ai I këndon edhe vendlindjes , duke u ndikuar drejtëperdrejt nga rilindësit tanë që vuanin për fatin e vendit nën robërinë e huaj shekullore. Ta zëmë , kush mund t’i harrojë vargjet e Markut të cilat kanë aromën e hithrave , luleve, therrave dhe ftonjëve ?! Ose vargjet në të cilat atdheu i tij nuk është vetëm vendi ku ka lindur ai por shtrihet shumë më gjërë : (që nga Preveza deri në Tivar,gjithkund kam motra e vëllezër shqiptarë) duke na e perkujtuar një poezi të Naim Frashërit me këtë tematikë.

 

Misioni I poezisë së Markut ishte produktiv , sasior, cilësor,I pandërprerë dhe përherë në shërbim të ngritjes dhe konsolidimit të vetëdijes sonë patriotike. E falenderojmë shumë që për një kohë aq të gjatë na dhuroi vargje të tilla kuptimthella me të cilat u rritëm dhe u moshuam. Në këtë kontekst zë vend edhe aftësia tepër e lehtë komunikuese e autorit me të gjithë ata qe ua kushton vargjet e veta.

 

‘’Jehona e kohës’’ është një libër I guximit, I jetës, I shpresës për një të ardhme më të mirë dhe për qëndresë më të madhe para sfidave të llojllojshme që na kanë dalur përpara deri në ditët e çlirimit tonë definitiv.

 

Mbesin te skalitura sidomos vargjet:/Per ty liri , u hapen miliona varre (por ti kurre nuk vdiqe).

 

Ndër poezitë më të mira të tij një vend nderi I përket edhe asaj që ia kushton Nënë Terezës, e titulluar’’Lulja e truallit tonë’’dhe e botuar në vitin 1985.Sidomos përshtypje të mëdha na kanë bërë vargjet:/Zemra e saj amënore/u mbush me dashuri/që s’njeh dallim as kufi/Për njerëz skamnorë/ për njerëz të gjorë/ për vegjëli/…./Për njerëz të sëmurë e të uritur/ për të mitur e të rritur/../ Zemër e gjerë bujare/ e traditës së lashtë shqiptare/.

 

Prandaj duke e lexuar këtë poezi, vërtet antologjke, nuk mund të mos I citojmë edhe vargjet:/Për t’u shpëtuar jetën të tjerëve/Ti jetën tënde se ve në kandar/ky vetëmohim/këto trimëri të rralla/gjenden vetëm në përralla/mbi trimat legjendarë/.

 

Perveç si poet dhe shkencëtar I shquar Marku ishte edhe nje veprimtar I madh I bashkimit tonë kombëtar të cilin e kishte përherë në rend të parë. Edhe në veprimtarinë politike Mark Krasniqi dha kontribut te madh në unifikimin e faktorit shqiptar , duke ndikuar që me autoritetin e tij të madh,natyrisht bashkë me Dr. Rugovën dhe të tjerët, ta sillte edhe monumentin e Skenderbeut në Prishtine, që atë ditë nga sikleti Momqillo Trajkoviq ishte shprehur’’Ja para syve tanë po ndodhë krijimi I Shqipërisë së madhe’’.

 

Në fund duhet theksuar, siç tha Pajazit Nushi me rastin e kremtimit të 90 vjetorit, se:me 11 vepra shkencore gjeografike-etnologjike, tri tekste shkollore të gjeografisë, 10 vepra letrare, 9 përkthime nga letërsia dhe gjashtë shpalosje publicistike, akademik Mark Krasniqi ishte ndër prijatarët e veprimtarisë intelektuale, kulturore dhe shkencore dhe prijatar i zhvillimit të mendimit shkencor. Duke përmend krijimtarinë, aktivitetet dhe virtytet e Krasniqit, akademik Nushi ka thënë se në këtë front të gjerë të betejave ai ia arriti që të dilte ngadhënjimtar.



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora