E diele, 28.04.2024, 12:11 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Fatos Arapi

E hene, 01.11.2010, 10:59 PM


FATOS ARAPI

 

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes

 

Nga Halit Bogaj

 

Edhe Fatos Arapi është ndër poetët tanë më të shquar bashkëkohorë me emrin e të cilit është e lidhur letërsia e sotme shqipe.Ai u lind në vitin 1930 në qytetin e bukur të Vlorës.Atje kreu shkollimin e mesëm ndërsa studimet shkencore në Bullgari.Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar në Fakultetin Histori-filologji.Disa herë ka fituar çmime kombëtare dhe ndërkobëtare ndërsa në vitin 2008 është bërë lauereat I Kurorës së artë në Manifestimin ‘’Mbrëmjet e poezisë strugane’’ .

 

Fatos Arapi na ka dhuruar poezi të zhanreve të ndryshme të cilat posedojnë vlera të pashterrshme artistike dhe përveç poezisë, na ka lënë trashëgim edhe vepra të tjera letrare në prozë, siç janë dramat, kritikat letrare etj.të cilat dëshmojnë për njohurit e shumta të shkrimtarit  në fushën e letërsisë shqipe,të cilën  e adhuronte dhe e gjurmonte me passion të madh.Me të drejtë mund të themi se poezitë e tij janë ndër më të bukurat e letërsisë sonë, nga të cilat, përveç atyre me theks patriotik, duhet veçuar edhe ato që I kushtohen natyrës dhe dashurisë.Vjershat e tij të shumta me motive të tillla mbesin në kujtimet tona të përhershme, siç janë’’Halides’’, ‘’Ti do t’më dashurosh’’dhe vargjet e tjera të ngjashme, të cilat, po t’I lexojmë qoftë vetëm një herë nuk do t’I harrojmë kurrë!.Pra Fatos Arapi vërtet është një personalitet I rrallë letrar, pa të cilin letërisia jonë e sotme do të shënonte një vakum madh, ndaj emri I tij përherë  lakohet me nderim dhe pietet të merituar.

 

Duke qenë poet me renome dhe bagazh të tillë aq të begatshëm, në vitet shtatëdhjeta ai vinte në Kosovë dhe na gëzonte pa masë.Atëherë edhe Kosova ndihej e nderuar që ia botonte vargjet të cilat e joshnin çdo lexues të interesuar për poezitë e tij skofiare, të cilat ishte e sigurtë se I përkisnin thesarit tonë gjithëkombëtar letrar.Ai bashkë me poetët tanë të mëdhenj:Dritëro Agolli, Esad Mekuli, Ismail Kadare, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu, Ndoc Paplekaj, Bilall, Xhaferri etj.kanë bërë që poezia shqipe të ngjitet shkallëve më të larta të rrugëtimit të saj të mëtejmë.

 

Edhe ai një, vend të duhur dhe në saje të mundësive që I kishte, ia kushtoi edhe Kosovës dhe dashurisë së tij të madhe që kishte për vendin tonë të cilin dëshironte ta shihte sa më parë të lirë dhe të pavarur.Duke qenëse pritej me mirënjohje të shumta dhe dashuri të jashtëzakonshme, ai Kosovën kurrë nuk e nxori nga thellësia e zemrës së tij.

 

Gjithashtu na kanë mbetur në kujtesë edhe vargjet:/Lamtumirë/kahdo që shkoj/jam një copëz pejsazhi nga vendi im/,të cilat na I kutojnë edhe shumë poetë të tjerë të letërsisë sonë të cilët në poezitë e tyre I këndojnë me mallëmgjim atdheut dhe natyrës së tij, e ku bën pjesë edhe Ismail Kadare me poezinë ‘’Më ka marrë malli për Shqipërimë’’e cila u bë burim frymëzimi kur poeti ishte student në  Bashkimin sovjetik.

 

Mes tjerash poeti pa hezitim shkruan edhe për gabimet, pësimet dhe humbjet tona për të cilat shpeshherë dimë t’ia lëmë fajin tjetërkujt!Në këtë rrafsh ai na bën një kritikë të rreptë,natyrisht duke qenë edhe vetë pjestar I këtij populli, si të gjithë ne.

 

Të paharruara kanë mbetur edhe vargjet:/ Hej, vend!Plot diell e pa dritë/Pagan dhe fron për perënditë/Jetojmë nër male të lartë/Ku qlellln me dorë mund të zëmë/Dhe prapë:/Në ç'humnera kemi rënë/!,të cilat na zgjojnë asociacione të shumta.

 

Por mbi të gjithja, ajo që na mban pezull dhe na bën që shpesh ta kujtojmë poetin tonë të madh, është poezia ‘Atdheu’’ me vargjet e saj të fuqishme:/ Atdheu është dhimbje, është dhimbje/Një prill i pikëlluar në shpirt/Atdheu është kryqi, është kryqi/E mban - dhe të mban ty - në shpirt/Atdheu është toka e premtuar./Ti shkel si një zot dhe s'e ke ndën këmbë/Atdheu s'ka fjalë, ka sy të rishtuar/Vdes dashuria në dashuri që të çmend./Atdheu është buka e urritur/të ikën nga duart e dot nuk e ngopë/ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfiliturme/me sytë n'errësirë vetveten kërkon/Atdheu është varr i hapur, është varr/.Një jetë drejt tij shkon me besë që bind/Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë/Në një pikë loti lirinë e lind/Atdheu yt i vogli, i vogli, Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.

 

Por  thuajse vendi krysor në poezinë e Fatos Arapit I përket detit, të cilin e bartë mbi supet e veta që nga fëmijëria e tij, duke e përshkruar me vatgje shumë të bukura si:/ vogël, me pantallona të shkurtëra/me këmbë të zbathura e një këmishë humaje/që e qepte vetë gjyshja....Ashtu darkë për darkë dilja në breg/Ndër gishtërinj të këmbës së ftohtë më rridhte rëra/Unë prisja me orë të tëra/gjersa përnjëherësh/ tutje nëpër fushat e gjera të natës ngriheshin kope të çuditshme, të panumërta/kuajsh të bardhë/…/të cilët hingëllinin në fushën e gjërë të natës …dhe suleshin nëpër fortune/ , duke e përfunduar poezinë me fjalët./ Dhe tani, kudo që jam/ashtu fantastik e i madhërishëm, më ndjek pas deti....



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora