E diele, 28.04.2024, 04:42 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ina Leka: Profili i një personaliteti të dobishëm dhe energjik

E merkure, 03.11.2010, 10:56 PM


Profili i një personaliteti të dobishëm dhe energjik.

 

Nga Ina LEKA

Nën/Kryetare e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës K.S.U.SH

 

          Të përshkruash vlera është përgjegjësi, të vlerësosh vlera është vlerë. Në kohën tonë dhe në vendin tonë, vlerat njerëzore janë të rralla. Vështirësia qëndon në zbulimin e këtyre vlerave, në zbulimin e këtyre njerëzve, të cilët në plot kuptimin e fjalës janë të veçantë. Veçanti të tilla duhen evidentuar, vlerësuar, rritur dhe stimuluar. I tillë është personaliteti i dobishëm dhe energjik për të cilin do të referoj më poshtë.

          Qamil Dika, i diplomuar në degën e mjekësisë, Kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor (KKS). Studenti i rrallë, i cili ktheu në interes personal interesin e përgjithshëm të mbarëvajtjes universitare dhe studentore. Nismëtari i themelimit të strukturave studentore në të gjitha Universitetet e Shqipërisë. Njeriu dashamirës dhe respektues ndaj të drejtave dhe interesave të studentëve në mbarë vendin. Përfaqësues i denjë studentor dhe promovues i strukturave studentore në nivele kombëtare e ndërkombëtare. Shpirti iniciator dhe energjik, i cili nuk mjaftohet në kufijtë e vetvetes, por nxit, inkurajon, angazhon e drejton studentët në nisma e projekte gjithnjë të dobishme.

          Pak njerëz mund t’i shpëtojnë instiktit të egoizmit. Qamil Dika e fiton këtë sfidë të vështirë jetësore duke ndarë përvojën e tij me studentët dhe duke i shërbyer me devotshmëri e vullnet të plotë. Zbatues shumë i mirë i projekteve me vlera edukuese shëndetësore dhe në dobi të mjedisit. Njeriu që parapërgatiti dhe sensibilizoi komunitetin për proçeset e vyera drejt europianizimit. U bë zëri i demokracisë dhe lajmëtar i zhvillimeve të rëndësishme për hyrjen në NATO, kartat e identitetit, pasaportat biometrike dhe heqjen e rregjimit të vizave. Studenti i gatshëm për zgjidhjen e problematikave që studentët hasen dhe hasin çdo ditë nëpër universitete, për çështjen e diplomave, moduleve dhe programeve studimore etj. Sigurisht një figurë kaq e denjë dhe pozitive duhej të përfshihej në instancën më të lartë shoqërore, në politikë, për të përfaqësuar qytetarët e Elbasanit si kandidat për deputet në këtë qytet. I moderuar në mentalitet, i denjë intelektualisht, i madh shpirtërisht Qamil Dika plotëson profilin e një personaliteti të lakmueshëm dhe të paçmueshëm me vlera të vlefshme dhe të pazëvendësueshme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora