E diele, 28.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Faleminderit

Baki Ymeri: Etien Dilo dhe Shqipëria e tij

E diele, 07.11.2010, 09:59 PM


Etien Dilo dhe Shqipëria e tij

 

Nga Baki Ymeri

 

Krejt shqiptarët pajtohen me mendimin se nuk është diçka në rregull me klasën tonë politike. Janë të shqetsuar si pasojë e varfërisë sociale, kërkojnë diç tjetër, duke kundruar me të njëjtin parametër, edhe nga e majta, edhe nga e djathta. Duke u nisur nga ky pikëshikim i përgjthshëm, do të ishte gjë normale pritja e disa propozimeve të reja që do të zgjonin interes dhe besim te të dy palët, edhe te pala e majtë që vuan nga komplekset e socializmit të dështuar si sistem politik, edhe te pala e djathtë që është ntrashur me djersën dhe gjakun shqiptar, duke i lënë kriminelët e pandëshkuar, sidomos ata që e masakruan Kaliopi Dilon në Sheper të Zagorisë, më 25 janar 1991. Po vrasësit ku janë, pyet Piro Kuqi dhe përgjigjet me fjalë të tjera: Askush nuk na përgjigjet. O, kjo kasaphanë, këta ujqër që e mbrojnë xhelatin, këta vampirë që enden nëpër popull! Kush është Etien Dilo, autori i monografisë “Në udhëtim” ku bën fjalë për familjen e tij të persekutuar dhe personalitetet të padiskutueshme kur luhej fati i kombit.

 

Etieni u lind më 1938 në Sheper të Zagorisë, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, shërbeu si mësues dhe drejtues shkollash në rrethin e Fierit dhe gjimnazin e Balshit. Pas shembjes së diktaturës komuniste qe nderuar me titullin “Mësues i Merituar”. Ka ribotuar “Gramatikën” e Ilia Dilo Sheperit dhe ka botuar disa artikujt studimorë në shtypin e kohës dhe ka botur librat “Bija e Sheperit, një emër që rron mes nesh”, “Ilia Dilo Sheperi, asht nga ashti i mëmëdheut”, “Një botë që lind e nuk lind dot”, etj. Ka lënë në dorëshkrim edhe dy libra tjerë dhe është ndarë nga jeta aksidentalisht në korrik të vitit 2008. Nga burimet elektronike kuptojmë se Etieni iku e prishi punë, me punën e papërfunduar. Një libër e la në kompiuter. Për Etienin pa prishur qejf e me modesti do të rikujtoja thënien: ”Nuk është vetëm fisi që lartëson  njeriun, por është edhe njeriu që lartëson fisin”. E përjetojmë dhimbjen me kurajon zagoriote:

“Kujtoj Mëmën e Babanë. Qaj me lot duke kujtuar motrën e vëllanë. Etienin që kurrë “nuk u binte” kambanave” për t’u dukur, e mendojmë ulur në karige,  stoik para kompjuterit tek i jep Zagorisë, Kosovës, Shqipërisë, edhe një dëshmi atdhetarizmi, ashtu  në heshtjen e heshtjes që dëgjohet vetëm nga ”kujtesa e kohës”.

 

Dhe më tej: “Etien Dilo ishte shqiptari në fytyrën e shpirtin e të cilit zbuloje veç urtësi  e mënçuri, atdhetari që kurdoherë do të jetë një faqe libri për ne dhe gjeneratat që do vijnë, si arkeolog i dokumentave për gjuhën shqipe. Ngushllohemi  me punën e me jetën  aktive të këtij fidani të brishtë të lisit  Dilo, majë kulmore në Zagori e në Shqipëri,   si studiues e atdhetar që na  jep mesazhin e krenarisë së vlerave dhe vyrtyteve shqiptare që i bëjnë aq nder vyrtyteve njerëzore.” Libri i tij “Në udhëtim” strukturohet në 3 kapituj: Bij të Zagorisë, punëtorë të Rilindjes Kombëtare; Era e lirisë, zëra të Zagorisë; Shkërmoqja. Derisa në kapitullin e fundit boton disa elegji dhe një pjesë të letërkëmbimit (Xh. Puravelli-F. Dilo), në kapitujt tjerë, pas fjalës hyrëse jep

Jani Dilo dhe Ilia Dilo Sheperi
Jani Dilo dhe Ilia Dilo Sheperi
mesazhin e Agim Shehut me rastin e përurimit të bustit të Ilia Dilo Sheperit, citon nga fletët e historisë në gojën e popullit, jep shkrimet Nga pusi në mal, në Fushën e Sheperit, Drejt “Itakës” sonë, Dy fjalë për Sejfullanë, “Apostuj të rremë”, Një studim akademik, Studimi i Rilindjes Kombëtare, një domosdoshmëri e kohës sonë, Jani Dilo, një jetë kushtuar çështjes sonë kombëtare, Këta bij të Zagorisë, ç’vend zënë midis rilindësve dhe midis atdhetarëve veteranë?

 

Nga korrespondenca kuptojmë se pasardhësit e Ilia Dilo Sheperit janë idealistë “që shkruajnë me krenarinë e shqiptarizmit që rrënjët i ka të thella në edukatën e të parëve.” Aty bëhet fjalë për pasojat e krimit komunist dhe trimërinë e asaj nëne zagoriote (Kaliopi Dilo), që ra në atë vend e që lartëson nderin dhe lavdinë e nënave tona të masakruara nga bishat e diktaturës bolshevike.  Në shkrimet e Etien Dilos dhe korrespondencën e përfshirë në librin e tij kuptojmë shumë gjëra për heshtjen e atyre që s’lanë hale pa trazuar për të vrarë shqiptarizmin e traditën zagoriote, për zagoritët e Çajupit “që e bënë të parët tanë me mençuri e sakrifica të pashoqe deri në vetmohim”, për Faik Konicën që ka thënë: “Për të bërë Shqipërinë do të mbështetemi te tre shtylla të mëdha, te edukata familjare shqiptare, tek edukata shkollore dhe tek edukata fetare.”

 

Nga letërkëmbimi e deshifrojmë edhe përmbajtjen e librit të Etien Dilos, sipas të cilit kuptojmë se këto tre shtylla që i përmend Konica, “zagoritët i kishin ngritur të shëndetshme, shumë kohë përpara se të ngrihej shteti shqiptar. Familjet zagorite totalisht kishin në themelin e tyre moralin e lartë dhe në praktikë edukatën e punës shembullore, edukatë kjo që kishte emancipuar tërë jetën shqoërore në krahinë e kudo ku jetonin këta engjëj që rrezatonin kulturë e multikulturë. Një vepër briliante që ta mëson të vërtetën se “të parët tanë zagoritë, si të gjithë rilindësit, e kishin orientuar busullën e mirësisë tek drita e diturisë dhe këtë e bënin realitet. Me mençuri e sakrifica hapën një shkollë gjysmë të mesme mu në mes të Zagorisë, në Manastirin e Nivanit, që më 1880.” Ja kjo është Zagoria ortodokse e të parëve tanë që e predikonin diturinë, atdhetarizmin dhe fenë, pa urrejtje e përçarje, ngase ata që e kutivojnë fanatizmin islamik, ortodoks apo katolik, nuk ndërtojnë por vetëm prishin. Ndaj edhe unë po e përmbyll këtë shkrim me thënin e Jezu Krishtit: “Fali, o Zot, se ata nuk dinë se ç’bëjnë!”

 

Etien Dilo, personalitet i padiskutueshëm i kombit shqiptar
Etien Dilo, personalitet i padiskutueshëm i kombit shqiptar



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora