Mendime
Haxhi Dulla: Trendi më i ri në botë
E diele, 03.10.2010, 06:51 PM
Trendi më i ri në botë
Facebook – shteti i tretë në botë për nga numri i anëtarëve
Nga Haxhi Dulla – Varshavë
Sot Facebook numron 500 mln. përdorues – më shumë banorë ka vetëm Kina dhe India. Përdoruesit për shërbim në këtë portal nuk paguajnë asgjë, porse Facebook edhe ashtu ka përfitime të mëdha, kryesisht nga reklamat.
Historia e Facebook ka filluar më 4 shkurt të vitit 2004, kur studenti flokëkuq Mark Elliot Zuckerberg duke u argëtuar me kolegët e tij student në akademikun e Univerzitetit Harvard aktivizon servisin social Facemash duke hyrë në mënyrë jo legale tek rrjeti i sistemit të instytucionit edukativ duke vjedhur fotografitë e kolegeve studente nga një Kamp i Përbashkët qëndrimi . Më pastaj 20 vjeqari Zuckerberg i vendosi këto foto në faqën Facemash.com - ku surferet kishin mundësi të zgjedhin dhe votojnë më të bukurën.
Informacionet për Facemash u shpërndan shumë e shpejt ndërmjet studentëve dhe brenda disa orëve u bë nje faqe shumë vizituar.
Sot pak njerëz e njohin 26 vjeqarin , themeluesin dhe ndërtuesin e Facebook që ka numrin e tretë në botë për nga anëtarët e regjistruar (gjysëm miliardi anëtarë. ). Zuckerberg është njëri ndër miliarderët më të ri në botë.
Themeluesi dhe pronari i Facebook Mark Zuckerberg
"Forbes" pasurinë e tij e vlerëson në mbi 4 miliard dollar.
E gjithë kjo është arritur duke iu falënderuar surfereve të cilët, duke hapin konto të reja në Facebook, ftojnë miq të tyre, dërgojnë foto, filma, dhe njihen me personat nga vende të ndryshme të botës.
Për konto në Facebook nuk duhet paguar asgjë,sepse pronari edhe ashtu fiton shuma të larta nga reklamat.
Facebook është një trend i ri në botë. Brenda 3 muajve ka anëtaresuar 100 milion anëtar të rinjë.
Në disa vende të mëdha si SHBA, Britania e Madhe , Francë , Gjermani…, Facebook-un e shfrytëzojnë mbi gjysma e surfereve . Në Rusi në një inteval të shkurtër kohor numri i anëtarve u rrit në 1,3 milion anëtar ,ndërsa në Kinë edhepse gjendet në listën e zezë të shtetit dhe është automatikisht i ndaluar ( kinse nga pornografia ) ka të tillë qe e thejnë blokadën qeveritare kineze.
Së shpejti në kinemat kineze do të qfaqet filmi "The Social Networking", kuptohet i dedikuar Facebook-ut, me Zuckerbergun në rolin kryesor.