Kulturë
Istref Haxhillari: Ikje
E enjte, 16.09.2010, 07:45 PM
 Istref Haxhillari
Istref Haxhillari
 
Ikje
 
Kjo ditë vjeshte po vdes
Krahëve të zogjve shtegtarë
Qielli i bronztë tërë dhimbje
Rrëzohet mbi korijen e zhveshur
 
Ende fryn Kriveci
Nën flamujt e frymës tënde
Anijet e bardha
Kalojnë nëpër lumenjtë e gjakut
Të fatit
Ku vjeshta lidhte ylbere
Rreth gushës
E këndonte për dashurinë time
 
Dhjetëra gishta prekin këtë ditë
Aroma e ishujve të largët
Përkundur në ëndërrimë të buta
 
 
Shoh hënën e argjëndtë
Që këputet nga degët e vjeshtës
Dhe bie në varrezën e gjetheve
 
Pogradec, 14 shtator 2010, e martë
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Gazi  Buxheli: Copëza jete
						Jorgo S. Telo: Na beko, o shënjtëria jonë!
						Kujtim Agalliu: Kafja e papaguar
						Mihal Gjergji: Rezatime aktuale nga  Prof.  Isuf Luzaj
						Musa Ahmeti & Flora Durmishi: Shpresa Gashi, një ikonë që lidh dy shekuj
						Poezi nga Engjëll Koliqi
						Vullnet Mato: Mungesa jote
						E vdekura - Tregim nga Irena Gjoni
						Demir Krasniqi: Jam Drejtor
						Vasil Tabaku: Me këngën time dhe jetën
						Halil Haxhosaj: Pesha e poetikës dhe figuracionit
						Tom Thercaj: "Nënë Tereza më ka ndryshuar jetën"
						Mërgim Korça: Shkrimtari poet Visar Zhiti - Vepra e tij “Ferri i Çarë”
						Dy poezi nga Eduard M. Dilo
						Riza Hoxha, Gjon Neçaj: Zyraja, invalidja e dashuruar me jetën
						Dy skica nga Ina Kollçaku
						Poezi nga Tahir Bezhani
						Çlirim Uça: Jeteshkrim i shkurter
						Këze Kozeta Zylo: Motrat e misionit “Nënë Tereza”
						Luan Çipi: Shoqes sime
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










