| E enjte, 16.09.2010, 08:45 PM |
Istref Haxhillari
Ikje
Kjo ditë vjeshte po vdes
Krahëve të zogjve shtegtarë
Qielli i bronztë tërë dhimbje
Rrëzohet mbi korijen e zhveshur
Ende fryn Kriveci
Nën flamujt e frymës tënde
Anijet e bardha
Kalojnë nëpër lumenjtë e gjakut
Të fatit
Ku vjeshta lidhte ylbere
Rreth gushës
E këndonte për dashurinë time
Dhjetëra gishta prekin këtë ditë
Aroma e ishujve të largët
Përkundur në ëndërrimë të buta
Shoh hënën e argjëndtë
Që këputet nga degët e vjeshtës
Dhe bie në varrezën e gjetheve
Pogradec, 14 shtator 2010, e martë