E shtune, 27.04.2024, 09:28 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Me rastin e 28 - vjetorit të vrasjes së atdhetarit e patriotit Vehbi Ibrahimi (III)

E hene, 02.08.2010, 09:58 PM


Me rastin e 28 – vjetorit te vdekjes se se atdhetarit e patriotit VEHBI IBRAHIMI

 

ESHTRAT  E  MIA  HERET  APO  VONE..,  T’MI  DERGONI  NE  KOSOVEN  E  LIRE

                       DHE  TE  BASHKUAR  ME  NENEN  SHQIPERI.

Nr .3

 

Nga Ramiz DERMAKU

 

  shtunën me 10-tetor të vitit 11982 ishte  ditë pushimi. Vehbiu kishte vendosur që ta vizitojë një shokë të tij, i cili  ishte i shtrirë në spital. Para se të shkonte në spiatal Vehbiu, kishte hapur dritaret për tu  ajrosur banesa. Bashkëshortja e Vehbiut ishte duke i pastruar shkallët jashte. Papritmase drejtë banesës së Vehbiut vinte një njeri i pa njohur e i maskuar mire ? ! . Ai njeri i panjohur ofrohet afër shkallëve të banesës së Vehbiut ? ! Pyetë bashkëshorten e Vehbiut ..  ? ! për dike të panjohur .., me vrapë ngjitet shkallëve të banesës së Vehbiut, sikur të ishte i çmendur.., kur arrinë tek dera e banesës së Vehbiut (dera ishte e hapur) nxjerrë revolen nga beli dhe shtie dy plumba në ballin e atdhetarit Vehbi Ibrahimi, i cili do të vdesë. Me shpejtësi të madhe krimineli, vërsulet ndaj bashkëshortes së Vehbiut, duke u larguar shtie me revole edhe ndaj shoqës së Vehbiut, por deshi zoti dhe fati,ai nuk arriti ta qëlloj me asnjë plumbë bashkëshorten e Vehbiut. Krimineli me hapa të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes. Edhe kjo vrasje si shumë të tjera ishin përgatitur gjatë nga UDB-a Jugosllave e kuzhinat serbo-çetnike, për t’i likuiduar kokat më të afta, intelektualët, atdhetarët, etj, duke menduar se ne këtë mënyrë do të mbjellë frikë e panikë tek shqiptarët. Mirpo, ata u mashtruan, sepse sa më tepër që shtohej, dhuna, presioni, rrahjet, burgosjet, vrasjet aqë më tepër shtohej urrejtja ndaj armikut dhe dashuria ndaj ceshtjes kombetare.  Pra, thotë shoku më i ngushtë i tij, dhe kryetari i BKDSH-re, z. Emil Kastroti, 10 - tetori i vitit 1982, ishte dita më e rëndë për mua,(nga sytë i rrjedhin lotët ) po më kujtohen fjalët e fundit që mi tha në banesën e tij; “Eshtrat e mija, heret apo vonë.., t’mi dërgoni në Kosovën e Lirë dhe të Bashkuarë me Nënën Shqipëri”. Ky ishte amaneti i tij i fundit,i cili më përcolli, kudo. Vrasjen e atdhetarit Vehbi Ibrahimi, policia belge bëri orvatje ta quaj mosëmarëveshje të shqipëtarëve në mesë vete, mirpo mërgimtarët tanë ishin koshientë, ata e dinin se këtu s’kishim të bënim me qerim hesapesh në mes vehte, por kjo ishte një vepër –skenar i përgatitur gjatë dhe i financuar nga UDB-a Jugosllave, e cila e ka traditë të kryej krime ne mënyrë tinëzare e barbare. Të organizuar mirë, për ta vorrosur atdhetarin Vehbi Ibrahimi, kishin ardhur një numër i madhë i mërgimtarëve tanë, nga shumë shtete të Europës e më gjërë. Kufomën e atdhetarit Vehbi Ibrahimi, e dërguam para ambasadës serbe, duke I thënë: Ju na e vratë Vehbiun, Ju jeni mësuar të vrani pasë shpine, këtë e keni traditë. Por ne jemi të vendosur, që gjakun e tij ta nxjerrim.., etj. Babai I Vehbiut si gjatë pritjes së shokëve, por edhe gjatë përcjelljes së kufomës së djalit, tregoi se është burrë mbi burrat, çdo herë duke qeshur thonte: “ Për çlirimin e atdheut, dhe bashkimin me Nënën Shqipëri, jamë në gjendje ti falë të gjithë djemtë  e mijë”. Pra Vehbiu ishte viktima e parë që vrau UDB-a jugosllave serbo-çetnike në diasprë. Para se të vritej Vehbiu, ishte kryer një atentatë ndaj aktivistit të BKDSH-re, ndaj z. Rasim ZENELI, në Frankfurt të Gjermanisë, me 14 –maj të vitit 1981. Por deshi fati që ai ti shpëtoj vdekjes.., mirpo sot jeton i paralizuar në karrocë. Pasë tyre UDB- a jugosllave vazhdon aksionet kriminele edhe ndaj vllëzërve Gërvalla, Kadri Zekës, Enver Hadrit, etj. Këto dhe shumë vrasje tjera që i kreu regjimi kriminel sllavo-cetnikë, janë një thirrje e popullit shqipëtarë që të bashkuar dhe unikë mund ta realizojmë amanetin e shumë martirëve, (pra nëse kërkon populli) Bashkimin Kombëtarë. Ideali I lartë për të cilin dhanë jetën shumë martir nuk guxon të harrohet. Amaneti I të gjithë martirëve të rënë për çlirimin e atdheut ishte që sa më pare të bëhet  Bashkimi Kombëtarë. Dëshirat dhe gjaku i derdhur I tyre janë realiteti  ynë kombëtarë.

P.S. Shënimet e marra nga kryetari BKDSH-re, për të gjitha trojet shqipëtare  z. Emil Kastrioti

-Shaban Shkupi, krytarë BKDSH-re për Belgjikë, dhe shokë I Vehbiut,

Ramiz Zekolli , shokë I Vehbiut.

“Lavdi u çoftë të gjithë atyre që fijuan jetën për çështje të atdheut”

 

1.o8.2010



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora