Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E enjte, 22.07.2010, 08:40 PM
Engjëll Koliqi
GËZIM I MADH
Në pëllëmbët tona
Të gjithësisë
Gëzim i madh
Ka lulëzuar
Dhe është hapur
Vallja e dashurisë
Në drejtimin historik
Të amshimit
-
Përpara!
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
TË MOS PËRSËRITEN MË
Të këqijat me përfundim tragjik
Le t’i lëmë
Si kujtime muzeore
Margjinave të historisë
Të mos përsëriten më kurrë
E ne
Në përqafim të dashurisë
Le të marshojmë
Shtigjeve të lumturisë
Deri në amshim
!!!
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
ME STILIN E TYRE
Me një fuqi
Të panjohur në histori
Detyrë të vështirë
Kanë marrë
-
Zemrat duan t’i hapin
Me çelës muzikor
Në rrugën e intereseve
Të maskuar me dashuri
-
Do t’ia arrijnë?!
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
NË PIKAT E REALITETIT
Në shërbim
Të së lumes dashuri
Kemi pasur pengesa
Dhe vështirësi
Me pika djerse
Jemi mbuluar
Me premtime të kota
Jemi mërzitur
Por mbetemi
Pika të rëndësishme
Të historisë
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
KEMI KAPACITETE
Në misionin tonë të dashurisë
Do të jemi
Të suksesshëm
Sepse
Kemi fuqi shpirtërore
Dhe kapacitete
E para së gjithash
Vullnet të plotë
-
Vlerat dhe sukseset
Nuk do të na mungojnë
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
JASHTË RENDIT TË DITËS
Kanë filluar diskutimet
Pa i parë kush
As pa i degjuar
Me gjasa
Që të vazhdojnë
Deri në pambarim
...
Temat janë të shumta
Dhe ndërrohen
Nga dita në ditë
Sipas shijeve t’intereseve
Të përditshmërisë
-
Kur merr fjalën politika
S’ka rend dite
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
MOS U MËRZIT
Të jesh e sigurtë
Dhe mos u frigo
Këtu në zemrën time
Nuk ke vapë
As rreziqe
Freski të këndshme behari
Dhe ëmbëlsi dashurie
Gjen çdo moment
Rehatohu!
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
NDJENJË E DASHURISË SIME
Edhepse jemi larg njëri-tjetrit
Tashmë të ndjej thellë në zemër
Dhe shpirti im ndjen freski në praninë tënde
Udhërrëfyese e ndjenjave të mia
Ëmbëlsi e dashurisë sime
Deri në përjetësi
...
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
PËRKUJTOJMË DHE VEPROJMË
Në ditët
Që përkojnë me qenien tonë
Dhe me prospetitetin
E përspektivën
Historinë e lavdishme e përkujtojmë
Dhe njëkohësisht veprojmë
Për historinë që po na vjen
Për ardhmërinë
...
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
DO E GJEJMË DITËN
Shpirti im
Ne që ndjejmë
Zjarr të fortë dashurie
Brenda
Do e gjejmë ditën e lume
E do e shijojmë mjaltin e bekuar
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
NË PRAPASKENË
Shumë sherre
Pa zhurmë
As pa shamata
Me fjalë të zgjedhura
Koplotet vlojnë
Konform intereseve
...
Gjithçka bëhet
Larg syve të njerëzisë
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
DUKE UDHËTUAR...
Shumë relieve kam kaluar
Anekënd botës
Por dashuri kam gjetur
Vetëm në vendin tim
-
Gëzuar Iliri!
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
KUJT T’I BESOJMË
Dikush e vërteton një fakt
Me argumentet e veta
Të tjerët
Argumente të tjera nxjerrin
Për të njëjtën temë
...
Në këto rrethana të ndëlikuara
Kur dashuria
Konfrontohet me njëmijenjë interese
Jemi në hall
Dhe nuk dijmë
Kujt t’i besojmë
-
Dashuria
Ka të drejtë përherë!
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
KONTESTIME FORMALE
Në çdo parlament
Ndeshje të forta
Me kundërshtime
E kontestime
...
Pozitë dhe opozitë
Vetëm zhurmë bëjnë
-
Me ligje injteresesh
Gjithçka formale e kanë
Me regji nga lartë
Bëjnë zhurmë
Për askënd
Dhe për asgjë
...
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
KUR FLET ZEMRA
Nuk dëgjoj
Asnjë zë tjetër
-
As zhurma
As kushtrime
-
Pa humbur kohë
Nisem
Në rrugën e bekuar
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
NËN MBIKQYRJE
Edhe mes njëmijenjë interesesh
Ku shumë nga zotërat
Na sillen mbi kokat tona
Dhe na mbajnë nën mbikqyrje
Shkëndijat e dashurisë sonë
Shkrepëtijnë
Dhe vezullojnë
Duke i bërë dritë besës
Që gjithmonë
Të triumfojë
E vërteta
Dhe drejtësia
...
Edhe të mbikqyrur
Jemi të vlefshëm
Dhe të domosdoshëm
Për dashurinë
-
Tashmë e dijnë të gjithë
Dhe na ndjekin
Në të shenjtin mision
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
NË PETALET E DASHURISË
Gëzuar
Dhe krenar
E shoh pranverën time
Dhe
Pa humbur kohë
Ia filloj
Të thith nektarin e jetës
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
DUKE FOLUR
Me një regji të caktuar
Duke i ikur realitetit
Shumë politikanë
Sjellin shumë përralla
Me zotime
Dhe premtime
Të thata
Për diçka që vetëm ata e dijnë
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
SHKRUAJMË HISTORINË
Me gjestet tona
Me lëvizjet
Dhe me të bërat
Në misionin tonë
Me penën e artë
Të dashurisë
Qëndisim kënaqësitë
Dhe dëshirat
Dhe krenarë
Shkruajmë historinë
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
PËRPARA!
Në misionin tonë
Jemi të pandalur
Dhe të palodhur
Sepse
Dashuria është
Gjithnjë e më e ëmbël
Gjithnjë e më joshëse
Gjithnjë e më triumfuese
-
Përpara!
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
DUKE DËGJUAR MUZIKË
Gjithnjë e më i ëmbël bëhem
Gjithnjë e më afër fronit të dashurisë
Gjithnjë e më i rëndësishëm më duket vetja
-
Gjithmonë
Ndjehem triumfues
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010
PA KRAHASIME
Rruga e dashurisë
Në pranverën tonë
Është më e mira
Dhe e domosdoshme
Prandaj
Pa bërë analiza
As krahasime
Të nisemi menjëherë
Dhe të marshojmë
Me fuqi të reja
Deri në pafundësi
Garlate (Lecco), 12 korrik 2010