E enjte, 01.05.2025, 05:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Këngë për Nesret Sylejmanin

E merkure, 21.07.2010, 09:31 PM


KËNGË PËR NESRET SYLEJMANIN

 

  Cërrnicë , afër Gjilani –

U lind   Nesret Sylejmani .

Shoqin e tij nuk  e di –

Urtak , enciklopedi !...

 

 N’ daç me shtrua  muhabetin ,

N’ daç me i ditë ndejës lezetin –

Shko n’ Cërrnicë, thirre Nesretin ,

Ia di rendin dhe adetin .

 

N’ daç me ndie fjalë burrërie ,

Fjalë kanuni e urtësie –

Shko n’ Cërrnicë, thirre Nesretin ,

Ai ta thotë realitetin .

 

N’ daç me ta hijeshua konakun ,

Nga humori me e mbajt  barkun ,

Merr Nesretin në atë fshat –

Ta banë natën dy sahat .

 

Fjala e tij gjithmonë ka peshë ,

Muhabetin mirë e ngjeshë ,

Sa herë ulet në mes nesh –

Brinjët na dhembin duke qeshë !

 

Sa herë mblidhemi në qytet ,

Kur mungon Baca Nesret –

Si ndër t’ vjetër , si ndër t’ rinj

Ndihet  thellë mungesa e tij !

 

Njerëz të tillë që shuajnë mallë –

N’ trojet tona lindin rrallë !

T’ ua dimë  vlerën dhe kimetin ,

Paçin jetën dhe shëndetin !

 

Gjilan, më 21.07.2010.         

Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx