E enjte, 01.05.2025, 01:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Petro Lati: Ju tregoj jetën time në RTSH

E merkure, 21.07.2010, 06:09 PM


Flet gazetari, skenaristi i 70 filmave dokumentarë, Petro Lati:

 

Ju tregoj jetën time në RTSH*

 

Nga Albert ZHOLI

 

Petro Lati tashmë mbetet një ndër dokumentaristët më të vjetër në TVSH. Kur ishte i ri ai e shihte të largët, shumë të largët, gati në ëndërr punën në këtë institucion të parë të medias vizive shqiptare. Emërimi në këtë vend të “Shenjtë” siç e quan ai, erdhi gati e papritur. Se besonte kur i dhanë lajmin e emërimit. Ashtu me ndroje, me trup të imët, por i durueshëm, studjues, punëtor, shumë shpejtë fitoi simpatinë e drejtuesve. Filloi punë në emisionet për fëmijë dhe nga vitit në vit, bashkë me rritjen e ekpserincës, rriteshin dhe kërkesat e tij ndaj vetes, duke dhënë nga vetja e tij çdo gjë me zemër. Por sipas tij dhe shum ë kolegëve “Enciklopedia televizive”, mbetet një ndër emisonet më të suksesshëm. Më vonë ai “dashurohet” me filmin dokumnetarë. Janë plot 70 dokumentarë në arkivin e TVSH që mbajnë vulën e tij. Por cikli i dokumenatrëve 17 dokumentarë  si pjesë  e ciklit “Familjet e më dha”, mbetet ndër më të realizuarit dhe më të ndjekurit.

 

Një jetë të tërë në RTSH, si e imagjinuat dhe si filluat punë në këtë media vizive nënë të tërë televizioneve të sotëm?

 

  vitin e fundit të  universitetit kisha shumë  pikëpytje, mëdyshje, pasi nuk e dija se ku do do të  përfundoja si të  kisha mbaruar studimet. Ishim djem të rinj, studentë dhe kur shkonim në  fakultet, shpesh na binte rruga nga RTSH. Studioja për gjuhë-letërsi.  Kur shikoja RadioTiranën më dukej një godinë magjike, e mrekullueshme. Ata që punonin atje i mendoja se njerëz shumë të veçantë dhe të përgatitur. Por vete, që  të punoja me Radio-Tirana, nuk e kisha menduar kurrë. Më dukej një ëndërr shumë e largët, gjithënjë  mendoja se do punoja në  ndonjë  fshat të  largët e të  thellë , siç lanë  vitet më    bukura shumë  moshatarë    mi. Por atëhere kur kisha marrë  diplomën dhe prisja me ankth emërimin, ndodhi ajo që  nuk e prisja, apo më  saktë  nuk ia kisha ushqyer vetes: do të  punoja në  këtë  godinë    artë !

 

-Si erdhi ky emërim, erdhi rastësisht apo….?

 

-Kam mbaruar studimet e larta në  vitin 1968. Isha në Vlorë, në  pritje të emërimit. Një mbrëmje me bashkëmoshatarët e mi shëtisnim te “sheshi I Flamurit”, ishin ditë    prtijes, që    dukeshin shumë  te gjata. Aty mora vesh, nga disa studentë që sapo kishin ardhur nga Tirana, se më kishin emëruar në Televizionin Shqiptar. Më dukej e pabesueshme. S’u besoja atyre që ma dhënë këtë lajm. Kishte edhe studentë të tjerë po kaq të mirë, të tjerë dhe më të mirë se unë. S’dija të kisha mik….Nuk pretendoja se isha më i miri. Nuk kisha treguar ndonjë aftësi të jashtëzakonëshme. Kjo është  e vërteta dhe për më  tepër nuk dija se ç’ishte televizioni….mendoni ishin vitet ‘70!

 

Ky qe një fat për mua. Fat i madh.

 

-Kur morët emërimin çfarë ruani në kujtesën tuaj në atë moment?

 

-Në atë periudhë Televizioni ishte një studio shumë e vogël. Pastaj vinin disa mjedise të ngushta ku ishin pranë e pranë regjia, aparatura të kontrollit, të regjistrimit dhe të  transmetimit. Kur hyra ditët e para në këto ambinete kam takuar Fuat Bozgon, shef i kulturës në  Televizion. Mbaj mend edhe një  “ngjarje të  vockël”: një  prozhektor u shkëput nga tavani I studios, por fatmirësisht nuk goditi njeri! Punohej në  kushte shumë    vështira. Në fillim  mendonin që të më çonin telekronist, por në atë periudhë pata disa probleme shëndetësore dhe drejtuesit vendosën që të punoja si gazetar në  emisionet e fëmjëve.

 

-Kush ishte atëherë drejtues i emisionit të fëmijëve, dhe ju çfarë roli luajtët?

 

-Në emisionet e fëmijëve kanë qenë disa gazetarë si: Natasha Cipi, Stoli Beli, ndërsa përgjegjës kishim Kliton Gilanin. Kuptohet që çdo gazetar kishte drejtuesin e vet të  emisionit. Aso kohe unë  aktivizoja studentë    Institutit të  Lartë    Arteve, për momentin më  kujohen Pandi Siku e Gëzim Kame, por kam afruar edhe të  tjerë. Ishim një  grup i vogël dashamirës, që  dëshironim të  bënim gjëra të  bukura. Diskutonim shumë, por dinim të ndanim debatet nga qejfmbetjet. Mbi të  gjitha njerëzit na donin shumë. Ata na kanë  dhënë  kulturë , njohuri, emancipim. Dua të  kujtoj këtu Safo Markon, një  piktore e talentuar dhe e rrallë , e cila më  ka ndihmuar shumë  kur përgatisnim përrallat për fëmijë. Shkollat i kishin dyert e hapura kurse artistët nuk mbaj mend të  na refuzonin. Në  emisionet që  kam përgatitur për fëmijët me kanë  nderuar aktorë    mirënjhohur si Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, fisniku Ilia Shyti, Drita Hazhiraj etj. Më vonë në  Televizion erdhën edhe gazetarë   të tjerë. Kështu u arrit që  emisionet e fëmijëve të  mirëpriteshin në  familjet shqiptare, doemos aty ku shihej Televizioni, pasi po flasim për vitet ’70. Ishte emisione serioze, edukative, që ndiqeshin nga fëmijët. Këto emisione transmetoheshin në tre ditë të javës. Pas vittve ‘73, kur në  televizion u krijuan mundësi më    mëdha për të  xhiruar në  terren, kam përgatitiur telereportazhe për fëmijët në  Tiranë  dhe në  rrethe të  ndryshme të  vendit. Ishte një  emision I përjavshëm, I lodhshëm, por më  dha mundësi të  shkel thuajse në    gjithë  vendin.

 

-Një emision që zgjati…?

 

-Kam kaluar disa periudha. Fillova në vitin 1970 dhe kjo vazhdoi deri në vitin 1976. Atëherë kuptova se kisha bërë gjithçka mundja për fëmijët. Mendoja se kisha dhë në  gjithcka, e kisha “thënë  fjalën” time për fëmijët dhe duhet të  kërkoja më  shumë. Më  duhet të  them se në  Televizion e drejta për krijimtari u është  dhë në  “me pash” të  gjithëve, është  mbështetur kushdo që  ka dashur të  krijojë. Tamam në  vitet ‘76-77 jam marrë me disa konkurse shumë interesante si në letërsi, arte figurative, kimi, gjeografi, për sportin. Konkursi për sportin ka qenë një çmenduri e vërtetë. Në pallatin e sportit në Durrës xhiruam tetë ditë, ku vetë isha gazetar, skenarist. Vera Grabocka ishte regjisore. Xhirimet bëheshin me një  nga studiot lëvizëse të  Televizionit. Konkursi për sportin zhvillohej mes të  rinjve të  shkollave të  mesme të  vendit. Pallati në  Durres mbushej plot. Atje konkurentët u përgjigjeshin pytjeve të shumta nga sporti dhe historiku I tij, kurse në  tapet zhvillohej gjimnastikë  artistike. Ishte si të  thuash pjesa e spektaklit. Para dite kishte gara vrapimi, kërcim së larti, së gjati, një “maratonë” deri tek Plepat. Në  studio e montazhit u unifikua gjkithë  ky xhirim që  vazhdoi për tetë  ditë  rresht dhe ku morën mbi 160 të  rinj e të  reja, ku një  pjesë  ishin  sportistë    njohur. Në  mos gabohem korcarët morën vendin e parë.

 

-Në ç’vit është realizuar ky konkurs për sportin?

 

-Kjo është realizuar ne vitin 1977. Por ishte shumë i lodhshëm. Në vitin 1978 më thërret në drejtori drejtori i Televizionit, Marash Hajati, dhe më thotë se duhet të fillojmë emisionin “Enciklopedia televizive”. Në fillim unë hezitova por ai më tha se duhet ta filloja menjëherë. Enciklopedia televizive ishte më së  shumti një dritare për shkencën, kulturën, artin për c’ka ndodhte në botë. Ishte një eksperiencë  e re. Emisioni i parë  është  guri I provës- si të  thuash. Një  nga episodet më  interesante të  atij emisioni të  parë  ishte fillesa e Lojërave Olimpike, një  material I shkurtër xhiruar nga francezët, shumë  i bukur. E reja ishte se unë  e paraqisja vetë  atë  emision, kështu që  brezi im më  njohin si “autorin” e Enciklopedisë  Televizive. Besoj se merita ime ishte te përzgjedhja e materialeve të  huaja, bashkëpunë- torët e shumtë      kanë  ndihmuar dhe paraqitja e emisionit. S’ishte e lehtë të drejtoje dhe të përgatitje një emision të përjavshëm.

 

-Sa zgjati ky emision?

 

-Unë e vazhdova deri aty nga viti 1986-87, pastaj e vazhdoi një kolegu im. Në vitin 1990 u  futën shumë  burime të huaja dhe unë mendova se e kisha dhënë kontributin tim në këtë emision. Afërsisht një dekadë.  Po ky emision ishte një  dritare e vogël, ku informacioni bashkëkohor ishte shumë  I pakët dhe njerëzit donin të  dinin…. Atëherë kam  dhënë  një  cikël shumë  inrteresant për historikun e baletit. Ishte një  prodhim I BBC-së.  Mora si konsulent baletmaestrin Agron Aliaj. Ishte një bashkëpunim shumë i frytshëm dhe ka vazhduar 7-8 javë. Në  emision u “dhanë ” edhe packat, që  nuk kaloi pa debat, pasi në  trupën tonë   baletit aso kohe mbaheshin fustane    gjatë. Kur u dha emisioni i parë ne prisnim reagime negative, për përdorimet e paçkave, por prova kaloi me sukses. Nuk pati reagime nga jashtë. Kjo ish më  e rëndësishmia, cikli I emisioneve për baletin vazhdoi edhe më  tej.

 

-Kur keni filluar për herë të parë filmin e parë dokumentar, si ke ecur me këtë rrugë të re në jetën tuaj ?

 

-Kur bëja “Eencikopedinë televizive”, bëra një dokumentar afro 15 minuta për Lasgush Poradecin. Ai dokumentar është dhe tani, por është në një  aparaturë    quhet “ampeks”, që  tashmë  nuk funksionon dhe ku janë  bllokuar mijëra orë  programe. Besoj se ka qenë një punë e mirë. Kur meresha me Enciklopedinë  televizive, duke parë shumë dokumentarë të huaj, prodhime franceze, angleze, italiane edhe kuptova se ç’ishte dokumentari. Ajo ishte një shkollë e dytë  për mua, sepse ne nuk dinim dhe mësuam në  punë  e sipër.  Kemi lexuar dhe kemi përkthyer literaturë të huaj. Në vitin 1990, mendova se duhej të kaloja tek filmi dokumentar. Puna që e kam bërë me shumë dëshirë ishte një  dokumentar për Nermin Vlora Falaskin, një  pasardhëse fisnike nga dera e madhe e Ismail Bej Vlorës. Ajo ndodhej në  Vlorë  për festimet 80-vjetorit të  Pavarësisë. Ky film zgjati 30 minuta dhe e kam punuar me shumë pasion. Që nga viti 1992 e më  pas kam realizuar shumë, shumë  dokumentarë. Por gjëja më  e rëndësishme në  këtë  “antologji” është  se gjithcka që  kam realizuar prej atij viti transmetohet rregullisht në TVSH, pasi  munduar që të jem objektiv, I paanshëm  dhe sa më afër të vërtetës. Më  lejoni të  kujtoj dokumentarët për Petro Markon, Lasgush Poradecin, Ernest Koliqin, Mentor Xhemalin, Muzafer Xhaxhiun, Bregun e Epë rm te Himarë s, Spirit of Love  dhe mbi të  gjitha për ishullin Ventotene, në  Itali, ku u burgosën qindra intelektualë  shqiptarë. Më  lejoni t’ju kujtoj se ideja e Evropës së  bashkuar lindi atje, në  ishullin burg të  Ventotenes, ku intelektualë  antifashistë  europianë  ( mes të  cilëve kish edhe shiptarë ) hartuan programin e asaj Europe që  kemi edhe sot. Me këtë  dokumentar fitova cmimin KULT dhe pa mëdyshje është  një  realizim I bukur dhe një  zbulim në  fushën  e dokumentarit historik.    

 

-Sa filma dokumentarë keni realizuar gjithsej?

 

-Unë do të përjashtoj vitet ‘90 e më përpara. Si dokumentarë që ndodhen në arkivin e televizionit janë të paktën 70. Kanë qenë 17 dokumentarë  si pjesë  e ciklit “Familjet e më dha”. Mendoj se kjo ka qënë  një  gjetje, “pronë” si të  thuash e TVSH-së, pasi tentuan edhe media të  tjera elektronike, por që  nuk ia dolën, sepse dokumentarë    tillë  duan shumë  studim, kërkim, bashkë punim. “Familjet e mëdha” u prit me shumë përzemërsi, pasi kishte vlera historike, kulturore….dihet se për momentin ka një  ndërprerje për t’iu rikthyer përsëri…

 

-A keni pasur ndonjë moment të vështirë që e kujtoni edhe sot?

 

-Vështirësitë janë në kuptimin e prodhimit të emisionit. Ka momente kur mërzitesh sepse nuk arrin produktin e duhur. Njerë zit kanë  angazhimet e tyre, ka ndryshuar ritmi I jetës, dhe njerëzit janë  “të  ngopur” me mediat. Tek dokumentarët për “Familjet e mëdha” kam gjetur shumë materiale, interesante dhe shpesh të  pabesueshme. Kur kam xhiruar dokumentarin “Familja Polena” e Korçës, mësova historinë  e dinastisë  “Polena” që  pat studiuar në  Greqi dhe Austri. Në  Vjenë  mësuan disa vëllezër: ishin studiozë, por edhe sqimtarë  e të  bukur. Një  vjeneze u dashurua dhe ndofta donte të  vinte nuse në  Korcë, por fati nuk e desh. Ajo pat shkuar me Polenajt dhe miqtë  e tyre në  Pogradec dhe, në  mes të  liqenit, një  furtunë  e paparë, i përpiu të  gjithë! Një histori e dhimbshme… Histori të  tilla dramatike kam gjetur kudo: kapedanë    rrëmbejnë  vajza të  bukura, sic ka ndodhur me Toptanët e parë , apo me Miot e Korçës, pa harruar e anashkaluar kurrë  idealizmin prekës për Shqipërinë.

 

Duke xhiruar dokumentarin për familjen Mio të Korcës mësova shumë  nga jeta e piktorit. Një  histori dashurie e zjarrtë  mes dy të  rinjve, djalit të  piktorit dhe një  vajze korcare, solli shumë  telashe, brenga, andralla gjë    ia shkuroi ditët piktorit, kurse i biri jetoi, por nuk e gëzoi kurrë  jetën e tij! U përpoqa ta takoj atë vajzë, tashmë  grua në  moshë, por nuk nuk “ma lejuan” dhe nuk mësova dot as emërin e saj. Por të  kuptohemi në  këtë  rrugë    gjatë    duhet të  respektoj miqtë  e mi të  kë tyre viteve të  fundit, operatorin Arben Ceku, op/zërit Kristaq Kristo, mjeshtren e montazhit Aida Zepishta, me të  cilët kam ndarë  shumë  punë, lodhje, por edhe kënaqësi.

 

-Po tani çfarë ciklesh po punoni?

 

-Kisha dëshirë (sepse edhe vitet po ikin), t’i lija televizionit shqiptar ciklin “Shqipëria 2010”. Është një cikël ku çdo qytet të gjejë atë të veçantën e tij, p.sh Korça- Korçën e serenatave, Elbasani- qyteti I dijetarëve, Berati- qyteti i Onufrit, Fieri i Apolonisë, Gjirokastra e Argjirosë. Shkodra e kalasë legjendë, etj. Mendova që të bëj një cikël dokumentarësh për qytetet e Shqipërisë sot, si shfaqie e vlerave historike, kulturore, figurave që  kanë  bërë  shumë  për zhvillimin dhe emancipimin e vendlindjes së  tyre.

 

-A keni ndonjë peng për televizionin shqiptar?

 

-Mosha bën të veten. Unë bëj pjesë    një  brez gazetarësh që  punuan shunë  dhe u thinjën në  këtë  televizion, por, po t’I takoja  brezi të  sotëm, besoj se do të  isha më  I plotë  dhe më  interesant. Kur shikoj të rinjtë sot i kam zili sepse janë brenda vetvetes së tyre, më    lirë , më    hapur, ndonse u duhet të  studiojnë, të  kenë    shumë ambicje. Ne kemi sakrifikuar shumë! Brezi im i kishte gjërat vetëm brenda një kornize. Por për mua ka rëndësi se në atë periudhë gjithsesi të  vështirë,  ne punonjësit e TVSH-së,  e kemi dashur shumë njëri-tjetrin.

 

-C’është politika për ju?

 

-Është e lodhëshme. Ajo duhet të jetë më e qetë, më paqësore, duhet të jetë racionale, më  e përgjegjshme. Fyerja më vret shumë. Televizioni është  një  “industri” që  prodhon, cdo orë, cdo ditë, cdo javë …ka shumë  intesitet, ka dhe nervozizëm. Por pas punës ne gjithë një  kemi qënë  miq dhe kemi hedhur përplasjet e castit pas krahëve. Më  duket se jemi larg, pasi politika duhet të japë shumë paqe, shumë vërtetësi dhe respekt.

 

-Ju keni bërë shumë dokumentarë, dhe jeni hasur me problemet e përditëshme, në  këndvështrimn tuaj, cili është problemi më i madh sot i shoqërisë shqiptare?

 

-Problemi më i madh mendoj se është ai i pronës. Ky është një problem kyç. Prona është e trashëgueshme dhe duhet ta marrë  ai që  I takon dhe e ka të  trashëguar nga të  parët e tij. Politika nuk duhet t’I fshihet si struci të  vërtetës pasi ka ardhur koha të  zgjidhë  këtë  konflikt mes njerë zve , që  thuasjse e ka hapur vetë. Kërkon kurajo, por është  I zgjidhshëm gjithënjë    moralin që  prona duhet të  shkojë  te  I zoti. Problemi i dytë është aspekti  social. Nuk duhet të mendojmë se Shqipëria është vetëm Tirana. Në  rrethe ka fukarallëk,  kanë  nevojë  pë r t’I përkrahur. Kemi shumë  rrugë  pë r të  bë rë .

 

-Tani janë hapur shumë televizione private, ç’mund të na thoni për këtë zbehje që i është bërë  televizionit shqiptar pas viteve 1996?

 

-Kjo është e vërtetë. Ka një zbehje të Televizionit shqiptar. Në radhë të parë është konkurenca, fonde ende të pakta, aspekte të  menaxhimit, sikurse ka vend për paga më    larta, ndë rsa disa formula drejtimi nuk janë të zgjidhura deri në fund. Duhet të  pë rmirësohet legjislacioni,koha tregon së e ë shtë  vjetë ruar, duhen investime. Unë e kam lidhur jetën time me Televizionin shqiptar. Ndihem mirë , këtu kam miqtë  e mi, kam lënë  rininë  time, kam bërë  një  emër  dhe sido që    ndodhë  emrin tim do ta gjeni në  arkivin e TVSH-së. Aty është  pasuria ime….!

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx