E shtune, 27.04.2024, 06:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kur këndoi gjeli i Azbies

E enjte, 22.07.2010, 08:03 PM


Kur këndoi gjeli i Azbies

 

Tregim

 

Nga  Përparim Hysi

 

Ai,Sadush Alushi,e la vëndin e tij,mes krismave të

armëve.Jo atyre krismave të luftës,se në kohë të luftës as që kish

lindur,por mes krismave ogurzeza të vitit 1997.Ky vit dihet që për

Shqipërinë qe një vit i mbrapshtë ,sa,sikur të ndodhë që të bësh një

plebishit popullor,që të gjithë,me një gojë do të thonë:kurrë mos u

ktheftë më!Arsyet e këtij mallkimi"kurrë mos u ktheftë më" janë të

thella dhe,po t'i referoheshe një thënieje të një ministri të asaj

kohe,ke dhe pse e mbështet këtë mallkim.Ky,ministri i asaj kohe,në një

intervistë,tha për këtë vitin 1997:-Është një vrimë e zezë që nuk ka

për t'u zbardhur kurrë.Ja,kaq.Pastaj daullet bien për ata që kanë

veshë.E sa për Sadushin,ky qe një nga ata që kishte veshë.Jo vetëm

veshë,por dhe sytë i kishte në ballë.A nuk ia sulmuan fare pa shkak

atë barakën ku ai,me djersë të ballit,nxirrte bukën e gojës për vete

dhe për dy fëmijtë e vegjël.Një ditë,kur u gdhi,pa që jo vetëm

derën,por gjithë atë fasadën,nga të katër anët,ia kishin bërë shoshë

me plumba.Dukej sikur një skuadër e kish vënë në nishan këtë barakën

dhe qe fat që as Sadushi dhe asnjë klient i tij,nuk u ndodh

brënda.Se,po të ndodhej,do të kish shkuar për dhjamë  qeni.Sadushi qe

njeri që shikonte punën e tij dhe me askënd,kurrë,nuk kishte këmbyer

një fjalë të keqe.Vallë,pse të ma kenë bërë?Me siguri,hamdyshej,është

si një paralajmërim:kërkojnë të më frikësojnë që o ta mbyll o t'u

paguaj nënë dorë ndonjë lek.  Njerëzia,mandej,si

njerëzia:-More,Sadush,po ç'është kjo hata që të ka gjetur?Sadushi qe

djalë i zgjuar dhe e dinte se mes tyre që pyesnin,kishte dhe nga

ata"pjesëmarrësit në vrasje",nga  ata dashakeqët që nuk kishin kursyer

cep pa  shpuar me plumba dhe e kalonte me  të qeshur:

Ato pushkë nuk kanë qenë për mua.Nuk ka në fshat që t'ma bëj këtë të

keqe.-Ah,po i zumë ata zagarët!-bërtiti bash një nga  ata bashtot.-Opo

le të kenë dorën e mbarë!-mallkoi ashtu dykuptimësh një i moshuar.Kur

thosh"dorën embarë" ishte si punë e asaj "kollës së mirë" që thonë

plakat.Sadushi e njihte mirë fshatin dhe e dinte se pak,po të nxirte

një llaf(ai e mirte me mend se nga kush kish ardhur ajo"luftë?") , do

ta kishte më keq punën.Ndoshta do t'ia digjnin fare.-Aha, tentonte ta

mbyllte muhabetin,dikush ka ardhur dhe  ka bërë këtë batërdi.Jo.Nuk

është nga fshati.Dhe ata "larashët" silleshin aty anash,pa dalë dot

atje ku pandehnin.

Qe tip i duruar Sadushi dhe rronte me shpresë.I kish dalë llotua dhe

mezi priste zarfin e dytë.Po nuk ndihesh fare.Kur e lajmëruar.Dhe qe

aty nga data 25 mars 1997 që,pas mori vizën në ambasadën amerikane,po

nisej për atje me një taksi që kish porositur në qytet.Ata

"pushkatarët"(pse i kujtoni në ato çaste ata "trimat e Selfo Qorrit"

nga një film i saj kohe) ,ishin aty,sipër xhades dhe

ky,Sadushi,bërtiti:-Mos ua pafsha bojën!Gjidi,bajga!"bajgat" s'patën

kohë të zbranin pushkët,se,tanimë,taksia kish  marrë kthesën.As kam

për të ardhur më!- i dha fund betimit Sadush Alushi.

 

 

                          *    *    *

U vendos me familje në një shet të Veriut ku  nga rrethi i  tij,ka

shumë shqiptarë.Aq,sa mes njëri-tjetrit,shpesh qytetit amerikan i

thonë me emrin e qytetit të tyre.Gjë e mirë,në fund të fundit,se

ndihmojnë njëri-tjetrin.Sadushi u rregullua me gjithë të shoqen në

punë dhe i dha karar:nuk kthehem më andej nga kam ardhur.Punonte në

një fabrikë dhe ca nga lodhja dhe ca se gjuhën nuk e njihte,lodhej dhe

mërzitej sa vet e dinte.Më duket ,i tha të shoqes,Zymbyles,nga shiu

ramë në breshër.Vërtet na i bën shoshë atë barakën,po më vonë çdo gjë

u ndreq.Po këta"plumbat" e këtushëm qenkan ku e ku më keq.Ajo lodhej

për vete sa vet e dinte.Po gratë si gratë.E ku ndihen ato

ndonjëherë?Të vjetrit zunë dhe i mbanin me kurajo se fillimi kështu

është dhe,pastaj,ca nga ca,dhe  zë mësohesh.Po mërzitja i rrinte mbi

kokë.Si shpata e  Damokleut.

 

                      *     *     *

 

Ai vazhdonte të punonte,se nuk qe nga ata që i bënte bisht

punës.Përkundrazi:pranonte të bënte çdo punë dhe,si të gjithë

shqiptarët,po kërkonte dhe një punë të  dytë.Filloi dhe punën e dytë

dhe,pak nga pak,po e merrte veten.Hesapi po i dilte më mirë dhe

thoshte mes shokësh:tani po.Samari më rri më mirë.Dhe qeshte.Qeshte se

nuk qante dot.Pas ca kohe(kishin kaluar nja tri vjet të mira),kish

blerë dhe shtëpi dhe,si fshatar denbabaden,zuri të mbillte perime dhe

pemë.Aha,- thoshte,- tani jam me tri samarë!Dy tek Bosi dhe një  tek

"lala Krosi".Këtë "lala Krosi",e thoshte sa për rimë,por,merrej

vesh,që e kish për shtëpinë e tij.

        Ish e shtunë  në mbrëmje dhe i tha të shoqes:-Nesër do të

ngrihem nga ora dhjetë se dua të ngopem me gjumë.Se mos më zgjon gjë,-

dëgjove.Mos bëj hesape,- i tha  e shoqja,se kur vendos të fleshë më

shumë,atëherë o s'të zë gjumi o të del më heret.I cfilitur nga

puna,mbasi bëri një dush,ra pikë e vdekur në gjumë.E zuri sakaq.Kur

aty nga mesnata dëgjoi që këndoi gjeli i Azbies.Ah,sa u gëzua!Kish

kohë pa e dëgjuar.Ky gjel(Azbia me përkëdheli thërriste dash!) , qe si

 kambanë për të atje,në fshat.Sa bënte ki-ki,ky gjel,ai çohej dhe

hapte atë barakën.Se e kish buzë xhades dhe fillonin kalimtarët e

parë.Dhe jo vetëm ndjeu ki-kinë e tij të gëzueshme,po,përnjëherë,para

sysh i kaloi Hekurani me kopenë e dhënëve dhe fill,pas tij,RRap

Liçi.Ky,RRapi,dallohej nga barinjtë e tjerë se kopenë e tij e ndiqnin

pas 4-5 qenë.Nuk qenë qenë ujq,jo.Nga ata zagarët që ka Myezeqeja,po

Rrapi nuk rronte dot pa qenë.Gjtihmonë pranë shtëpisë së tij do gjeje

zgjidhur 4-5 qenë.Sadushi mënd po bënte toka me ta dhe,kur këta u

larguan drejt kullotave,dëgjoi zërin e një gruaje:-E mole lopën,moj

File!-thirri Hurmaja që merrte qumështin tek kjo,Filja.Ou,- bëri

Sadushi,- po qenka gdhirë deri sa graria po mjelin lopët.Po unë ç'bëj

kushedi se sa  njerëz kanë kaluar dhe barakën e kanë gjetur mbyllur.U

çua vrikthi dhe ndezi dritën.U kthiell:Pa që kish qenë në ëndërr.Ishte

thirrja e mallit që e bluante përbrënda.Dhe,sado që qe

zëmërfortë,ndjeu që i rrëshkiti një lot.Qe një lot malli.Ah,sa

donte,me të vërtetë,të dëgjonte atë ki-kinë e gjelit të Azbies,të

takonte Hekuranin e Rrapin;atë Hurmanë që merrte qumësht tek Filja

dhe...O Zot,po për kë nuk më ka marrë malli.Dhe ata "trimat" që më bën

atë proçkë të gjithë i kam falur.Ra përsëri në krevat,po mezalla se

zuri më gjumi.Dhe priti sa të gdhihej,Kur u gdhi,e shoqja,Zymbylja,po

ngrihej me terezi se mos e zgjonte.Aha,- i tha,- dolli fjala jote.Më

zgjoi gjeli i Azbies mua.Dhe u rrëfye një për një.

 

 

                             *     *     *

Sadush Alushi e theu betimin.Që të nesërmen e kësaj ëndrre malli ai

porositi biletat dhe  u kthye në fshat.Atje dhe u takuam.U çmallëm dhe

më tregoi këtë ëndërr.Me që u bë zgjëndërr unë e solla për ju se e di

mirë:tek secili nga ne të emigruarët fhsihet ai malli që na bren dhe

pret  atë kikinë e gjelit të Azbies.Të grryen të grryen pak nga pak.Si

mola që ha trarin.Dhe ka vetëm një shërim:atdhenë,vëndi ku na ka rënë

koka.Se atje edhe duhet të vdesim.Apo jo?

 

 

                      20  korrik  2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora