E shtune, 27.04.2024, 10:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Baladë mbretërore angleze

E enjte, 22.07.2010, 09:11 PM


Duke menduar në historikun e gjatë të mbretërive të ndryshme në Evropë: Baladë mbretërore angleze:

 

Mbreti Henriku i Tetë nga Anglia, Mbretëresha Katarinë nga Arragona e Spanjes dhe "Bukuroshja oborrtare",Ana Boleyn nga Pallati Mbretëror i Bakinghemit...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

  

    Lajmi i papritur mbi divorcin (shkurorëzimin) e papritur të mbretit të njohur anglez, Henriku të Tetë me mbretëreshen Katarinë nga Arragona i Spanjes atëbotë i kishte tronditur dhe skandalizuar tej mase qarqët dhe dhe të gjitha "shtresat e larta" mbretërore dhe klerikaliste të Anglisë,Spanjes dhe me gjërë.Bëhej fjalë këtu mbi një "divorc" ose "shkurorëzim epokal" dhe "spektakular" i cili si i atillë cfarë ishte do iu paraprinte shkurorëzimëve ose "divorcëve" të mevonshme oborrtre(monarkiste) ,kishtare dhe të tjera jo vetëm në Anglinë e asokohshme,por edhe në tërë Evropën.Duke shënuar në këtë menyrë edhe "ndarjen e dhimbshme" në mes kishës katolike(kishës anglikane) në Angli dhe Selisë së Shenjtë në Vatikan.Ishte një natë e ftohtë vjeshte në Londrën e vitit të largët 15O9.Një natë paksa e vecantë dhe e pazakontë nga netët tjera me plot e përplot ekstravagncë  të lartë dhe një deliktesë të njohur mbretërore ose monarkiste në Pallatin e famshëm të Bakinghemit.Në pallat sikur kishte zënë të mbetëronte një heshtje e rëndë varri.Heshtja e mistershme dhe qetësia e frikshme(enigmatike) i kishin mbështjellur dhe mbuluar si të thuash zhurmën,luksin,gjallërinë dhe shkëlqimet e zakonshme në pallatin e Bakinghemit.I madh e i vogël(që të gjithë)sikur kishin rënë në "gjumin" dhe "letargjinë e pazakontë" fandaksëse dhe tufllanisësë që e kishte kaplur pallatin mbretëror të Bakinghemit.Edhe oborrtarët dhe "personeli konfidencial" i pallatit nuk po lëshon zë nga goja.Gjithëcka po mbahej në diskrecion dhe në konfidencë të plotë.Fjalët kishin zënë të matëshin dhe numëroheshin me gramë ose me "karat" ari ose diamanti.Në ato caste heshtja ishte bërë "ari".Dukat!Brënda në pallat sikur po ndodhte e po zihej dicka?! Përjashta ndërkaq,po mbante mot i lig dhe një kohë me shi të rreptë -sixhim që po ia"shponte" dhe gervishte akoma më shumë "qiellin e përdalë" Londrës monarkiste.Në zemrën dhe shpirtin e përlotur dhe të zhuritur të mbretëreshës Katarinë kishte ethe dhe zjarmi.Brënda murëve dhe atyre kështjellave të njohura të pallatit mbretëror të Bakinghemit tashmë kishte zënë të "zihej" dhe të vlonte një si dicka e sertë dhe alrmuese që në ato caste kishte zënë të kundërmonte erën e thartë të një afere të madhe mbrëterore dhe klerikaliste që hepërhë nuk po i dukej fundi.E ngujuar dikund vetëm sall me ankthin,pritjet,kujtimet dhe "zërin" e një zemreje të ligë në njerin prej salonëve ose audiencave të shumëta në Bakinghem:Ktarana mbretëreshë kishte zënë të sodiste dhe meditonte (gjithë tërbim  të brëndshëm dhe me një trishtim të pafshehur) mbi lajmin e papritur(shokues) mbi ndjarjen ose divorcin e saj nga monarku i lartëpërmendur nglez,Henriku VIII-të që ditë me parë ia kishte kumtuar si në "shaka" bukroshja e njohur oborrtare,Ana Boleyn nga pallati mbretëror i Bakinghemit.Katarina kishte zënë të sodiste dhe meditonte madje edhe mbi të metat,defektët,manitë dhe dobësitë e saj të mundshme feministe dhe monarkiste.Për gabimet,gafët ose lëshimët e mundshme gjatë jetës ose "mandatit" të saj në pallatiin e Bakinghemit...Mbi sharmin,prestigjin dhe reputacionin e saj të dikurshëm në pallat.Mbi bukurinë,dashurinë,gëzimet e ndryshme  të jetës ose lumturinë që i kishte pasur apo shpresonte se i kishte patur dikur me monarkun aglez në fjalë.Henrikun e tetë pra!...Ndërkohë që soditjet dhe ato shikime të saj përveluese dhe tufllanisëse drejt qiellit të pafajshëm gjatë asaj nate të gjatë "mondane" dikund në Angli...Kishin zënë t´i digjnin dhe përvelonin madje edhe iluzionet dhe "ëndërrallat" e ndryshme miqësore dhe monarkiste të njerëzve,miqëve,familjes dhe farefisit të saj përtej ánës tjetër të detit dhe oqeanit...Dikund në Arragoni të Spanjuës.Mbretëresha Katarinë i takonte "klanit mbretëror" të Arragonisë dhe Asturisë në Spanjë...I kujtohëshin mbretërit e njohur të Navaros...Pelajo,Alfonsi i shtatë,Sancoja i Madh..."Reconquista" e njohur spanolle dhe kështu me radhë.Por kot se koti.Ia që sharmi dhe bukuria magjepëse dhe tepër fascinante e oborrttares së lartëpërmendur mbretërore në pallatin e Bakinghemit(Ana Boleyinit) e kishin bërë të vetën.Madje,edhe përkundër "protokolit" dhe traditave të njohura oborrtare ose monarkiste në mes Anglisë dhe Spanjes.Ana Boleyn me sharmin,bukurinë,viskozitetin dhe temperamentin e saj të papërmbjtur dhe tepër hipnotizues prej gruaje seksipile dhe tepër erotike aq shumë e kishte hallakatur dhe skandalizuar monarkun anglez në fjalë,Henrikun e tetë.Saqë ky i fundit i tëri sikur ishte "dyndur" dhe "shpërngulur" në trupin dhe shpirtin e saj plot sharm dhe bukuri.Ana Boleyn...Oborrtarja e shquar dhe tepër simpatike nga Pallati Mbretëror i Bakinghemit.Sharmi,bukuria,magjia,fantazia,performansa,viskoziteti,vitaliteti,vizualiteti,intelegjenca,rezonanca dhe delikatesa e saj joshëse dhe aq intriguese e hipnotizuese për monrakun anglez,Henrikun e VIII-të.Saqë ky i fundit(Henriku i tetë) nga ministri i tij i parë,Uolsey,gjegjësisht,nga pasardhësi i tij,Thomas Cromveli etj.Atëbotë kishte kërkuar me urgjencë që këta të fundit të intervenonin tek Ati(Papa) dhe Selia e Shenjtë në Vatikan për shkurorëzimin(divorcin) e tij me Katarinën nga Arragonia e Spanjes dhe martesën(kurorëzimin) e tij të mënjëhershëm me bukuroshen e lartëpërmendur oborrtare nga pallati i Bakinghemit,Ana Boleyin.Gjë që Ati i Shenjtë(Papa) dhe vet "Papati"(Selia e Shenjtë) në Vatikan nuk e kishin pranuar kërkesën e mësipërmë të sovranit(mbretit) të sipërpërmendur anglez,Henrikut të tetë.Duke shënuar kështu fillimin e ndarjes(divorcit) në mes Kishës Anglikane dhe Selisë së Shenjtë në Vatikan me anë të dekretëve dhe vendimëve të jashtëzakonshme mbretërore dhe parlamentare(gjatë vitëve 1529 dhe 1534) që do rezultonin dikur më vonë me ngritjen dhe konstituimin e një të të ashtuquajturi "katolicizmi shtetëror dhe monrakist" në Angli.Ndonëse,të pavarur dhe sovran nga prediktët dhe influencat e ndryshme të etërve të shenjtë(papëve) dhe vet Selisë së Shenjtë në Vatikan.Se këndejmi,vendimin e jashtëzakonshëm(senzacional dhe "spektakular")të Henrikut VIII-të:atëbotë do ta mbështesnin dhe aprovonin pjesa dërmuese e klerit dhe legjislacionit(parlamentit) të atëhershëm anglez me përjashtim të lordit(kancelarit) të atëhershëm anglez,Tomas Morit(Thomas Morus) dhe ipeshkvit të njohur të Rochesterit,Gjon Fisherit(John Fisher) dhe ndonjë tjetri që do iu kushtonte me kokë kundërshtimi i tyre i askokohshëm ndj vendimit(dekretit) të mësipërm të Henrikut të tetë dhe legjislacionit të atëhershëm anglez.Për me tepër ndërkaq,mbreti Henriku i tetë kishte kohë qëkur ishte bërë "rob" i pamjes së jashtme dhe i një "dashurie të marrëzishme" ndaj oborrtarës gjentile dhe tepër ekzotike (Ana Boleyn)që po vazhdonte ta shashtiste dhe skandalizonte monarkun anglez me trupin e saj belhollë,flokët e saj gri(ngjyrë ari) dhe me ata sy të saj plot sharm dhe dashuri që Henrikut të tetë vazhdimisht po ia lazdronin trupin dhe gicilonin shpirtin e tij të dashuruar dhe në pasion.Kishte kohë qëkur mbreti Henriku i tetë dhe mbretëresha Katarinë(bashkëshortja e tij e deriatëhershme) nga Spanja nuk shiheshin dhe nuk komunikonin fare me njeri tjetrin.Madje,edhe "audiencat",dhomat e fjetjes dhe gjithëcka tjetër në këtë sfond tashmë i kishin të ndara.Personelin e pallatit gjithashtu.Në pallat ishte përhapur lajmi se Ana Boleyn i takonte "klanit familjar" të Yorkëve.Ndërsa,mbreti Henriku i tetë i takonte klanit tjetër mbretëror të Lancasterëve të cilët së bashku me Yorkët e dominonin si të thuash Anglinë e asokohshme.Ndërkohë që nga "flirtet" dhe "romansat" e saj mbretërore ose monarkiste me Henrikun e tetë:Oborrtarja e lartëpërmendur sharmante dhe tepër ekzotike nga pallati mbretëror i Bakinghemit(Ana Boleyn):Dikund në në muajin shtator të vitit të largët 1533 do e sillte në jetë gocën(cupëzen) e vogël princeshë të pagëzuar me emrin e famshëm Elizabet(Elizabeta).E cila dikur me vonë do bëhët e njohur dhe tepër e famshme në të gjithë botën si Mbretëresha Elizabeta e Parë e Anglisë.Respektivisht,si e bija e Mbretit të lartëpërmendur Henriku i VIII-të dhe "mbretëreshës së pakurorëzuar" angleze,Ana Boleyn nga pallati mbretëror i Bakinghemit.Ndryshe nga kjo:qyshë në kohën e sundimit të Henrikut të shtatë(paraardhësit të Henrikut tetë) në jetën e përgjithshme parlamentare dhe monarkiste të Anglisë së asokohshme ishte futur në jetë i ashtuquajturi "dualizmi politik" në mes kurorës mbretëror dhe parlamentit anglez.Duke i nënkuptuar këtu edhe ndikimet dhe reflektimët e fuqishme të familjeve të njohura mbretërore ose monarkiste të Yorkëve,Lancasterëve,Tudorëve,Stuartëve dhe të tjerëve në këtë drejtim.Ndonëse,p i harruar këtu edhe Oliver Cromvelin dhe "diktaturën" e tij anarkoliberaliste në Angli,mbretërit Karlon e Dytë, Jakovin II,Vilhemin(Vilimin) e Tretë dhe kështu me radhë që do kenë ndikime dhe merita të jashtëzakonshme në Aktët dhe Platformat e njohura kushtetuese dhe juridike në Anglinë e asokohshme sic ishin "Bill of Richts","Act of Settelment","Toleration Act" ,"Habeas corpus","Petition of Righst" dhe të tjera që paraqrsin si të thuash bazat ose themelët e shtetit dhe kushtetutës angleze(britanike) dhe më largë.

  Në vazhdim dicka mbi Anglinë(Evropën) e periudhës së mbretërimit(sundimit) të Elizabetës së Parë...

 

***

 

 Në etapën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë ishte dëshmuar se Anglia nën mbretëreshën e lartëpërmendur Elizabeta e Parë(1558-16O3) dhe Spanja nën Filipin e Dytë ishin si shtetët(mbretëritë) me stabile dhe më konvertibile në atë kohë.Përderisa,Francës,Gjermanisë,Holandës,Suedisë,Danimarkës,vendëve të Habsburgëve etj.asokohe iu  kanosej si të thuash kriza dhe kaosi i përgjithshëm.Dhe,kjo gjër me arritje3n dhe vendosjen e "Paqës së Vestfalisë" në etapën e fundit të shekullit gjashtëmbëdhjetë.Se këndejmi,mbretëresha e lartëpërmendur angleze,Elizabetë e I-rë (përndryshe e bija e Henrikut të VIII-të dhe Ana Boleynit) në menyrë të përsosur dhe tepër ekselente ia kishte dalur që ta mbante asokohe Anglinë jashta ose në "periferi" të luftërave dhe konfliktëve të ndryshme në kontinentin e vjetër.Ndërkohë që fitorja e njohur(spektakulare) e flotës detare angleze kundër ushtrisë(armadës) spanjolle me 1588 e kishte dëshmuar botës mbi forcen dhe suprem,acinë detare ose ushtrake të Anglisë.Duke i ndihmur dhe favorizuar kështu kohë pas kohe edhe kryengritësit e ndryshëm hugenot në Francë,Holandë etj.Ndërkohë që kishës anglikane ia kishte siguruar statusin dhe primatin e posacëm në këtë drejtim.Për dllim nga mbreti Henriku i tetë që ishte udhëheqësi qëndror ose "piemontal" i kishës anglikane:Në kohën e mbretëreshës Elizabetë e Parë kishte pozicion dhe një qëndrim liberal ndaj kishës.Ndonëse,kohë pas kohe i kishte përndjekur dhe arrestuar "kalvinistët" dhe "protestantët" e ndryshëm kato9lik nga frika dhe mëdyshjet e saj mbi rrezikimin e paqës dhe sigurisë fetare dhe monarkiste në Angli nga ana e këtyrëve të fundit.dhe,kjo gjër në shekullin shtatëmbëdhjetë(17) kur në Anglinë e asokohshme kishin filluar ngjarje dhe zhvillime të ndryshme revolucionare dhe dramatike.Duke i nënkuptuar këtu revolucionet e njohura industriale në Angli(164O-1649 dhe 1688-1689):Ku si pasojë e revolucionëve të mmesipërme pushteti i kishte takuar legjislativit(parlamentit) anglez.Ndërkohë që dikur më vonë(pas vdekjës së mbretëreshës Elizabetë I):Oliver Cromveli së bashku me "Diastinë e Stuartëve" nga Skocia e kishin suspenduar parlamentin e atehershëm anglez duke e veteshpallur vetën si "lord protektor" dhe kështu me radhë.Ndërkaq,menjehërë pas vdekjës së Cromvelit(Kromvelit) me 1658:borgjezia dhe trashegimtarët e kishin eliminur dhe shpartlluar tërësisht "Dinastinë Stuart" dhe të të ashtuqujturën "kishën shtetërore" në Angli.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora