E premte, 03.05.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Alma Papamihali: Fëmijët shqiptarë lënë mbresa të veçanta me prezantimin e tyre

E enjte, 22.07.2010, 10:00 PM


 

Festivali Folklorik në Aschaffenburg të Gjermanisë

 

16-18 korrik 2010

 

Fëmijët shqiptarë lënë mbresa të veçanta me prezantimin e tyre

 

Nga Alma Papamihali

 

Tek ruajtja e gjuhës së mëmës, qëndron dhe çelësi i çdo integrimi, sepse siç është cilësuar nga sutdiues të ndryshëm…”Të mësosh dhe të ruash gjuhën tënde, do të thotë të thellosh dhe më tej personalitetin tënd, që është bazë e karakterit, që i nevojitet kujtdo në vëndin në të cilin jeton, në të ardhmen e jetës.

Një shëmbull i ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë edhe fëmijët shqiptarë të lindur në Aschaffenburg të Gjermanisë, që prej më se tre vitesh radhazi, ndjekin mësimet shqip në shkollën „Iliria”, ku jam edhe mësuesja e tyre.

Ndër të tjera, vlen të përmëndet pjesmarrja e tyre, në një prej evenimenteve më të rëndësishme kulturore të qytetit, që organizohet në verën e çdo viti…ku dhe prezantohen nacionalitete të ndryshmë që jetojnë në Gjermani…duke filluar nga Turqia, si popullata me emigracion më të shumtë në Gjermani, Italia, vendet e Amerikës Latine, Rursia, etj.

Edhe në verën e sivjetme, nuk ishte e rastësishmë pjesmarrja e fëmijëve shqiptarë, të cilët veçuan ashtu si edhe vitet e kaluara, me prezantimin e tyre të mrekullueshëm, me këngët dhe vallet tradicionale shqiptare. Ajo që vlen për tu theksuar, ishin veshjet tona karakteristike që vijonin  që nga shqipëria e mesme, të jugut, apo nga veshjet e veriut.

Ndër të tjera, gazetarët gjermanë i pyetën fëmijët nëse ishte e vërtetë që ata të gjithë ishin të lindur në Gjermani dhe kërkuan të shuajnë kureshtjen e tyre,  nëse arrinin ti kuptonin pikërisht ato fjalë që ata këndonin, apo i kishin mësuar përmëndësh enkas për këtë festë…

Por gjithka e kënduar apo e recituar ishte e plotkuptimshme për ata fèmijë, tek të cilët mund të gjesh një shembull paksa të veçantë në krahasim me vëndet e tjera, ku shihet një zbehje e dijes së gjuhës shqipe.

E nëse flasim për aktivitetin konkret, këta fëmijë ngritën peshë jo vetëm zemrat e pjesmarrësve shqiptarë, tek të cilët pa dyshim buçitja e tingujve i bëri të ndihen krenarë, por edhe ngajllën duartrokitje të shumta edhe tek të pranishmit e tjerë, të cilët edhe nëse nuk kuptonin gjuhën tonë, ndieni ata tinguj të cilët shpesh flasin edhe pa nevojën e fjalëve.

Edhe njëherë u tregua që muzika është ajo që di të kapërcejë kufijtë, të bashkojo popuj mes tyre dhe të nbajë të gjallë historinë.

Ishin pikërisht këta nxënës, para të cilëve puna të thjeshtësohet, sepse tashmë tek ata është rrënjosur dashuria për gjuhën e të parëve, ju është e qartë rëndësia që ka ajo për të ardhmen e tyre, si pjesë e rrënjëve dhe e së kaluarës. Vetëm në këtë mënyrë, duke u bërë të vetëdijshëm që në fëmijëri, mund të përcjellim identitetin tonë shqiptar, kudoqofshim!

 



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora