Udhëpërshkrim
Lume M. Juka: Reliket e Nanës Terezë në katedralen st. Patric në New York
E diele, 04.07.2010, 09:58 PM
RELIKET E NANES TEREZE
NGA PROF. LUME M. JUKA
Disa relike te Nanes Terese ishin ekspozue ne N.Y. ne Katedralen St. Patric - me 7 qershor 2010 - prue nga Motrat e saja -ne kapelen e Shen Marise.
Vizita ishte caktue -per ata qe deshrojshin me i pa - prej ores 2 deri ne 4:30 P.M. Po kur mrrina n'ora 1:45-nji radhe e gjate ishte formue - dhe visita filloi menjihere.
Une, kto relike i kishe pa ne Shpine e Motrave te Saja, te cilat i ruejne me nji respekt e perkushtim te thelle e te vazhdushem, por ne ket katedrale sikur merrshin nji kuptim te vecante ne pranine e gjithe ketyne njerezve... te cilet u mirepritshin nga dy Motra.
Bijshin ne sy rruzarja e sandalet e Nanes Terese.
Rruzarja qe s'e hiqte kurr nga dora e sandalet qe ka veshe tue i ra poshte e perpjete botes mbare, me ndihmue, me lehtesue e me sherue vuetjet e plaget e njerezve sidomos ma te vorfenve ne te vorfen.
Si nji lum njerezish, radha levizte dale nga dale, e kur merrijshin te reliket, Motrat i dhurojshin secilit nga nji fotografi te ktyne sandaleve...
Disa u gjunjezojshin, disa luteshin ne kambe, por te perqendrum duke i shikum me adhurim te dukshem.
Erdhi koha qe edhe une t'ishe perpara relikeve. Nji emocion i papritun, i pa pershkueshem me pushtoi se tani... u dridhshe e lotet e mij s'u ndalshin...
Ne te kote u mundojshe me i mshefe. Sikur i thojshe? : " Gonxhe e vogel kur ke le ne Shkup, ne toke shqiptare, ne familje shqiptare, Gjyli i Nanes Loke, kush kishte mujte me diktue se ti kishe le me nji mision te shejte?... se do te vinte nji dite qe me mijra njerzish do t'u gjunjezeshin perpara sandaleve te tueja? ".
Nji Moter ma shtini krahin me butesi - "Ju kuptoi, me tha . Askush s'mundet me pase nji emocjon te tille pose jush qe e keni njofte Nanen Teresen nga afer per nji kohe te gjate e keni kene te dyja Shqiptare".
Me bani mire... U ula ne banke.
Prane meje, nji zonje erdh e u gjunjezue me rruzore ne dore hyni ne boten e lutjes... mjaftonte me i shikue shprehjen e fytyres...
Edhe une u luta, por jo e gjunjezume - u vuna me shikue me vemendje te madhe shprehjen e njerezve kah u pershkojshin nga e djathta, ne te majte, mbasi u ndalshin ose u gjunjezojshin perpara relikave tue mbajte fotografine e sandaleve ne dore te cilen - shum nga ata e puthshin. Disa u ulshin disa vazhdojshin me ece ne kishe.
Une vazhdojshe me shikue lumin e njerezve.
Ishin te cdo moshe (shumica te rij), te cdo race, te cdo kombi me siguri edhe te cdo feje. E une u lutshja per sejcilin.
Nji heshtje e thelle mbreteronte. Nji heshtje qe formohet vetem kur shum shpirta luten me intensitet e me sinqeritet ne te njajten kohe... heshtje qe ndihet e nuk mund te spjegohet.
Femijt ishin te shumte - por zani i tyne nuk u ndih (si ndodh shpesh ne kishe). Bebe? Plot . Por asnji prej tyne nuk kjau... Sikur ishin te mbuluem nga kjo heshtje e te mprojtun prej saje.
Here mbas here u recitonte rruzarja, ose ndonji Moter e saja recitonte ndonji lutje te vogel.
U recitue vetem nji lutje e gjate shkru nga Nana Terse . Ishte kaq frymezuese sa do kishe deshirue me e perkthye te tane. Ja nji pjese e vogel:
ZOTI thote: "Asht e vertete. Une qendroj dhe trokas te dera e zemres t'ande dite e nate. Une jam gjithmone aty edhe kur ti kujton se te kam harrue.
Vetem pres qe ti t'a hapesh ket dere e te me ftojsh me hy mbrend.
Do te vij i heshtun e nuk do te me shohish por kam me te pru force shpirtnore te madhe, dashtnine t'eme te pafund e nji paqe te mbrendshme qe ndofta s'e ke ndi ndoj here.
Vetem BESO NE MUE. Une jo vetem te pranoj ashtu si je, me te mirat e mekatet tuaja, por te due ashtu si je.
E dij fare mire cka ke ne zemren t'ande-
Vetmine qe te bren, plaget qe vuejtjet e shumta te kane shkaktue.... Po forca e dashnis teme asht mbi te gjitha.
Me anen t'ande, un do te baj mrekullina qe ti s'mundesh as me i andrue.
Qendroj te dera e zemres t'ande e trokas . Te lutem hape.
Mos harro se je vetem kalimtar ne kete jete - mos u largo prej meje kur e din se ke gabue- por me vrap afroju. Keshtu kalimtar do te jesh, por ne rrugen qe te drejton kah UNE. Vetmia jote s'do te jete me vetmi se do te kesh MUE prane. Kudo qe te jesh, c'fardo vujtje te kesh te porta e zemres tande gjithmone do te me gjesh".
Un u cova- bisedova pak me Motrat -iu kerkova me dhane edhe disa fotografi me Sandalet e Nanes Terese e me dhane gjithe ato tue me thane Shqiptares si Nana Terese qe te ju napin edhe Shqiptareve te tjere.
I falnderova me gjith zemer edhe qe me kishin ftue me marr pjese ne kete ceremoni kaq prekese e me rendesi te vecante.
Zonjen e gjunjezuem prane meje, me rruzare ne dore e lashe gjithnji tue u lute... E shikova me admirim e respekt dhe me mirenjohje qe e pata prane.
Ndofta pret me marre pjese ne meshen qe do t'u conte ne oren 7:30 te mbremjes per Nanen T'one Terese.
Vizita ishte caktue prej 2 - 4.30 mbas dite. Ishte ora 6... nji lum njerezish pritshin. Por nga roja e Kishes nuk u lejuen . Te dera e kishes, nji grumbull njerzish po flijshin per Nane Teresen. I ndigjova me vemendje; mora pjese dhe une ne biseden e tyne. Kam vu re, per cdo rast sa shume preken e kenaqen njerezit kur ju them se e kam njoh nga afer Nanen Terese. Theksoj gjithashtu se ka qene shqiptare dhe flas per Atdheun tone. I pyeta: "A do te kishit deshiru me taku nji Zonje mike personale dhe bashkepunetore e saj ?" Mbasi thane :" po" me entusiazem ju bana me kuptu se isha une. Filluen pyetjet e shumta . Besoj se ju pergjegja me aftesine e duhun. Deshten me me fotografu, kerkun me dit emnin tem. Disa me perqafun. "Ju lutem, as fotografi, as emen , mjafton te mendoni se kini taku nji Zonje mike e bashkepunetore e Nanes Terese gjate shume vjetesh dhe Shqiptare si Nana Teresa". Nana Teresa na ka bashku sot. Emni i saj qofte lavderu.