Udhëpërshkrim
Halil Gashi: Përurohet ''Parku Diaspora Shqiptare''
E diele, 18.07.2010, 07:56 PM
Në kuadër të Projektit “ Peja pret Diasporën”
PËRUROHET “ PARKU DIASPORA SHQIPTARE “
Shteti i Kosovës duhet ta ketë përherë në kujtesë kontributin e pamohushem të diasporës shqiptare. Ata kanë hisen e madhe të tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , dhe janë pjesë e pa ndashme e sajë , ka thenë Reshat Nurboja.
Nga Halil Gashi
Pejë, 17 korrik - Diaspora shqiptare krahas ndihmeses për zhvillimin e Kosovës ,që nga vitët e 80-ta , ajo “Tundi sheshët e Evropës” më protesta të fuqishme për tia bërë më dije kësaj Evrope, se shqiptarët në Kosovë janë popull atukton, të cilët padrejtësisht janë të ndarë nga trungu i tyre . Kjo diasporë e jona ,dekada më rradhë ndihmoi organizimet në rrafshin kombëtar qoftë në Evropë, Amerikë , apo Kosovë .Diaspora e jonë ishte promotere e lëvizjeve tona të fuqishme, në rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Atëherë kur regjimi i Milloesheviqit deshti ta mund Kosovën me përjashtime nga puna dhe kercnime me uri , kjo diasporë reagoi fuqishëm dhe mbajti gjallë jo vetëm popullin por edhe Institucionet e para të shtetit të Kosovës ,të atij pushteti paralel që e krijuan shqiptarët. Bijtë e kësaj diaspore lanë shkelqimin e përëndimit dhe rrokën armërt për çlirimin e vendit , gjaku i tyre në kte luftë ishte fanar i lirisë dhe pavarësisë.
Kështu, tha ndër të tjera Kryeatri i komunës se Pejës Ali Berisha duke përuruar hapsirën e gjelbëruar para objektit të administratës komunale të pagzuar “ Parku i duiasporës shqiptare “ në shenjë falënderimi për të tërë atë që mërgata shqiptare ka bërë për Pejën dhe Kosovën.
Në kte solemnitet përpos shumë qytetarve të Pejës , ku ishin të pranishëm edhe shumë bashkëqytetar që jetojnë dhe veprojnë në diasporë , mernin pjesë edhe deputet të Kuvëndit të Kosovës , përfaqsues të strukturave të pushtetit lokaldhe mysafire tw jwrw.Për ketë nderim dhe respekt që ju bë diasporës,më kte ”Park të diasporës” më globin simbolik , në emer të mergimtarve përshendeti dhe falënderoi Komunën e Pejës piloti Shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë Xhemë Berisha i cili më aeroplanin e tijë ka vizituar më shumë se 34 shtete te Botes për të lobuar që ato ta njohin Pavarësinë e Kosovës, Ai, tha se ka ndermend që rrugëtimin e tijë ta vazhdoi edhe në 24 shtete të tjera. Ky Parkë që u përurua sonte në shenjë falënderimi për neve është më shumë se simbolikë , është më shumë se falënderim që gjithsesi zgjon emocione tek mergimtarët , dhe na mobilizon edhe më shumë që të japim kontributin tonë të vazhdushëm për ndertimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, ka thënë piloti Xhemë Berisha.
Ideatori dhe realizatori i këtij Projekti Reshat Nurboja , drejtor i Drejtoratit komunal për administratë dhe shërbime civile tha se ky Projekt në vlerë prej afro dhjetë mijë eurosh është realizuar në kuadër të Projketit “ Peja pret Diasporën “dhe është një mirënjohje dhe falënderim për Diasporën tonë e cila duhet ta përjetoi më fuqishëm lirinë dhe Pavarësinë e kosovës, kjo diasporë ka bërë shumë për Kosovën dhe Shteti i Kosovës duhet ta ketë përherë në kujtesë kontributin e tyre ë madh,. Ata kanë hisen e madhe të tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , dhe janë pjesë e pa ndashme e sajë , ka thenë Nurboja.