Kulturë
Poezi nga Miradie Zymberi
E diele, 16.05.2010, 05:42 PM
 Miradie Zymberi
Miradie ZymberiKosovë! Gjak, mall e vaj...! 
Deshën degët t ' mi këpusin, 
por, i mbrojti trungu i fortë. 
Deshën trupin t' ma presin, 
po e mbrojtën rrënjët në tokë. 
Deshën sytë t' mi verbojnë, 
edhe pa ta unë do të shikoja. 
Deshën veshët t'mi shurdhojnë, 
këngën e rritës mos e dëgjoja. 
Deshën duart t'mi shkurtonin, 
pa to kurrë t'mos ledhatoja. 
Deshën këmbët t ' mi thyenin, 
Kosovë! Drejtë teje mos vrapoja. 
Deshën zemrën të ma ndanin, 
por, në mendje të mbaj. 
Deshën mendjen të ma hutonin, 
Kosovë ! Gjak, mall e vaj ...! 
 
Sot për nesër 
Me shpirt të qetë, sonte, 
po pritja me padurim. 
Por, pritja në shpirt më gërmonte 
e pëshpërisja pa përfundim! 
Dikur, në heshtje e qetësi, 
thurra mendimet për ardhmërinë. 
isha luftëtare, desha mirësi 
s'u luhata kurrë, kerkova trimërinë. 
Me hapa -krenare nisem, 
drejtë dritares së vjetër, 
gjuhës së vërtetës , çelikos 
binarët mos marrin kah tjetër? 
Në betonin e ftoftë - qiri i djegur, 
buzëqeshjes i dalin lot 
të dashurit e mi, nga dhuna ndjekur 
urimet ua drejtoj sot ! 
Dëshira për ëndërrën nesër, 
të bëhet realiteti që e do Kosova 
E ndjej se duhet të qëndrojmë tutje 
e ndjej...në vargje urova!
 
Në gurbet a në atdhe 
Kur dal në Vicenzë, 
nuk e di ku jam ! 
E lash Prishtinën larg 
e ketu i dyti vatan! 
Ngado kokën kthej, 
shqipen e dëgjoj tek flitet. 
Klith! E lan mëmëdhen, 
për bukë, larg i kalojnë vitet. 
Kudo nëpër botë, 
sa shqiptar në mërgim! 
Do të kthehen o zot, 
të bëjnë Bashkimin e Pavarësinë!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










