Mendime
BDSH: Stop terrorit shtetëror kundër shqiptarëve në Maqedoni!
E shtune, 15.05.2010, 06:58 PM
 Stop terrorit shtetëror kundër shqiptarëve në Maqedoni!
Stop terrorit shtetëror kundër shqiptarëve në Maqedoni!
Bashkimi Demokratik Shqiptar tërhoqi vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare dhe të partive politike shqiptare se zhvendosja e akuzave nga nxitësi dhe gjeneratori i krizave të vazhdueshme që është Qeveria e Maqedonisë në viktimat e politikës së diskriminimit racial 
do të inkurajojë politikën luftënxitëse të Nikolla Gruevskit.
Fatkeqësisht, paralajmërimet tona u dëshmuan si të sakta. Qeveria antishqiptare e Shkupit, e inkurajuar nga këto qëndrime, vazhdoi me intensitet edhe më të madh.  Nën pretekstin e luftës kundër “krimit të organizuar” dhe “kontrabandës me armë” familje të shumta shqiptare bastisen dhe maltretohen nga instrumentet e dhunës shtetërore.
“Shëtitja” e arsenalit të njëjtë të armatimit nga një fshat në tjetrin dhe ekspozimi mediatik i “armatimit të gjetur” bëhet në funksion që institucioneve ndërkombëtare dhuna antishqiptare t’u paraqitet si dëshmi e efikasitetit të tyre në luftën « kundër krimit ».
Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon Shtetrrethimin e mbrëmshëm të një pjese të fshatrave të Komunës së Zhelinës dhe terrorit të ushtruar në fshatin Novosellë.
Arrestimet dhe maltretimet e të arrestuarve, për t’i detyruar që të pranojnë veprat që nuk i kanë bërë, janë praktika të njohura të këtij shteti terrorist. Këto praktika janë dënuar në raportet e shumë organizatave qeveritare dhe joqeveritare. 
 Për ata që shtiren se kanë harruar praktikat e terrorit dhe dhunës që hetuesia maqedonase aplikon ndaj shqiptarëve për t’i detyruar të nënshkruajnë aktakuzat e kurdisura në kabinetet e kuzhinës antishqiptare të Shkupit po u dërgojmë fotot trishtuese të “Rastit të Brodecit” (Aneks)
Për ata që shtiren se kanë harruar praktikat e terrorit dhe dhunës që hetuesia maqedonase aplikon ndaj shqiptarëve për t’i detyruar të nënshkruajnë aktakuzat e kurdisura në kabinetet e kuzhinës antishqiptare të Shkupit po u dërgojmë fotot trishtuese të “Rastit të Brodecit” (Aneks)
Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreh revoltën e vet kundër atyre qarqeve që kanë ra në grackë të konstruksioneve maqedonase që luftën antishqiptare të shtetit e shohin si luftë “kundër krimit”.
Me këtë sjellje nuk dëshmohet politika preventive e konflikteve. Përkundrazi. Vazhdohet me inkurajimin e nxitësit të konflikteve.
Ritheksojmë se, as ekzekutimet arbitrare të shqiptarëve, as arrestimet, e as “konfiskimi i armëve” nuk ulë tensionet. Kjo sjellje i hedh benzinë zjarrit.
Vetëm asgjësimi i politikës antishqiptare të Shkupit dhe implementimi i menjëhershëm i Marrëveshjes së Ohrit mund të hap një perspektivë të re pa konflikte në këtë pjesë të Ballkanit.
Bashkimi Demokratik Shqiptar
Kryetar 
Bardhyl Mahmuti
14 maj, 2010



 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










