Speciale
Pajazit Krasniqi: 106 Martirët e Rudinës
E hene, 29.03.2010, 09:00 PM
Në përkujtim të njëmbëdhjetë vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Rudinë (ish Pastasel) të komunës së Rahovecit
106 MARTIRËT E RUDINËS
Shkruan: Pajazit KRASNIQI
Ishte ditët e fundit e marsit të vitit 1999. Fshati Rudinë, që shtrihet rreth dhjetë km në veriperendim të Rahovecit, e që i takon kësaj komune, ishte i mbushur me njerëz që i kishin braktisur shtëpitë duke kërkuar strehë tek vëllezërit e tyre në këtë fshat. Pavarësisht granatimeve që bëheshin nga forcat serbe, rudinasit hapën dyert duke ofruar buk për të gjithë. Nuk kishte familje që së paku nuk kishte të strehuar edhe pesë familje të tjera. Në pamundësi për t´í strehuar të gjithë disa familje që kishin udhëtuar nga komuna e Pejës dhe e Klinës natën e 30 marsit e kaluan në shkollën e fshatit, sepse nuk kishte më vendë në asnjë shtëpi që të strehoen edhe të tjerë. Ngrohtësinë miqësore dhe bujarinë e kishte secili person që ishte në këtë fshat. Edhe ato familje që ishin të strehuara në shkollë banorët e fshatit Rudinë iu dërguan ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme. Ajo natë e zymtë marsi kaloi në heshtje, thuajse kishtë rënë mortaja në fshat.
Gdhiu dita e nesërme. Ishte një mengjes paksa i ftohtë i marsit dhe mjaftë i zymtë. Dita e 31 marsit u pa në mëngjes se nuk do të përfundonte edhe aq mir për të gjithë ata njerëz që ishin aty si dhe për banorët e fshatit. Po afrohej mesdita dhe sulmet nga largësia vetem sa po intensifikoheshin. Forcat ushtarake e paraushtarake serbe granatonin nga të katër anët fshatin. Ato ishin të stacionuara në fshatin Guri Kuq që nuk ishte edhe shumë larg Rudinës. Banorët e fshatit Rudinë së bashku me të gjithë mysafirët që i kishin nuk dinin se nga t´ia mbanin. I vetmi vend i shpreses ishte lugina që ndodhej menjëher ndër fshat. Në këtë luginë mund të shpëtohej vetëm nga predhat e tankseve dhe predha tjera të kalibrit të rëndë që binin si breshër mbi fshat.
Tankset serbe kishin mësyrë fshatin. Banorët i kishin rrethuar nga të katër anët. Nuk kishin se nga të shkonin më. Kishin mbetur në atë luginë sikur zogu në kurthë dhe po e prisnin vdekjen sikur qengji thikën. Si korbat që lëshohen pas ushqimit në tokë, ashtu u vërsulen djajt mbi engjujt që kishin mbetur krahëthyer në luginë. Me ta nuk kishte diskutime e as biseda pavarësisht përpjekjeve të disa banorëve të Rudinës që iu kishin dalur para forcave serbe për t´ju treguar se janë vetëm popullsi civile. Krimineli nuk tregoi mëshirë as për Blerimin 14 vjeqar që i la të zbrazura bankat e shkollës fillore, as për Armendin që kishte ikur nga Gremniku këmbëzbathur vetëm për t´í shpëtuar dorës krimilane gjakatare serbe, duke u rrëmbyer pamëshirshëm nga krahrori i nënës së tij dhe duke u ekzekutuar vetëm pese fliste shqip dhe në damarët e tij rrjedhte gjak shqiptari.
Poashtu mëshirë nuk u tregua as për plakun 95 vjeqar që mezi rrinte uluhr në tokën e të parëve të tij.
Menjëherë fillojnë keqtrajtimet brutale duke i rrahur në prani të familjeve, madje të gjithë burrat i ndajnë duke i rrahur me mjete të forta. Gratë dhe fëmijët i kontrollojnë një nga një duke iu vjedhur të gjitha gjërat e vlefshme dhe duke i urdhëruar që menjëherë të nisen për në Shqipëri. Me të vetmën gjë që mund të mburreshin kriminelët serbë ishte vjedhja e stolive dhe vrasja e njerëzve të pambrojtur. Dëshmitarët thonë se nga mijëra njerëz që ishin, në luginë u ndaluan 120 burra dhe fëmijë. Sipas tyre të gjithë ata që e kanë mbajtur plisin e bardhë si simbol të shqiptarit janë detyruar që ta hudhin në tokë. Poashtu janë urdhëruar që të ulen dhe të shikojnë tokën. “Uluni si në xhami dhe shikojeni tokën e Serbisë...” iu kishin thënë policia serbe rrëfejnë dëshmitarët.
Përderisa forcat serbe së bashku me vullnetarët civil serb po e djegnin fshatin të tërin, në luginën e vdekjes kishte filluar tmerri i vërtetë.
Muzgu i mbrëmjes kishte rënë lehtë mbi tokë. Atë natë edhe qielli po qante duke lëshuar riga shiu për ta larë gjakun e asaj nate të tmerrshme marsi. Djajt u vërsulen pamëshirshëm mbi engjujt duke i vrarë e masakruar. Vrasja është bërë në grupe dhe secili grup përbëhej nga 25 deri në 30 burra rrëfejnë dëshmitarët e asaj nate kobzezë. Përderisa njëri grup dërgohej buzë përroit dhe ekzekutohej, të tjerët rrinin vetëm 50 metra larg duke e parë vdekjen me sy. Ishin çastet e fundit kur shiheshin vëllau me vëllain, djali me babin. Në mesin e tyre ishte edhe dëshmori Fadil Krasniqi nga fshati Rudinë i cili nuk u largua nga familja e tij as në minutat e fundit. Fadili ishte vrarë në grupin e pari së bashku me të gjithë ata që ishin me të ri në moshë.
Nga 120 burra sa ishin në shënjestër të plumbave serb 14 prej tyre i shpëtojnë kësaj masakre makabre. I shpëtoi Zoti që ta thonë të vërtetën në liri. Dy prej tyre (Beqir Krasniqi dhe Avdyl Mazreku) ishin edhe dëshmitarë në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë për të rrëfyer për Masakren që tronditi botën në natën e 31 marsit të vitit 1999.
Planifikuesve te këtij skenari nuk iu mjaftoi vetëm t´i vrasin e t´i masakrojnë, rreth 30 prej tyre i djegin në rimorkio të traktorit dhe në shtëpitë që ndodheshin aty pranë, duke pamundësuar edhe identifikimin e tyre, prej të cilëve pesë mbeten ende të paidentifikuar edhe sot.
Kjo vepër e dytë ç´njerëzore u realizua me datën 1 prill 1999. Ndërsa, për t´i dhënë fund tërë asaj tragjedie, e për mos t´i lënë të qetë as në varr, më 21 prill të atij viti zhvarrosen 106 martirët e Rudinës. Ngarkohen në kamiona civil dhe dergohen në drejtim të Rahovecit. Edhe sot e asaj dite ende nuk janë gjetur dhe rivarrosur të gjithë martirët e fshatit Rudinë.
Prandaj kjo vepër makabre, që në opinionin tonë dhe atë ndërkombëtar njihet si vrasje e dytë e tyre, duhet të merr denimin e merituar dhe të ndëshkohen përgjegjësit e kësaj vepre tmerruese.
106 martirët e fshatit Rudinë, edhe sot po i bëjnë roje atdheut në lëndinën e martirëve në këtë fshat. Gjithmonë do të mbeten udhërrëfyes se me çfarë çmimi fitohet liria.
Emrat e 101 martirëve (pesë ende mbeten të pa identifikuar):
1. Jemin Ali Krasniqi - Rudinë
2. Shaban Ali Krasniqi - Rudinë
3. Sahit Mahmut Krasniqi - Rudinë
4. Pajazit Danë Krasniqi - Rudinë
5. Feriz Haxhi Mrasori - Mrasor
6. Hamdi Islam Krasniqi - Rudinë
7. Avdi Sadik Krasniqi - Rudinë
8. Ali Sadik Krasniqi - Rudinë
9. Vehbi Idriz Krasniqi - Rudinë
10. Hydajet Hysen Krasniqi - Rudinë
11. Shaban Hysen Krasniqi - Rudinë
12. Selim Beq Krasniqi - Rudinë
13. Fadil Selim Krasniqi - Rudinë
14. Muharrem Beq Krasniqi - Rudinë
15. Abaz Beq Krasniq - Rudinë
16. Selim Sinan Krasniqi - Rudinë
17. Mazllum Xhafer Krasniqi - Rudinë
18. Selman Shaban Krasniqi - Rudinë
19. Bajram Shaban Krasniqi - Rudinë
20. Fejzullah Shaban Krasniqi - Rudinë
21. Mahmut Salih Krasniqi - Rudinë
22. Resim Et´hem Krasniqi - Rudinë
23. Avdyl Sinan Krasniqi - Rudinë
24. Rexhep Destan Krasniqi - Rudinë
25. Hamdi Hajredin Krasniqi - Rudinë
26. Muhamet Jahir Krasniqi - Rudinë
27. Vesel Islam Krasniqi - Rudinë
28. Sadik Pajazit Krasniqi - Rudinë
29. Shaban Pajazit Krasniqi - Rudinë
30. Ali Sejdi Krasniqi - Rudinë
31. Musli Haxhi Krasniqi - Rudinë
32. Muharrem Mursel Krasniqi - Rudinë
33. Ukë Sinan Gashi - Sferrkë
34. Ismet Metë Mazreku - Rudinë
35. Zeqir Metë Mazreku - Rudinë
36. Ali Sylë Mazreku - Rudinë
37. Ukë Adem Mazreku - Rudinë
38. Muhamet Dinë Krasniqi - Rudinë
39. Behlul Dinë Krasniqi - Rudinë
40. Shaban Avdyl Krasniqi - Rudinë
41. Ibrahim Ukë Krasniqi - Rudinë
42. Mustafë Ukë Krasniqi - Rudinë
43. Salih Selman Krasniqi - Senoc
44. Jakup Beqir Rraci - Klinë
45. Osman Hajdar Merlaku - Gremnik
46. Armend Osman Merlaku - Gremnik
47. Tahir Adem Kalludra - Gremnik
48. Haxhi Jemin Zenuni - Gremnik
49. Xhafer Zekë Berisha - Polluzhe
50. Veli Nezir Berisha - Polluzhe
51. Zaim Haxhi Morina - Polluzhe
52. Nasim Fejzë Morina - Polluzhe
53. Ramadan Jetë Dulaj - Polluzhe
54. Haxhi Xaje Seferi - Guri i Kuq
55. Blerim Avdi Fetahu - Guri i Kuq
56. Ibish Maliq Fetahu - Guri i Kuq
57. Adem Qerim Fetahaj - Guri i Kuq
58. Haxhi Destan Avdyli - Guri i Kuq
59. Jemin Ramadan Mustafa - Guri i Kuq
60. Mustafë Sherif Mustafa - Guri i Kuq
61. Ramë Zenel Zymeri - Guri i Kuq
62. Salih Ramë Zymeri - Guri i Kuq
63. Vesel Zenel Zymberi - Guri i Kuq
64. Salih Brah Fetahu - Guri i Kuq
65. Ali Ukë Sadriu - Guri i Kuq
66. Asllan Destan Sylejmani - Guri i Kuq
67. Haxhi Ahmet Mustafa - Guri i Kuq
68. Hasan Destan Avdyli - Guri i Kuq
69. Dinë Sylejman Sallahaj - Kaznik
70. Hasan Zenel Bajra - Kaznik
71. Haxhi Cenë Fejza - Kaznik
72. Sahit Imer Isakaj - Kaznik
73. Bislim Ramadan Fejza - Kaznik
74. Kadri Shaban Bajra - Kaznik
75. Avdyl Nebi Isakaj - Kaznik
76. Ibrahim Ramadan Isakaj - Kaznik
77. Sokol Ramadan Isakaj - Kaznik
78. Binak Thaçi - Llapqevë
79. Avdullah Idriz Kelmendi - Kramovik
80. Rasim Idriz Kelmendi - Kramovik
81. Ibrahim Osman Berisha - Zatriq
82. Mustafë Osman Berisha - Zatriq
83. Ramadan Vesel Kastrati - Zatriq
84. Hajrush Vesel Kastrati - Zatriq
85. Metush Gani Kastrati - Zatriq
86. Xheladin Ibrahim Vehapi - Zatriq
87. Samedin Jemin Kastrati - Zatriq
88. Isuf Nush Kastrati - Zatriq
89. Zymer Isuf Kastrati - Zatriq
90. Murat Avdi Kastrati - Zatriq
91. Jahir Nush Kastrati - Zatriq
92. Hamëz Islam Vehapi - Zatriq
93. Bajram A. Spahiu - Zatriq
94. Januz Myrtë Kastrati - Zatriq
95. Tafil Banush Gashi - Sferrkë
96. Binak Ismet Gashi - Sferrkë
97. Niman Demir Mulaj - Jashanicë
98. Hajzer Hamit Hajzeri - Kopiliq
99. Mursel Murat Boja - Klinë
100.Iljaz Hysen Gashi - Mleqan
101. Veli Rrustem Krasniqi - Qifllak