Mendime
Ilmi Veliu: Njeriu i madh Dom Anton Kçira
E premte, 12.03.2010, 10:55 PM
Fishta i revoltuar me shqiptarët tha atë që tha dhe përseri mbeti shqiptari më i madh i Kombit. Ne, Shoqata e Historianëve Shqiptarë, dega në Kërçovë, hedhim poshtë, me indinjatë të madhe tendencën që bëhet për të fyer prestigjin dhe respektin e madh që gëzon shërbestari i shquar i Atdheut dhe Fesë, Dom Anton Kçira. . Në kohën që kam qëndruar në USA, 2000-2003, me qëllim të hulumtimit të arhivit të Fan Nolit dhe arhivit të Baba Rexhepit, kam pasur rast ta takoj njeriun e madh- Dom Anton Kçira disaherë, dhe të bisedoj me të për shumë sende, e sidomos në lidhje me tolerancën ndërfetare të shqiptarëve në kohën e Skënderbeut, po edhe më vonë në Ballkan, të cloën temë, si disertacion doktorature e kamë mbrojtur në Universitetin e Shkupit, dhe thellë jam i bindur se materiali në video ishte i montuar, gjë që mua personalisht më shqetsoi pa masë. . Kam vërtetuar me dokumente dhe në mënyrë shkencore se në Historinë e popullit shqiptarë ka pasur konflikte në mesë të principatave shqiptare, ndërfisnore, nderkrahinore, por asnjëherë nuk ka pasur konflikt ndërfetarë. Për shqiptarët, kombi dhe gjuha kanë qenë po aqë të shenjtë sa edhe feja dhe ata vazhdimisht kanë qenë shumë të kujdesëshëm, dhe kanë pasur rrespekt të posaqëm ndaj fesë së vëllaut të tyre nga gjuha dhe gjaku. Është më se e vërtetë se shqiptarët në kohën e Skënderbeut, pas vdekjes së tij, po edhe sot, festat fetare i kanë festuar dhe i festojnë sëbashku. Armiqtë shekullorë të Shqipëtarëve, Serbia, Mali i Zi, Greqia; jënë munduar dhe edhe sot mundohen që nëpërmes të spiunëve të tyre ti përçajnë shqiptarët në baza fetare, por nuk kanë sukses, e bile në Kosovë aqë më pak. Fan Noli, Gjergj Fishta, Naimi, Hasan Tahsini e Hafiz Ali Korça në shkrimet e tyre asnjëherë nuk e cënojnë fenë e njëritjetrit, sepse vetë fetë në thelbin e tyre janë paqësore, qoftë ajo Kristiane apo Islame, rreptësisht e ndalojnë hasmërinë dhe urrejtjen ndërfetare.Unë kam hasur persona të caktuar nëpër faqet e internetit, ku shprehin urrejtje ndërfetare, por mendoj se ata jënë të pa informuar sa duhet dhe nuk kanë njohuri të duhur fetare.
Dr.sc.Ilmi Veliu, drejtor i Muzeut të Kërçovës dhe nënkryetarë i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, selia Shkup.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: Kur katundi digjet e plaka krihet
Bardhyl Mahmuti: Federalizimi – kërcënim politik apo perspektivë reale për Maqedoninë? ..
Ekrem Bardha: Të mos keqkuptojmë fjalët e Dom Anton Kçirës
Bajrush Behrami: Shteti i idealeve të korruptuara
Agon Maliqi: Homazh për moralin e Kryeministrit Zero
Halit Bogaj: Kufiri shqiptaro shqiptar
Adnan Abrashi: Violina e Nasradin Hoxhës
Beqir Sina: Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar
Neki Lulaj: Kush do ta luftojë korrupsionin në Kosovë
Agim Vuniqi: Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike
Ilir Dardani: Kenga - Sirena e fillimit te luftes se pare fetare ne Iliri!
Daniel Gàzulli: Si ujit e paktë
Blerim Rrecaj: S’ka fjalë të lirë pa përgjegjshmëri
Forumi Musliman i Kosovës: Deklaratë për shtyp
Faik Krasniqi: Alternativat per ndryshim
Urim Gjata: Greqia dhe Jeta e Skupidhjarit
Reagim nga Unioni i Studentëve të UEJL-it
Milazim Kadriu: Nuk mund të futen në një vend dëshmori i kombit me kriminelin serb
Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja...
BDSH: Lidhur me iniciativën e Qeverisë për ndyshimet Kushtetuese!