Kulturë
Poezi nga Dibran Demaku
E hene, 01.03.2010, 09:43 PM
 Dibran Demaku
Dibran DemakuREDAKTORIT
Redaktor ty tungjatjeta
t`përshëndesin libri-fleta.
Për barrën që mbi vete more
dhe për punën madhështore.
Të një libri,një romani
bëre mendjen kokë-çurani.
Për ca para që do merrje
redaktimit i bëre tjerrje.
Kur lexuesit ti iu gjegje
a të mbeti pikë ndërgjegje?!
Kur lexuesi t`bëri akuzë
ti ndërgjegjën e bëre tërkuzë!
Që zgjatet,zgjatet pas nevojës
e ti drynin ia vë gojës!
Një dry tjetër ia vë veshit
nderi mbytet n`mes të leshit!
Veç ta dish,o redaktor
kush krijues s`bëhet me zor!
RECENSUESIT
Recensues skuqur në faqe
a do t`mund të gjesh ti paqe?
Të akuzon ty vetë libri
e s`të lajnë Drini as Ibri.
E s`të lanë ty as Valbona
emërkeq në letrat tona!
Kur një libri i jep vizën
e pas veshit e ke mizën!
I jep vizën e botimit
tek ia di ti vlerën çmimit!
Pse kaq lirë e shet përvojën
apo parasë ia ke nevojën?
Veç paraja është me ngjyra
ta blen nderin-skuqet fytyra!...
AUTORIT
Mos u mat me retë e malit
mos nxito me trok të kalit!
Mos u mat me hije t`mëngjesit
redaktori të zë pas veshit!
Mos ëndërro të bësh emër
vlera s`çmohet veç me zemër!
Mos boto çfarë ke në dorë
se harrohesh për një orë!
Mos krijo për kompromis
për një strofë e një varg:Vdis!...
"REFORMË AGRARE"
Kush vlerëson me kompetencë
kur vetë është në asistencë
në asistencë poetike
për një term a fjalë kritike!
Fjalë të renditura në letër
nga një çun apo i vjetër
Ju i quani Poezi
e në gjuhë bëni herezi!
Poezia është metaforë
është sonet edhe kurorë
e qëndisur me figura
e jo kangjelë nëpër ura!
Dikush sapo shkruan një varg
shpreson se ka shkuar larg
i ngreh krahët si Bibani
Ju të tjerët iso i mbani!
Çfarë bëni kështu o të mjerë
ngrisni lart një antivlerë
dhe në krijimtarinë tonë letrare
bëni kështu "Reformë agrare"!
ANTIVLERA
Si asnjëherë në kohë të tjera
ka ngritë krye antivlera
ajo na shfaqet me rrahaxhoks
si prapakthim e paradoks!
Në mes tonë është ulur këmbëkryq
askush s`guxon t`i bëjë një gjygj
se në mes ka hyrë paraja
dhe po e preke të zë belaja?!
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Përparim Hysi: Kulaku që desh bleu "Shtëpinë muze të partisë"
						Cikël poetik nga Luan Çipi
						Alfred Uçi: Ja si u përkthye në greqisht “Prometeu dhe Hamleti”
						Lasgush Poradeci pret mjellmat e Ohrit
						Gjon Keka: Kosova s'është diasporë, por atdhe kombëtar
						Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (Hyrje)
						Vladimir Bruçaj: Eagles - Hotel California
						Kristaq Turtulli: Ç'është jeta e një njeriu
						Mazllum Saneja: Poezi nga Ali Podrimja dhe piktura nga Jan M. Stuchly
						Albert Shala: Shqipëri drithmë e stërlashtë (Cikël poetik)
						Xhenc Bezhi: Si fabul
						Demir Krasniqi: Aty është Kosova nënë
						Halit Bogaj: Zeqir Gërvalla, përmbledhje poetike
						Zef Mulaj: Studenti i akademisë së policisë
						Shefqet Dibrani: Cikël poetik nga Sadik Krasniqi
						Blerta Muqaku: Miss Baden-Württenbergu 2010
						Sami Islami: Mos ma bani rrafsh!
						Enver Visoka: Hëna e plotë prek në dritare
						Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
						Përparim Hysi: Ditar poetik
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










