Mendime
Refik Hasani: Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!
E merkure, 23.12.2009, 08:54 PM
 Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!
Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!Shkruan Refik HASANI
Më 7 janar të vitit 2007 u dha propozimi dhe u shkrua në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë hapsirat Shqiptare për inciativën dhe propozimin për ngritjen e shtatores së heroit tonë kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit . Kjo u prit mirë në gjithë hapsirat tona dhe pati një jehon të madhe për opinion të gjerë . Në vend që të vendoset busti i Skënderbeut më 28 nëntor 2007 në qendër të Bujanocit me një manifestim , shenim madhështor si që u mendua , kjo vonohet pa arsye pa u ditur shkaqet dhe pengesat e tjera të pa justifikuara fare as në kohë e hapsirë .
Propozimi për këtë inciativ u bë pas shumë dilemave që një shtatore e tillë është më me rëndësi të vaçant që të vendoset në Preshevë apo Bujanoc , ku pas shumë dilemave dhe marrjes së mendimit të shumë intelektualve me peshë doli se rëndësia është që shtatorja e heroit tonë kombëtarë Skënderbeut të vendoset në Bujanoc . Por parashtrohet pyetja pse a thua vonohet një projekt i tiillë i ksaj rëndësie ! Kur dihet mirëfilli se për një vendosje të një pllake përkujtimore, lapidari apo busti të një dëshmori ekluzivisht janë kompetent vetëm organet lokale gjegjësisht K.K i Bujanacit në këtë rast . Sikur të mendohet dhe të peshohet rëndësia e këtij projekti kapital për tërë Krahinën e banuar me shumicë Shqiptare . Ndoshta nuk do të vonohet fare vendosja e bustit të Skënderbeut në Bujanoc , sa më parë që është e mundur , duke i tejkaluar të gjitha pengesat administrative , organizative dhe ato financiare . Autori i këtyre pak rreshatve njëkohsisht është edhe inciatori i vendosjes së bustit , ne në atë koh kemi menduar se do të tejkalohen të gjitha ndasit partiake dhe do të duhej të ngritet një Këshillë Organizativ i përbërë dhe që thirret nga organet legjitime të tri komunave , dhe përfaqsimet e partive politike nga e gjithë Krahina e banuar me shumicë Shqiptare ,
|  | 
| Pamje e fshatit Zarbicë | 
Por deri më tash ende nuk kemi kurrfar përgjegje as gojarish e as me shkrim nga organet gjegjëse Komunale . A thua pse është kjo vonesë , pse bëhët kjo heshtje e pa justifikuar , pse vonohet vendosja shtatores së heroit tonë kombërtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit . Nëntori po afrohet dhe është në pragë por me datën e 28 nëntor 2008 të kryhen të gjitha formalitetet që punët rreth vendosjes së shtatores së heroit tonë kombërtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit . Sa më parë të fillohet dhe të caktohen , shenohen emrat se kush ka nderin të jetë në listën e një Këshilli Organizativë i mandatuar dhe thirrur nga Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe normal nënë përgjegjsin e organeve dhe institucioneve legale të Komunës së Bujanocit . Të tejkalojm secili nga vetja e tij ngapak , për të arritur diçka konkrete për një interes të përgjithshëm . Mbesim me shpresë se sadopak ky shkrim të lëvizë diçka nga vendi dhe të ndërrmiren çdo gjë që është nënë përgjegjsin e organeve Komunale të Bujanocit , Medvegjës dhe Preshevës dhe që sa më parë të fillojnë në ngritjen e një Këshilli gjithë përfshirës për realizimin e këtij projekti tepër kapital në kuptimin e kultivimin të vlerave të trashigimisë sonë kulturoro – historike që deri më tani na kanë munguar në këto hapsira . Në hapsirat tona tashmë askush nuk mundë të na pëngoj sidomos kur është fjala në këso inciativa përveq që ne nganjëherë mund të jemi pengesa kryesore . Ne gjithnjë e parafitirojmë shtatoren e heroit tonë kombëtarë Skënderbeu në qendër të Bujanocit .
Dhe nuk do të jetë largë momenti kur do të vendoset shtatorja dhe ne do të mendojmë pse a thua e kemi vonuar aqë shume vendosjen e ksaj shtatore . Shtatore të heroit ton kombëtarë Skënderbeut janë duke u vendosur edhe jashta hapsirave tona shqiptare si në SH.B.A , Itali dhe Zvicër , çdo ditë e më shumë do të kuptojmë se ky projekt është i rëndësisë së veqant dhe pasi të vendoset mdoshta do të gjindemi para asaj pyetjeve tona të shumta a thua pse jemi vonuar aqë shumë në këso nisma .
Kjo është hera e tretë që po përsërisim këtë inaictivë .
Me respekt :
*Autori është profesor i Ekonomisë ishte inciatorë dhe propozoi për ngritjen e shtatores së heroit tonë kombërtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit .
|  | 
| Foto nga pllaka përkujtimore | 
|  | 
| Kërkesa nga data 16.10.2008 me shkrim per vendosjen e SKëNDERBEUT ne Bujanoc | 
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Shpend Zogaj: Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj
						Blerina Gjoka: PPSH–PS; Bijtë e baballarëve...
						Selim Hasanaj: Shqiptari dhe përrallat e gomarit
						Blerim Uka: Nuk e kam kritikuar Kanunin por i kam bërë analizë kritike
						Mustafaj: Ju tregoj te pathenat e Dhjetorit '90
						Mexhid Yvejsi: Prejardhja e babadimrit
						Engjëll Koliqi: Të rilindim në të mirëfilltën dashuri
						Skender Korça: Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
						Ilir Dardani: Kafaz
						Fritz Radovani: Eshtnat e At Gjergj Fishtës janë në Rëmaj!...
						Naser Aliu: Pampers shtetet
						Kalosh Çeliku: K?rc?nime anonime
						Minella Aleksi: "Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
						Eshref Ymeri: Neokomun(social)istët  e përçarjes së madhe
						Faik Krasniqi: Kosova mbetet e izoluar
						Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…!
						Deli Smaka: Pse jemi kaq te pafat?
						Dibran Demaku: Njëherë Qosja pat thënë...
						Murat Gecaj: Mirënjohja, virtyt i çmuar i njerëzve të kulturuar (Tungjatjeta Arsim Halili!)
						Blerim Uka: Si duhej ta vrisja Ilirin sipas Kanunit
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










