Mendime
Faik Krasniqi: Qeveri virtuale
E premte, 04.09.2009, 05:57 PM
Nga Faik KRASNIQI*
Propaganda ne duart e pushtetit eshte nje mjet i fuqishem per te krijuar imazhin qe i pershtatet atyre qe na qeverisin. Sa me shume nje "imazh" i tille shperndahet anembane Kosoves, aq me rehat mund te rrine pushtetaret. Por, pergjegjesia e drejtuesve te shtetit matet me rezultate konkrete dhe jo me premtime pa afate te sakta. Para 17 shkurtit, pavaresia ka qene alibia per çdo deshtim te mundshem, qofte edhe ne gjera te rendomta, qe eshte e turpshme edhe t'i permendesh. Tash, pas krijimit te shtetit, nje justifikim i tille ka rene. Vendin e entuziazmit te fillimit dhe euforise se pavaresise e ka zene frustrimi i larte social(varferia e skajshme), kerkesa e shumefishuar per pune(ku papunesia eshte ne shifra alarmante) dhe frika nga kriza ekonomike. Premtimet bombastike te partive e sidomos atyre qe jane ne pushtet gjate fushates elektorale per hapjen e mijera vendeve te punes, investimet kapitale, permiresimet ne arsim,ne shendetesi(qe eshte ne gjendje te mjerueshme), ambient, lene vend per shprese, por duke mbetur vetem ne nivelin deklarativ, duken shume utopike. Evropa dhe me gjere po ballafaqohen me reduktime te vendeve te punes, ulje te investimeve, falimentime, ndersa rreziku per nje vend si Kosova, qe ka probleme rreth njohjeve, eshte dukshem serioz.
Premtimet nuk e largojne dot kete shqetesim.
Vetem vjet investimet e huaja rane dukshem, rreth 70 milione euro me pak, qe per shtetin tone kane peshe te madhe.
Papunesia mbetet ne nivele alarmante, edhe 19 muaje pas pavaresise, ndersa varferia ka prekur qindra mijera qytetare. Nderkohe, prurjet nga diaspora nuk jane me si me pare. Kriza ua ka rrudhur dergesat emigranteve kosovare, te cilat i kane mbajtur familjet e tyre. Fuqia blerese po shenon renie, ndersa terheqja e investimeve ka mbetur nje "shprehje" pa vlere aktualisht.
Kosova edhe pas me shume se nje viti te qeverisjes se koalicionit te dy partive te medha eshte simboli i pompave te benzines, moteleve, lokaleve, arave djerre dhe kafeneve ku s'ke vend ku te ulesh.
Vetem ne qeverisje virtuale nuk i sheh ato.
*Publicist i pavarur nga Prishtina
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Gjon Neçaj: Humanizmi - virtyt i bartur në dejet e gjakut të shqiptarit...
						Selim Hasanaj: Nji sqarim Kadri Osmanit dhe, Mjaft ma me nofka, hicni maskat
						Atdhe Mirdita: Vehabizmi boshnjak po përëndon?!
						Selim Hasanaj: Xhevahir nga Kukësi - Poetja Sose Dumani
						Shaban Peraj: Diskutimi publik për organizimin  territorial
						Engjëjt e Vdekjes
						Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!! (IV)
						Halit Bogaj: Me rastin e kapjes së kriminelit Karaxhiq
						Naim Tërnava: Kërkoj ndërhyrjen e shtetit
						Xhevat Rexhaj: Shqiptarët shkallmuen Serbinë - Qeveri Berisha ktheu indentitetin kombëtar
						Zef Ndrecaj: Pamje nga Kosova e Lirë Sovrane dhe Demokratike
						Selim Hasanaj: Shija e hurmave të Arabistanit në iftar nëpër tavolinat e rrugëve të Dardanisë
						Xhevat Rexhaj: Shteti ynë - R. e Kosovës ua vodhi mërgimtarëve mbi 300 milion euro vitet e fundit
						Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!! (III)
						Faik Krasniqi: Marreveshja e Ohrit me afat te skaduar
						Agim Vuniqi: A ka Kosova polikë të pavarur shtetërore...!?
						Halit Bogaj: Letër Salih Kabashit
						Selim Hasanaj: Shqiptarët në Norvegji dhe xhamijat shqiptare në këtë shtet
						Milazim Kadriu: Komunikatë për shtyp e SHBP, dega në Besianë
						Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!! (II)
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










