E enjte, 24.07.2025, 10:11 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shija e hurmave të Arabistanit në iftar nëpër tavolinat e rrugëve të Dardanisë

E marte, 01.09.2009, 08:02 PM


SHIJA E HURMAVE TË ARABISTANIT  NË IFTAR NEPER TAVOLINAT E RRUGVE TË QYTETEVE TË DARDANISË

Nga Selim Hasanaj

Dje vizitova nji komshi dhe mik i cili sapo asht kthye nga pushimi në vendlindjen e ti në Mitrovicë. Pas pershendetjes së zakonshme, shprehjes së ndjenjave të mallit per njani tjetrin sepse ishin ba dy muej pa u pa dhe ka mbi 15 vite që jemi miq ashtu shqiptarqe me nder dhe respekt vëllaznor, zonja e nderueme e mikut tim na drejtohet mue dhe zonjes time: banjani perhajr Ismetit, dhe unë ashtu si zakonisht me shpoti per ta nxit atmosferen ja këthej, cka? Mos asht ba musliman dhe asht martue edhe njiherë. Jo ma këthen zonja e ti e nderueme, ka ndrrue mbiemnin , e ka rregullue ashtu si duhet SHQIP. Tash nuk e kemi ma mbiemnin Sadikoviq ashtu si na kanë regjistrue zyrtaret serb dikur, por tash jemi familja SADIKU. Vertetë shkak per tu ngritë dhe perqafue mikun tim Ismet Sadiku.
Eh thash me veten time, sikur të kishim shumë shqiptarë të logjikshem dhe patriot si ky miku im Ismeti?! Shumë herë më quditin mbiemnat bastard, emnat bastard, mbiemnat me prapashtesa sllave në Dardani e greke atje në Shqipni. Dhe ma shumë më quditin kur ata emna dhe ata mbiemna i kanë dhe mbajnë intelektual dhe njerz të shkences e kultures. Sa mirë do bahej sikur të vetdijsohemi komplet si popull dhe ti hudhim të gjithë emnat dhe mbiemnat që nuk janë shqiptarë. Ky Ismet Sadiku, komshi dhe mik imi i sinqertë nuk asht intelektual as i shkolluem, asht njeri , qytetar i thejshtë, por shqiptarë i ndershem. E deshmojë këtë shumë herë ma parë , por e vulos tani me rregullimin e mbiemnit të vet të cilit ja hjek prapashtesen sllave.
Po filluen të vetdijsohen intelektualet dhe ti ndrrojnë emnat dhe mbiemnat e vetë me domethanje turko arabe apo sllavo greke jamë i sigurt se Ismet Sadiku emen dhe mbiemen tipik musliman ( por i rregulluem në formen e shqiptimit shqip) do bahet Bardhë Shpati, asht gen me traditë, pasardhes i tribunit popullor antikomunist Ahmet Selacit miku im Ismeti.
Derisa banim muhabet dhe unë shijoja rakin e rrushti që kishte sjell Ismeti nga vendlindja dhe kafen e ngrohet expreso, zonja e ti na tregon se si atje në Mitrovicë pothuej pertanë rruges që kalon mes permes qytetit per cdo mbramje disa organizata "BAMIRSE" turke shtronin tavolinat e iftarit të mbushuna me hurma dhe fryte tjera të arabistanit e turkistanit. (Këto dy fjalet e fundit i shkruej unë me perqeshje sepse ajo nuk i tha kështu.)
Më nxiti ky tregim i saj dhe humba qetsinë shpirtnore, pas pak i kerkova lejen miqve të mi dhe ika në shtepi.
C`pate mu drejtue zonja ime!? Po si more c`pata, a pak të duket se asht Dardania në telashe dhe mjerim por tash edhe me këso primitivizma po ja vulosim fatin dhe po e dergojmë drejtë errsines. Po c`far iftaresh rrugve, po cfar hurmash e turmash muti po hanë ata mjerana per iftarin e tyne që ua servojnë nipat e ish pushtuesit pesë shekullor?! Po ku janë institucionet e Dardanisë që nuk po reagojnë?! Po, ata janë në radhë tue e këqyrë oren se kur duhet ba BISMILAH  dhe ta pijnë goten me ujë të prodhuem në Serbi dhe ta ambelsojnë gojen me hurmat e arabistanit. Thash me ujin e prodhuem në Serbi sepse dy muej e sa isha në vendlindje dhe pash perplot shitoret gjithandej ka shkova me ujë të prodhuem në Serbi ashtu sikur edhe 99.99% e krejt artikujve ushqimor. Ujin e RUGOVËS të prodhuem në fabriken e ujit që buron nga zemra e këtyne bjeshkve LEGJENDARE, shqipfolsit e Dardanisë nuk po e dojshin. Nuk asht i shijshem thojshin idiotet. Dhe nuk kanë fajë këta sepse ju ka shperla truni me propaganden anti DARDANI dhe anti komb SHQIPTARË të biznismenve katil shqipfolsa që kanë ba pasuni prrallore me importimet e mallrave serbe në Dardani. Nuk ua ban zemra ferk pisave se po helmojnë popullin e vet, po varfnojnë prodhuesin vendor dhe po sjellin popullin e vetë në nivel lypsi dhe të skamnorit ma të madhë në Evropë. Dhe perkrah këtyne biznis ( pis) menve qendrojnë vet institucionet shtetnore të Dardanisë deri te ato lokale e komunale.
Serbia në anen tjeter as tranzit nuk lejon të kalohet me ndonji mallë të prodhimit Dardan. Këtë e banë edhe Bosna e muslimano-serbve katil. Pash me syt e mijë se si mergimtarve shqiptarë kufitaret serb të vendkalimit kufitar Mali i ZI -Kroaci në Debeli Breg ua merrnin thaset me speca të cilat mergimtari i kishte ble per nevoja të veta per turshi e konzervime tjera per dimen. Kështu tregojnë se asht veprue edhe në Merdare dhe në të gjitha vendkalimet tjera kufitare Serbi - Dardani. Ku janë institucionet e Dardanisë, ku asht ministri liliput që nuk reagon zyrtarisht tek organet e Malit të Zi, pse maltretohet dhe plaqkitet mergata shqiptare në vendkalimet kufitare të ati shteti perderisa neve andej kalojmë TRANZIT dhe sipas ligjeve nuk kemi obligim të deklarojmë asgja per doganim. Deklarimin qytetari e banë në shtetin e vetë dhe në shtetin ku ai do qendrojë si destinacion i fundit i udhtimit të ti. Neve edhe kroatet na maltretojnë dhe na e qesin krejt bagazhin nga veturat per ta kontrollue. A nuk e dinë ata (kroatet)se moti shumë moti me ta e kemi nda shtepinë dhe atyne nuk ju kemi asgja borq. Ai i din dhe a i shofin ministrat dhe institucionet e Dardanisë këto maltretime të qytetarve të vet?! Nese po pse nuk reagojnë?! Nese nuk  mund reagojnë dhe të na ndihmojnë , pse nuk veprojnë me masa të njejta kunder qytetarve të këtyne shteteve fashiste ( edhe sot e kësaj dite dhe të tillë këto do jen gjithmonë per neve shqiptaret) kur ata vin në Dardani. Jo ata në kufi priten me respekt ndersa neve na plackisin kompanitë e sigurimeve të Dardanisë që drejtorat dhe bazen e kanë diku në Beograd në ndonji zyre aty ose zyre të UNMIKUT e EULEX-it.
Pra sa vrapon ministri liliput i ministrisë së jashtme të Dardanisë në Turqi te islamisti Avdulla Gul, dhe ja sjell popullit të Dardanisë ndonji thes me hurma, per  iftaret ramazanit ma mirë banë të shef se si duhet veprue kunder forces së puhtetit serb që aspak nuk po i hiqet nga kurrizi qytetarit të Dardanisë.
Dardanve atyne të ndershem të besimit islam ju shkon per shpirt agjenimi edhe pa hurmat arabe dhe pa ujin e Serbisë. I ka kënaq me shekuj uji i burimeve të tokes tonë dhe i pusave të kësaj toke si dhe pemet e ndryshme të rrituna në dheun e shejtë të Dardanisë. Nuk na duhen hurmat, Dardanisë i duhet LIRIA, ate ja keni marr me mjekrrat talibaniste, me xhamijat politike antishqiptare dhe anti fe islame, me thaset e hurmave dhe me iftaret primitiv nga të cilet bota po qesh me neve.
Mjaft ma e juve ZOTI ju vraftë. Po na merrni në qafë e juve ju hupt fara dhe soji.

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg-Norvegji
31.08.2009


(Vota: 18 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx